E Diel 25 Qer 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style

NIKO STEFANI - NJË FOTOREPORTER I DALLUAR NGA DARDHA

niko-stefani1NIKO STEFANI - NJË FOTOREPORTER I DALLUAR NGA DARDHA

Kur kam shkruar në shtyp, kohë më parë, për fotografët e Dardhës (së Korçës), të hershëm e të sotmë, ndër të tjerë është përmendur edhe emri i Niko Stefanit. Në artikujt, ai është cilësuar si një vazhdues i sukesshëm i traditës së shquar të këtij fshati në fushë të fotografisë dhe siç shprehet bashkëfshatari i tij, koleksionisti (me banim në Detroit, SHBA), Sotir Laço, “ai bënë pjesë në brezin e dytë të fotografëve dardharë“(Letër e S.Laço, dt.5.6.2012). Niko Stefani e ka nisur fotografimin në një moshë fare të re, si një veprimtari me të cilën do siguronte jetesën (ç'ka natyrisht e ka bërë), por lidhja e tij me të do ishte dhe shpirtërore, duke i kaluar caqet e një pune të përditëshme rutinë. Kështu, mund të thuhet se fotografia për Niko Stefanin, u kthye në një kënaqësi të përherëshme dhe, marrja me të në pasion, në një pasion ende i ndezur megjithë moshën e shtyrë dhe largësinë prej vendit të tij (banon në SHBA), sidomos fshatit Dardhë, me të cilët e lidhin fije të shumta.

   Niko Stefani, është lindur në Dardhë në vitin 1928, në nje familje të njohur. Ungji i tij, Todi Stefani, pasi kishte mësuar mjeshtërinë e fotografit në Greqi, kthehet në vitin 1934, në Dardhë dhe e ushtron aty, megjithëse në kushte të vështira, sidomos për punët e laboratorit. Nga fundi i viteve ’30, ai çvendoset në Tiranë bashkë me nipin e tij, Niko. Ky e ndihmonte të ungjin në punët rutinë të dyqanit që ky hapi pak pasi mbriti në kryeqytet, por gjithmonë i shoqëruar nga kureshtja e veçantë, jo e zakonëshme për moshën, për të gjitha proceset fiziko-kimike që duhet tu nënshtrohej imazhi i kapur nga aparati, deri sa të “shtrihej” në letrën fotografike. Djali, nisi të kryente vet disa punë në laborator, gjë që i jepte kënaqësi të madhe e të paprovuar më herët. Deri nga mesi i vitit 1944, Niko punon për komunitetin, me xhaxhanë e tij në dyqanin që e kishin emërtuar “Foto Apollo”( diku në Rrugën e Kavajës), por tani dhe me aparatin fotografik në dorë. Pas 17 Nëntorit, kur në Tiranë nuk kishte asnjë gjerman, Niko fotografon pasoja të luftimeve të zhvilluara në qytet, Xhamin e Et’hem Beut, të përgjysmuar, dyqane të djegura e, sidomos njësitet e para partizane që hynë në Tiranë. Në vitin 1949, pasi ishte bërë i njohur në qarqet e fotografëve jo vetëm për punimet ndaj popullatës, por edhe për fotot dokumentare e historike të fundit të ’44 dhe në vitet e para të mëpasmë, Niko, fillon punën në ATSH (Agjensia Telegrafike Shqiptare), si laborant. Dalëngadalë, ai nis të dali nga laboratori e të kryej shërbimet e para jashtë Tiranës duke u kthyer në një fotoreporter të mirëfilltë. Fotot e tij po pëlqeheshin nga shefat e, kështu ai nisi shtegtimet e pafundme e për disa dhjetvjeçarë në të katër anët e Shqipërisë.

    Natyrisht, fotot e tij ishin për qëllime propogandistike, por kjo ndikoi që ai të njihte mirë njerëzit e punës, bujqit, blegtorët, puntorët, minatorët, ndërtuesit, pra thuajse ushtruesit e të gjitha mjeshtërive të kohës. Po ashtu, Niko Stefani, ka fotografuar përurimin e veprave të tilla si HEC-i “Lenin” (i Lanabregasit, Tiranë), Kombinati i tekstileve i Yzberishit, HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit, Fabrika e Çimentos në Vlorë, Uzina Metalike në Korçë etj. Po ashtu, Niko, me aparatin në krah, ka shkelur edhe fushat e shumta të vendit, për të fotografuar bujqit që kryenin punimet e kohës, gjithsesi më shumë me forcën fizike të tyre. Sidoqoftë, përveç anës agjitative e propogandistike, këto foto ngërthejnë vlera të mëdhaja dokumentare dhe historike për të pasqyruar zhvillimet ekonomiko-shoqërore të asaj kohësie. 

     Fotografitë e Nikos, pas përfshirjes në fondin e ATSH-së dhe shpërnarjes sipas nevojave të saj, botoheshin nëpër gazetat e kohës, gjithmonë me shënimin “Foto Niko Stefani, ATSH). Vendosja e emrit të autorit të çdo fotoje poshtë saj në shtyp, përveç njohjes së “pronësisë“ intelektuale, përbënte edhe një farë gare të heshtur ndërmjet fotoreporterëve (të gjithë në institucione shtetërore) për krijime sa më cilësore, sepse ideologjikisht, ishin filtruar më herët nga drejtuesit e ATSH-së ose kryeredaktorët e gazetave. Pra gara, mendoj se i përkiste më tepër e nivelit artistik të fotove, sepse fotoreporterët i kishin shumë të qarta detyrat e, guximi për t’i tejkaluar në një formë ose tjetër ato, ishte me mjaft rrezik. Gjithsesi, autorësia e fotografive të shtypit, pavarësisht nga shkaqet e zbatimit, ishte një dukuri pozitive, që evidentoi shumë mjeshtra të dalluar në fotogazetarinë shqiptare të kohës, gjë që sot nuk shpërfaqet. Ndoshta ana financiare ndikon në këtë, por pasojat e dëmshme do ndjehen nga vet fotogazetarët vite më vonë. Sot, thuajse, të gjitha gazetat kryesore shqiptare, kanë fotografët e tyre, megjithatë fotot në to, botohen pa emër autori, ndoshta kontratat me pronarët janë të tilla (!).

