E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: DARDHA FSHAT ME TRADITA NË ARSIM

DARDHA FSHAT ME TRADITA NË ARSIM 2 years 3 months ago #125

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
DARDHA - FSHAT ME TRADITA NË FUSHËN E ARSIMIT


Kumtese Petrit Skënde, Tefta Qirko, Gaqo Balli, Dardhe 1984
(Nga fillimet deri në çlirim)

1984-PetritSkende.jpg
Në historinë shumëvjeçare të përpjekjeve dhe aspiratave të banorëve të Dardhës etja për kulture, dije e përparim është, ndoshta, më e spikatura. Atë e gjejmë të zerë një vend themelor në themelin e traditës që kultivoi komuniteti i banorëve të saj, traditë që i shërbeu fuqimisht në luftë për të përballuar rebeshet që historia i përplasi popullit tonë në vitet e gjata para çlirimit.
Relativisht i ri si fshat, i themeluar në fundin e shekullit të 17-të e në fillim të shekullit të 18-të nga banorët e ardhur prej qendrash të banuara mjaft larg njëra tjetrës (ka të dhëna që dëshmojnë për ardhjen edhe nga Suli e Pogoni) Dardhën e gjejmë në vitin 1768 të kompaktësuar deri në masën sa të çelet dhe shkolla me mësues të ardhur nga Kosturi.
Në historinë shumëvjeçare të përpjekjeve dhe aspiratave të banorëve të Dardhës etja për kulture, dije e përparim është, ndoshta, më e spikatura. Atë e gjejmë të zerë një vend themelor në themelin e traditës që kultivoi komuniteti i banorëve të saj, traditë që i shërbeu fuqimisht në luftë për të përballuar rebeshet që historia i përplasi popullit tonë në vitet e gjata para çlirimit.

Relativisht i ri si fshat, i themeluar në fundin e shekullit të 17-të e në fillim të shekullit të 18-të nga banorët e ardhur prej qendrash të banuara mjaft larg njëra tjetrës (ka të dhëna që dëshmojnë për ardhjen edhe nga Suli e Pogoni) Dardhën e gjejmë në vitin 1768 të kompaktësuar deri në masën sa të çelet dhe shkolla me mësues të ardhur nga Kosturi.

Në vetvehte ky fakt flet për atë që komuniteti i banorëve të ardhur, e që dihet se u vendosën në thellësitë e pyjeve të Moravës, të shtyrë nga shpirti rebel i mospranimit për nënshtrim ndaj kërkesave të pushtuesit për ndrimin e besimit zakonisht, e për tu bërë raja, ishin i një niveli kulturor jo të rëndomtë e me një vetëdije shoqërore të avancuar. Kjo gjë, objektivisht përbën një element me rëndësi në kristalizimin e një vazhde dhe tradite kulturore e arsimdashëse në një kohë mjaft të shkurtër mbas themelimit të fshatit dhe në kushtet e shekullit të 18-të e që e bëri Dardhën kështu - midis shoqeve të veta të njëjta nga përmasat qofshin edhe më të vjetra.
Do të dëshëronim të theksojmë se pranimi në fakt i një tradite kulturore të stabilizuar shpejt, në sfondin e tabllosë së prejardhjes së fshatit nxjer në pah atë që, tradita që lulëzoi në Dardhë ishte nga një farë e mirë e vitale që gjendej tej e ndanë vendit, në Nikolicë, Bozdovec, Çetë, Pogon apo Sul dhe si e tillë ajo i ka rrënjët tek një bashkësi shumë më e madhe, pjesë e popullit tonë, pra nuk është një fenomen i izoluar që mbin papritur diku në pyjet e Moravës.

