Shtyp

Filluan punimet per Kembanoren

Shkruar nga BRUKO on 17 Prill 2016. Posted in BLETA

Sot ne daten 17 Prill 2016, filluan punimet per rindertimin e Kembanares ne kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe.
 Ky projekt u financua teresisht nga disa familje Dardharesh ne USA dhe Kanada. Ky projekt do te mundesoje ngritjen e Kembanares ne formen e saj te meparshme, sic ja u kemi pershkruar ne fotot e meparshme kur ju njoftuam per fillimin e mbledhjes se ndihmave per Kembanaren.
Projekti u sponsorizua dhe u perkrah nga kisha e Shen Merise ne qytetin e Worcesterit ne shtetin e Massachusetts.
Shoqata BLETA dhe bordi i Dardha.org dhe EAGLE 3 DOTS, ishin inisiatoret e ketij projekti. Shuma monetare e mbledhur per kete projekt, ju dergua mitropolise se Korces duke u kontaktuar direkt me hiresine e tij zotin Joan.
Falenderim i vecante per hiresine e tij Joan dhe gatishmerine si edhe ndjekjen ne vazhdimesi te ketij problemi deri ne perfundimin e tij
Mbarimi i ketij projeti dhe funksionimi i Kembanares, do jete rreth dates 16 Gusht 2016, ne diten e Shen Merise.
Urojme qe ky projekt, te jete hapi i pare per restaurimin dhe ringritjen e vlerave per Dardhen.