E Diel 25 Qer 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style

PAPA JANI ZENGO 1832-1913

JANI ZENGO - FOTOGRAF I VJETER NGA DARDHA

Fotografia e Papa Jani Zengos 1862

Nga Qerim Vrioni 2009

Kohë më parë kam botuar një shkrim studimor të titulluar “Dy fotografë të hershëm dardharë” kushtuar fotografëve Pero Kaçauni dhe Thimi Raci, me veprimtari në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Aty, ndër të tjera, përmendja se fshati Dardhë ishte i njohur edhe në krahina të tjera shqiptare, madje edhe disa fqinje greke, për mjeshtërinë e ikonografisë, në të cilën shquhej sidomos fisi Zengo. Nga gjiri i kësaj familje të madhe ka dalë edhe Jani Zengo (thirrej edhe Papa Jani Zengo se ishte dhe prift), ikonograf, mësues, druskalitës, por që dallohet më shumë si fotografi më i vjetër edhe me origjinë shqiptare.

Fisi që u shqua më tepër në këtë lami, siç u cek në fillim të shkrimit, ishte ai Zengo, i cili numëron disa breza ikonografësh, ksillografësh (drugdhendës), piktorësh dhe fotografësh. Ndër këta të fundit fotografi i vjetër më i shquar është Jani Zengo që ze një vend të veçantë në historinë e fotografisë shqiptare. Ndoshta tradita e gjatë dhe e suksesëshme të lëvrimit të ikonografisë nga dardharët ka ndikuar në përqafimin e fotografisë nga ana e Jani Zengos.

Jani Zengo është lindur në Dardhë më 17 Janar 1832, i ati ishte prifti Papa Andon Zengo, kurse e ëma ishte shtëpiake. Fillimisht djali kryen shkollën fillore greke të fshatit e, në moshën 15-vjeçare e shtyn më tej arsimimin e tij privatisht tek një mësues grek. Në adoleshencën e vonë, Jani, për nevoja ekonomike bën punë të rëndomta, ndërsa në vitet 19-23 vazhdon gjimnazin grek të Korçës, më pas i ati e dërgon në Manastiret e Malit të Shenjtë për të mësuar ndonjë mjeshtëri për të siguruar jetesën. Atje nisi me ksilografinë që e pëlqente mjaft, mandej mësoi fotografimin, por ngaqë nuk e ngazëllente jeta e murgjëve, largohet prej tyre dhe kthehet në vendlindje, Dardhë. Këtu, punon për një kohë të shkurtër si drugdhendës, një mjeshtëri që ashtu si edhe ikonografia i ngacmonte edhe fantazinë, e me një farë sensi artisti i krijonte figurat mirë e bukur në imagjinatë para se t’i hidhte në materialet e forta. Më pas shëben si mësues i greqishtes në fshatin Ziçisht, jo larg fshatit të tij.

 Sipas një bisede me vajzën e madhe të Vangjel Jani Zengos, Sotiria, të zhvilluar nga koleksionisti Vangjo Ilo, mësohet se gjyshi saj, Jani kishte dëshirë të madhe të përhapte gjuhën shqipe e cila ishte gjuha amtare e dardharëve. Gjithashtu nga një dorëshkrim i tij që mban datën 15.1.1866, Jani mendoi edhe për një alfabet të shqipes me 33 germa, ndër të cilat kishte edhe greke e latine e me të filloi të shkruaj në gjuhën shqipe.

Manushe Gjerazi dhe femijetvitin 1869, Jani martohet me bashkëfshataren e tij, Tushe Gjerazi, më pas punon si mësues në Hoçisht dhe, më 1875 në Dardhë ku jep mësim për katër vjet. Mandej shkon përsëri në Greqi, ku punon si sekretar-llogaritar në qytetin e Larisës e më pas si dekorator druri dhe fotograf në krahinën e Thesalisë. Në vitin 1882, Zengo kthehet përfundimisht në vendlindje dhe pas disa vitesh shugurohet prift i kishës ortodokse. Mjaft i ndjeshëm ndaj gjuhës amtare, ai u përpoq që të predikonte në të, duke bërë edhe një përkthim të ungjillit nga greqishtja në shqip. Kjo tërhoqi vëmendjen e administratorëve turq të krahinës të cilët i kërkuan llogari për përdorimin e shqipes, kësaj Jani i u përgjegj se “kam përdorur dhe turçen”, duke cituar disa fjalë që fliteshin edhe në shqip.

Vlen të shënojmë se Jani Zengo, e lëvroi mjeshtërinë e fotografimit kudo që shkonte e punonte. Në vitin 1862 ka fotografuar pamjen e Dardhës, që është një nga peizazhet e para fotografike shqiptare, foto e cila ka mbëritur në ditët e sotme disi e dëmtuar, gjithashtu mendohet se qarkullon edhe një foto e vitit 1868 e bërë me rastin e 100 vjetorit të shkollës së Dardhë, ndërsa më 1878, pasqyron në letrën fotografike, shkollën (greke) e vajzave me mësuesen e tyre. Këto mbahen deri tani edhe si fotografitë më të vjetra në rrethin e Korçës. Në të vërtetë, fotografitë e Jani Zengos, të paktën ato që kanë mbritur, kanë vlera të padiskutueshme historike dhe dokumentare. Një pjesë e konsiderueshme e krijimtarisë së tij, ka humbur, diçka tjetër ndodhet tek persona të ndryshëm në padijeni të vleftës së tyre.

