• Mirëserdhët!

    Mirëserdhët ne faqen virtuale të Dardhës.Të nderuar miq e bashkëfshatarë të Dardhës!Faqja virtuale e Dardhës u krijua për të mësuar gjithkush më shumë rreth këtij fshati me tradita dhe zakone të vecanta, të pasur me folklor dhe këngë, mbushur me histori nga më të bukurat, që rrallë i kanë përjetuar edhe qytetet.Jeni të ftuar të gjithë, të shkruani dhe të ofroni atë ç'ka dini rreth këtij fshati relativisht të ri në moshë, por të pasur në rrugën e tij.
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
image

Forumi

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Arkiva

Te gjithe artikujt Read More
image

Fotogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Videogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
  • 1
  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • 1
  • 2

Rreth Nesh

I nderuar vizitor!

Kjo faqe eshte ndertuar per komunitetin e respektuar Dardhar si dhe per te percjelle kulturen, zakonet dhe traditat e tyre, ne komunitetet e tjera si brenda po ashtu edhe jashte Shqiperise.
• Faqja u ndertua dhe eshte ne pronesi te V. Bruko i cili eshte gjithashtu administrator edhe kontributor ne faqen e Dardhes.
• A.Stefani eshte administratore dhe kontributorja kryesore qe prej muajve te fillimit te kesaj faqeje.
• BORDI i kesaj faqeje, perbehet prej V.Bruko, A.Stefani, Dh. Skende, F.Zdruli, V.Pani, K.Pina, Klodi Melka dhe Nasho Dhima. Nasho Dhima, eshte perfaqsuesi i ketij bordi ne Shqiperi.
• Sponsori kryesor i dardha.org per vitet 2014-2017 ishte shoqata "BLETA" me qender ne Worcester te shtetit Massachusetts si edhe A. Qano dhe J. Pasha.
Per vitet 2017-2020, sponsori kryesor eshte kompania "LONDO PLUMBING and HEATING" me pronar L. Ndoci si edhe dhjetra dardhare te tjere, dashamires te faqes e cila perpiqet te shpalose vlerat e Dardhes

PhotoGallery

image
 
 
 
image
 
 
 

Me Shume nga Dardha

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • 1

Këmbanorja e Kishës së Shën Gjergjit

Festa e Shën Mërisë në Dardhë... që nga takimi mes 2 shoqatave dardhare, "Shpresa" dhe "Bleta" dhe deri tek dreka e shtruar me rastin e perurimit te Këmbanores të Kishës së Shën Gjergjit, me pjesmarrjen e Mitropolitit Imzot Joanit dhe Prefektit te Korces zotit Ardit Konomi. Shumë prej jush, ishin te pranishëm në atë festë.
I falenderojmë të gjithë donatorët që mblodhën të ardhurat për rindërtimin e Këmbanores por dhe ata që ndihmuan realisht si edhe puntorët që e ndërtuan Këmbanorën.

Projekti i ardhshëm do të jetë hajati i kishës. Shoqata "Bleta" do të komunikojë së shpejti me Mitropolinë e Korcës, për të bërë të mundur preventivin e ndërtimit të hajatit. Kjo do të bazohet në preventivat e 3 kompanive të ndryshme ndërtimi, nga të cilat do të zgjidhet projekti më i mirë.

Fjala e mbajtur në ditën e përurimit më 16 Gusht 2016.

"Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur motra dhe vëllezër në Krishtin përshendetje të përzemërta.

Anëtarët dhe bordi drejtues i shoqatës Bleta të Amerikës ju dërgojnë urimet më të mira në këtë ditë të bekimit të këmbanorës së sapo rindërtuar të Kishes së Shën Gjergjit.

Sot kjo ditë e bekuar është tepër domethënese për të gjithë ne që kemi origjinën nga Kryeqyteti i Devollit, siç do ta cilësonte Hirësia e tij Peshkop Ketri nga diaspora, Dardhën tonë të bukur kur edhe ai dha bekimin dhe kontributin e tij për këtë projek. Sot është një ditë e veçantë sepse siç e kemi theksuar ne njoftimin tonë pak kohë më parë, panorama më e bukur që ka Dardha jonë e mrekullueshme, është trashëgimnia dhe ruajtja e besimit të krishterë identitar të të parëve tanë.

Jemi mbledhur sot këtu për të qënë të pranishëm të dëgjojmë kumbimin e parë prej afër gjysëm shekulli të kambanave origjinale të Shën Gjergjit, dhuratë e familjes Themeli, që janë vendosur përsëri tek kembanorja e rindërtuar nga dora e mjështërve të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare nën kujdesin e Hirësi Johanit.

Shoqata Bleta dërgon urime të perzëmërta dhe me mirënjohje të thellë falenderojmë Hirësi Johan për përkrahjen, bekimin dhe përkushtimin e tij për kthimin në identitet të Kishës së Shën Gjergjit.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë edhe për Hirësi Nikon, Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikes, si dhe Hirësi Ilia Katri për perkrahjen dhe bekimet e tyre në vlerësim të sipërmarjes tonë dhe përfundimit me sukses të punimeve.

