Mirëserdhët ne faqen virtuale të Dardhës.

Të nderuar miq e bashkëfshatarë të Dardhës!

*Faqja virtuale e Dardhës u krijua për të mësuar gjithkush më shumë rreth këtij fshati me tradita dhe zakone të vecanta, të pasur me folklor dhe këngë, mbushur me histori nga më të bukurat, që rrallë i kanë përjetuar edhe qytetet.

*Jeni të ftuar të gjithë, të shkruani dhe të ofroni atë ç'ka dini rreth këtij fshati relativisht të ri në moshë, por të pasur në rrugën e tij.

Në FORUMIN DARDHAR, do të gjeni të hapur një nënforum tek i cili do të mund të lini mendimet dhe sugjerimet tuaj për formën dhe mënyrën e duhur të paraqitjes së materialeve, videove dhe fotove... mund të sillni mendimet tuaja në menyrën e organizimit dhe larmisë së temave që i përkasin Dardhës, për ta paraqitur atë sa më denjësisht duke i dhënë vendin që i takon.

Na përket të gjithëve, të ngremë sa më lart vlerat dhe të riformatojmë traditat, për të cilat të parët tanë (jo të pakët në numur) luftuan për ti formuar dhe duke bërë të mundur që brezat ti gëzohen me të drejtë emrit "dardhar".

Jeni të lutur të gjithë, të kontriboni me materialet tuaja, në komponentet që përbëjnë këtë faqe, duke postuar fotografi të të gjitha kohrave, video dhe materiale nga evenimente, shkrime historike, gojedhëna, këngë etj.

Janë të ftuar të gjithë bizneset dardhare të reklamojnë falas në një faqe që do të publikohet veçanërisht për këtë arsye... gjithkush është i vlefshëm, për të mos u shuar kurrë flaka e traditës dardhare.

Mirëumbledhshim të gjithë së bashku, si në kohërat më të mira të Dardhës...