Jani Zengo, ndonëse pa arsim profesional, me shpirt artisti dhe intuitë të zhvilluar, shfaqte edhe koncepte origjinale dhe interesante për fotografinë duke e quajtur atë “një gjë konkrete entuziaste, që jep të vërtetën e bukur” (“Skena dhe Ekrani”-nr.1, viti 1988). Të mos harrojme se këto i shpreh një njeri pa shumë kontakte me botën e qytetëruar e duke banuar e punuar kryesisht në zona rurale, largë metropoleve. Ndoshta niveli kulturor dhe mënyra e jetesës së civilizuar të fshatit Dardhë, s’kish se si të mos ndikonte edhe tek botkuptimi dhe horizonti i dijeve të Zengos për t’i shikuar gjerat me sy origjinal dhe t’u vinte përcaktimin më të përshtatshëm. Në veprimtarinë e tij takojmë diçka qe fare rrallë ndeshet edhe në historinë e fotografisë botërore, një prift lëvron fotografinë, kryesisht si mjeshtëri për të siguruar jetesën, por dhe për pasion, çka vërtetohet nga peizazhet dhe portretet që ka lënë. Vet fakti që Jani Zengo ka qënë mësues, drugdhendës, prift dhe sidomos fotograf na ngacmon kureshtjen t’a përfytyrojmë atë t’i ushtronte këto mjeshtëri të papërziera me njera-tjetrën, por në të njëjtën kohë edhe me një farë lidhje ndërmjet tyre. Kjo lidhje ndoshta qëndronte në botën e tij të pasur shpirtërore, në personalitetin e vet Zengos i cili gjente kohë dhe mënyra për të bërë më të mirën në secilën fushë.

Pas vitit 1890, Jani i mësoi mjeshtërinë e fotografimit djalit të tij të madh Vangjelit, i cili isDjemte e Papa Jani Zengoshte atëhere vetëm 15 vjeç, më pas edhe dy djemëve të tjerë. Kjo gjë nuk mund të krahasohet me rëndësinë e faktit se ai e mbolli këtë zeje në fshat, pra jashtë pragut të shtëpisë së tij, kohë kur edhe në disa qytete të mëdhaja të vendit fotografia nuk njihej fare. Ai ishte i fillnisësi i plejadës së fotografëve të përmendur dardharë duke filluar nga i biri, Vangjel Zengo, më pas nga Pero Kaçauni e Thimi Raci në pjesën e parë të shekullit të kaluar. Më vonë, po nga ky fshat dallohet Niko Stefani shumë vite fotoreporter në ATSH në gjysmëne dytë të shekullit të kaluar e, deri duke arritur në ditët tona me fotografin Leon Çika.

Ndonëse Jani Zengo ka qënë për një kohë të gjatë bashkëkohës me Pjetër Marubin, babain e fotografisë shqiptare, deri tani nuk ka ndonjë të dhënë për bashkëpunim ndërmjet tyre, madje as edhe për njohje. Gjithashtu nuk është gjetur ndonjë fakt që të flasi për marrëdhënie të tij me fotografët korçarë të kohës si Kristo Shuli dhe Petro Dhimitri. Kjo nuk duhet të përbëj habi po të kihet parasysh gjendja e atëhershme e rrugëve, mjetet e qarkullimit dhe niveli i marrëdhënieve të krahinave ekstreme të banuara nga shqiptarët.

Jani Zengo është ndarë nga jeta në vitin 1912, në fshatin e lindjes, Dardhë. Ai iku nga kjo botë duke lënë pas Vangjelin fotograf, më vonë edhe dy mbesat e tij Sofie dhe Androniqi, si piktorët e para në historinë e kulturës shqiptare, por sidomos me meritën se e bëri Dardhën fshatin më të dalluar në historinë e fotografisë shqiptare, duke lënë pas edhe mjaft qyteteve shume herë më të mëdhaja.

Siç u përmend edhe më sipër, Jani Zengo ka pjesën e vet në historinë e fotografisë shqiptare jo vetëm si një nga fotografët e parë, por edhe si përhapës i kësaj mjeshtërie me shumë lidhje gjaku me artet e tjera pamore, duke e kthyer Dardhën në një nga vatrat e para të lindjes dhe zhvillimit të fotografisë shqiptare i krahasueshëm për vjetërsi vetëm me qytetin e Shkodrës.

Falenderojmë Randi Jeremy Young per fotografite te cilat i gjeti ne arkivin e gjyshes se saj Barbara Tseka.

 Pergatiti Adriana Stefani Kuruni, 30 Qershor 2013.

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.

Kerkoni videot

Kush është Online

Kemi 25 mysafirë dhe nuk ka anëtarë në duke shfletuar

Other Languages

Albanian Bulgarian Chinese (Simplified) Croatian Czech Danish Dutch English French German Greek Hebrew Hungarian Icelandic Irish Italian Japanese Maltese Portuguese Spanish

MOTI

Prev Next

Vendodhja e Dardhes

22-01-2012 Hits:2237 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga...

Read more

Who's Online

31-12-2010 Hits:1007 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help {loadmodule whosonline,Who's Online}

Read more

Rekomandoje në rrjetet sociale