   Sot është dita t’ju kujtojmë atyre që u munduan të shkatëronin gjthçka hyjnore në dobi të jetës njerëzore për më shumë se 30 vjet dhe tju japim edhe njëhere përgjigjen se kurrë nuk do ketë tirani të na e shkatërojë shpirtin, për sa kohe që drita e shpëtimtarit tonëështë e ndezur përbrenda tij. Përkundrazi sot dashuria , mirësia, paqja dhe prosperiteti, janë pjesë e rëndësishme që na karakterizon dhe na jep vizionin për të ardhmen në udhën e ndriçuar nga drita e përjetshme brënda shpirtit tonë.

 

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë kundrejt familjeve dardhare dhe të diasporës Shqiptare dhe gjithësecilin për kontributin drejt këtij projekti. Duhet të dini se nuk mund ta përfundonim këtë sipërmarje pa ndihmën tuaj. Zoti ju bekoftë të gjithë ju dhe familjet tuaja.

Sot veçanërisht përkujtojmë me mirënjohje të thelle At Spiro Paze , nga familja Paze e Dardhës , i cili prej dy vjetësh nuk ndodhet fizikisht mes nesh, por dëshira e tij ishte ta shikonte këtë iniciative të kurorëzuar me sukses. Donacionet në perkujtim të tij familja Paze i dedikoi kundrejt këtij projekti.


At Spiro Paze është Dardhari që i shërbeu rreth 30 vjet komunitetit të Kishës Shqiptare Orthodokse Fjetja e Shën Marisë se Worcesterit si udheheqësi shpirtëror e komunitar i saj. Prej mësimëve të tij dhe të udhëheqësve tanë të tjere shpirtërore , ne sot e dime mirë se Lavdia i takon vetëm Perëndisë. Sot të gjithë ne përkujtojme me mirënjohje të thellë edhe të gjithë priftërinjtë Dardharë që dedikuan jetën dhe veprën e tyre për trashëgimine e besimit dhe identitetit tonë ndër breza e shekuj , pavaresisht vendit dhe komunitetit që i sherbyen. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

Sot le të kumbojnë Kambanat e Kishës së Shën Gjergjit në përkujtim të gjithë udhëheqesvë shpirtërorë Dardharë që mundësuan trashëgimin e besimit tonë të Krishterë orthodoks ndër shekuj deri në gjeneratën tonë. Le të kumbojnë këto kambana përherë në lavdi të Perëndisë sonë dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht , në bekimin e çdo lidhjeje martesore , pagëzimi dhe kungimi në liturgjinë e shenjtë me misteret e saj për këdo që me dëshire , dashuri dhe adhurim do të jete pjesë e familjes sonë të madhe Kristiane ndër brezat e ardhshëm që do të pasojnë.

Duke falenderuar zotin, shpresojmë që në të ardhmen të përpiqemi edhe më tepër për Dardhën dhe rajonin shqiptar, në mënyrë që lidhjet tona Shqiptaro - Amerikane të bëhen akoma më të forta. Duke vlerësuar trashëgiminë tonë dhe duke mundësuar përvojën e përfituar në një vënd të zhvilluar social kulturor si Shtetet e Bashkuara shpresojmë tju gjendemi pranë edhe në të ardhmen. Shpresojmë të ruajmë traditën tonë Dardhare ashtu siç vepruan edhe të parët tanë të diasporës për ngritjen e Shkollës Shqipe, ndërtimin e ujësjellesit, rrugës automobilistike etj etj .Edhe sot vetëm së bashku mund të përpiqemi dhe të promovojmë veç te tjerash zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës nëpërmjet lidhjeve tona të forta shqiptaro-amerikane.

Me mirënjohje Shoqata Bleta e Diaspores."


P
ërshendetja e Sara Brukos.

Të nderuar pjesëmarrës!

Do desha të kisha vëmëndjen tuaj për pak çaste. Unë jam Sara Bruko Dardhare e lindur në

Amerikë që vij për herë të parë në Shqipëri dhe jam mahnitur me bukuritë e Dardhës.

Eshtë kënaqësia e familjes sime të sponzorizojë këtë drekë të përgatitur nga stafi “ Hotel Dardhës” për nder të ngritjes së këmbanores e gjyshit tim Sotir Bruko i cili nuk mundi ta shohi të rindërtuar.

Gjyshi im më kishte folur gjithnjë për Dardhën siç më flet gjyshja Teodora dhe babai im Vaske Bruko. Unë e gjeta Dardhën më të bukur seç ma kanë përshkruar ata dhe uroj që vitin që vjen ta gjej akoma më të bukur. Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj dhe kështu të mblidhemi në të gjitha rindërtimet e festat tona.

Ju faleminderit!


*****

Mbështetësit dhe Partnerët tanë!

Falenderojmë mbështetësit dhe partnerët tanë për të gjithë suportin e tyre!

 

Qendroni i Informuar ne cdo kohe per postet e reja.

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.