Shtyp

Këmbanorja e Shën Gjergjit

Shkruar nga Adriana Stefani on 07 Prill 2014. Posted in BLETA

 
Copyright © 2016 DARDHA. dardha.org

Historia e Dardhës është historia e njerëzve trima dhe liridashës, e atyre që themeluan fshatin në mes të maleve, për të ruajtur lirinë, identitetin dhe besimin fatar të parardhësve. Në Dardhën e bukur panorama më me vlerë është ruajtja e gjallë e premtimit të besimit, ose amanetit të traditës, të trashëguar nëper breza; premtim që të parët tanë e ruajtën me gjak dhe e mbrojtën me jetë. Siç përmëndet nga nga vetë Papa Spiro Zengo më 1927, krijimi i fshatit orthodoks të Dardhës nuk lindi mbi bazën e interesave materiale, por mbi bazën e interesave morale, ruajtjen e besimit te tyre të krishtëre, si baza e traditës dhe identitetit. Eshtë pikërisht ky premtim që ne ia u kemi hua të parëve dhe duhet t’ja u lëme trashëgim brezave të ardhshëm të Dardharëve, pavarësisht se ku do ta ndërtojnë ata jetën e tyre. Ne konsiderojmë kthimin në identitet të Kishës së Shën Gjergjit si një inisiativë që tregon se Dardharët respektojnë të kaluarën dhe të tashmen, identitetin dhe besimin e tyre. Në të njëjtën kohë le të shërbejë kjo inisiativë e Dardharëve si urë kalimi në të ardhmen dhe si një shëmbull tipik për ndihmën që shqiptarët e besimit të krishterë orthodoks të Diasporës duhet t’i japin ndërtimit dhe forcimit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë . Siç mund ta dini shoqata "Bleta" dhe shqiptarët e Amerikës kanë marrë përsipër fushatën fondëmbledhëse për ndërtimin e Këmbanores të Kishës së Shën Gjergjit të Dardhës. Ne jemi në kontakt me Mitropolinë e Korçës dhe Peshkopin Johan, të cilët e kanë projekt idenë dhe plotësisht e mirëpresin këtë kontribut nga diaspora dhe gjithë të tjerët. Ju bëjmë të ditur që projekti është vlerësuar me shumën $12,000.


Të gjitha donacionet destinuar këtij projekti duhet të dërgohen në mënyrë bankare në emrin e Kishës Orthodhokse Shqiptare në Worcester (me çeqe - në memo të shkruhet: Këmbanore/Dardhë).

Adresa postare per te depozituar ceqet tuaja per kete projekt:

St. Mary’s Albanian Orthodox Church
535 Salisbury St
Worcester MA 01609


Kur shuma e nevojshme për projektin të jetë akumuluar, do t’i transferohet Kishës Autoqefale të Shqiperisë në llogarinë bankare të Mitropolisë së Korçës. Falenderojmë bordin drejtues dhe Kishën Shqiptare të Shën Marisë në Worcester si dhe besimtarët e këtij komuniteti për përkrahjen e plotë të këtij projekti. Ne inkurajojmë shqiptarët kudo që ndodhen të tregohen bujarë në fushatën për mbledhjen e fondeve që do të nevojiten për këtë projekt. Pa dyshim jo të gjithë kanë mundesitë financiare të kontribojnë me shuma të konsiderueshme, por ne do të vlerësojmë cilindo kontribut në këtë projekt. 
Ne do t’ju mbajmë të informuar pergjatë ketij projekti, nepërmjet faqes Dardha.org. Me vullnetin tuaj emri per kontributin tuaj do të publikohet në këtë faqe. Respektojmë zgjedhjen për të mbajtur anonim ju që nuk do të dëshironit publikimin. Kemi kënaqesinë t’ju njoftojmë se shoqata “ Bleta” ka dhuruar $2,000 për këtë projekt dhe kemi 3-4 kandidatë që kanë premtuar se do të dhurojnë $500-$1,000 secili. Siç e shihni, fushata sapo ka filluar dhe jemi optimistë se kemi pothuaj 30% të fondit që na nevojitet.

Shpresojmë që me bujarinë tuaj dhe ndihmën tuaj ta bëjmë sa më parë realitet projektin tonë!
Shoqata "Bleta"
Postuar nga Bordi i "Eagle 3 DOTS"