   Aty nga fillimi i viteve ’60, në saje aftësive profesionale dhe përkushtimin ndaj fotografisë të Nikos, ai dërgohet jashtë shtetit për specializim, sëpari në Gjermanin Lindore e, më pas, më 1964, në Kinë. Në të dy këto vende, ai u njoh me disa zhvillime bashkëkohore teknike të fotografisë, të cilat i përvehtësoi fare mirë.

    Ndërkohë, Niko Stefani, me aparatin e tij të rëndë “Linohof”, fotografonte duke kërkuar pikën më të mirë të shkrepjes, madje për një subjekt provonte disa, deri sa të bindej se kishte gjetur atë më të goditurën. Kështu, ai fotografon nga oxhaku i uzinës, përmes derës hapur të avionit, nga faqja e shkëmbit i lidhur me litarë, sa për të cekur disa syresh. Këto tregojnë se puna e tij, e kalonte atë të një rrogëtari të thjeshtë e kthehej në një veprimtari pasioni që i jepte kënaqësi të veçantë shpirtërore, duke krijuar foto që përpos kumtit ideo-politik të kohës, nxisin lindjen e ndjesive estetike tek shikuesi i tyre. Disa vjet para daljes në pension (1975), Niko Stefanin për “kleçka të freskëta” biografie, e largojnë nga ATSH, një goditje e rëndë dhe e pamerituar për të. Megjithaë, fillon punë në laboratorin Kino-Foto të Universitetit, ku dhe këtu, shpalosi nivel të lartë të njohurive të tij teorike dhe praktike në lëm të fotografisë, duke kontribuar në realizmin e mjaft fotografive për qëllime mësimore-shkencore. Siç shkruan Prof.Kostandin Leka, që ka punuar me Nikon në laboratorët fotografike të UT (Universiteti i Tiranës), “ai (Niko-shën. im) përfaqëson një nga krijuesit më të përgatitur të fotografisë tonë“ dhe, më tej “fotografia ishte bota e tij, ai notonte brenda saj, ushqehej në të dhe krijonte” (Letër e K.Lekës, 2.11.2011).

   Shpesh gjatë shërbimeve jashtë Tiranës, Niko Stefani, pasi kryente detyrën (fotot e porositura), fotografonte edhe peizazhe natyrore e, rrallë dhe portrete psikollogjike, gjera që s’lidheshin fare me punën e tij institucionale. Edhe këto fotografi të realizuara për kënaqësi shpirtërore e ve]ojnë atë nga hullia e punonjësve të rëndomëtë shtetëror dhe e rreshtojnë me fotografët më të dalluar shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Mjaft peizazhe të tij (kryesisht bardhë e zi) e mbajnë gjatë shikuesin duke i krijuar ndjesi të këndëshme estetike, sidomos ato që paraqesin pamje nga fshati i tij i dashur, Dardha. 

  Niko Stefani, ka mbi 20 vjet që është në pension, por ai nuk e ka lënë mënjanë fotografinë, jo vetëm duke shkrepur aparatin, por mbi të gjitha, se ajo përbën thuajse, boshtin e gjithë mendimeve dhe kujtimeve të shumta të jetës së tij, mbi tetëdhjetë vjeçare. Kujton kohën kur mësonte vet të fshehtat e mjeshtërisë, por edhe kur futi në vallen e fotografisë fëmijët e tij, të cilët arritën jo vetëm të fotografonin, por edhe t’i stamponin vet fotot në laboratorin e fshehtë që kishte ngritur në shtëpi. Por, mbi të gjitha, për lidhjet e përzemërta me fotografinë që u mëkoi atyre me dashuri e përkujdesje të veçantë.

   Pjesa më e madhe e krijimtarisë së Niko Stefanit, ndodhet në Arkivin fotografik të ATSH-së, shumica me autorësi, po edhe mjaft prej tyre jetime. Një krehje e kujdesëshme e këtij fondi, do të nxirrte në pah fotografi shumë interesante të Niko Stefanit, të fushës dokumentare dhe historike, të vyera jo vetëm për historianët, por edhe për studjuesit e fotografisë, sidomos për vlerat e tyre estetike. 

 

 

 

 Qerim Vrioni, Qershor 2012  

Botuar ne revisten KLAN, dt.23.06.2012

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.

Kerkoni videot

Kush është Online

Kemi 21 mysafirë dhe nuk ka anëtarë në duke shfletuar

Other Languages

Albanian Bulgarian Chinese (Simplified) Croatian Czech Danish Dutch English French German Greek Hebrew Hungarian Icelandic Irish Italian Japanese Maltese Portuguese Spanish

MOTI

Prev Next

Vendodhja e Dardhes

22-01-2012 Hits:2237 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga...

Read more

Who's Online

31-12-2010 Hits:1007 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help {loadmodule whosonline,Who's Online}

Read more

Rekomandoje në rrjetet sociale