Duke u rikthyer tek kronollogjia vemë re që në vitin 1810 shkolla e fshatit riorganizohet dhe vihet në baza metodike të reja e më të avancuara. Këtë punë e kreu Isidor Gliozheni dardhar që kishte mësuar në Zosimea në atë gjimnaz që dëndur e gjejmë më vonë si shkollën ku mësuan shumë nga rilindasit tanë.
Në vitet që pasojnë në shkollën e Dardhës punojnë kryesisht mësues vendas me një pregatitje profesionale shumë të mirë. Kështu Isidorit i ze vendin Jani Gliozheni ish profesor i Zosimesë dhe më vonë Thanas Gliozheni, biri i Isidorit.
Në vitin 1880 në shkollën e fshatit vihet re një ngritje e mëtejshme e cilësisë. Fillojnë të japin mësim mësues me arsim të lartë. Formohet shkolla unike, 7 klasëshe e djemve drejtuar nga filologu Kristaq Themeliu, profesor i gjimnazit të Selanikut.
Në dyjvjeçarin e fundit të shekullit të kaluarnë Dardhë filloi të funksionojë shkolla e vajzave e drejtuar nga mësuës e mësuese vëndas.
Gjatë kësaj periudhe të ekzistencës së shkollës mësimdhënia është bërë në gjuhën greke.
Shkëndijat e para në gjuhën amtare dhe lufta e rilindasve për shkronjat shqipe nuk ishte pa jehonë dhe këtu. Në vitin 1882 si mësues shërbeu Jani Zengo që më vonë u bë prift dhe përktheu në gjuhën shqipe ungjillin duke përdorur për këtë alfabetin e Kristoforidhit. Edhe predikimi bëhej prej tij në gjuhën shqipe. Kështu mer fill e rritet përpjekja për gjuhën librin dhe shkollën shqipe.

Në vitet 1872- 1896 punoi si mësues i shkollës Vangjel Çika, i cili së bashku me të birin, Leonidhën, dhe të tjerë fshatarë sjellin në fshat librat e rilindasve tanë të shquar Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, të Naimit e Samiut dhe venë bazat e një biblioteke relativisht të pasur që la mbas vehtes mësuesi Leonidha Çika.
Duke mos pretenduar të japim një listë të mësuësve dhe mësueseve vendas dhe të ardhur, që dhanë mësim në shkollën e fshatit po përmendim që në vitet 1896-98 dha mësim në shkollën e fshatit të lindjes Spiro Konda, studjuesi i ynë i njohur.
Në vitet 1908-1910 vemë re të tjera përpjekje për ngritjen e cilësoisë së shkollës, për një gjallërim të jetës kulturore të fshatit dhe për ngritjen e rolit të shkollës për këtë gjallërim. Ngrihet kori i parë i nxënësve, grupi i parë teatral që vuri në skenë pjesën “Lufta e Trojës” dhe organizohet shoqëria “Shpresa” e cila programin e vet e të një zhvillimi më të orientuar të jetës kulturore e arsimore ta fshatit e çelte me paragrafin: “Mbi organizimin dhe përparimin e shkollës”.

Ky aktivitet i shoqërisë në fjalë në vitet 1909-1914 dha rezultate të dukshme dhe shkolla e Dardhës ze një vend nderi, nga cilësia e saj, e krahasuar dhe me shkollat e qytetit, fakt i njohur edhe nga administrata lokale e atyre viteve në Korçë.
Në vitin 1917 nën drejtimin mësuesit të palodhur e patriot Leonidha Çika, hapet shkolla e parë shqipe. Ajo ngrihet në qarkun e Korçës mbas disa simotrave siç janë ato të vajzave në Korçë, të Luarasit, Negovanit, Bellkamenit, Progrit, e ndonjë tjetre. Situata politike ishte e turbullt, andartët grekë me terrorin e tyre përpiqeshin të mbillnin frikë e panik, por dashuria për gjuhën amtare, vetëdija e formuar kombëtare, theroritë e Petro Nini Luarasit dhe Kristo Negovanit ishin tepër të forta e frymëzuese për të mos i lënë vend ngurimit, e që mësuesi Leonidha e bashkëfshatarët e tij të merte në sy çdo gjë “mjafton që shlkolla shqipe e Dardhës të shkonte mbroth”.
Përkrahja e patriotëve të bashkuar rreth Themistokli Gërmenjit dhe mbështetja e gjallë e emigracinit dardhar ishin gjithashtu faktorë që shkolla shqipe e Dardhës të nisë mbarë punën e vet me 48 vajza e djem të fshatit më von të mos ligështohet kur trupa marokeno - algjeriane të ushtërisë frënge, që faktikisht përkrahte punën e zezë të kobëtarëvë andartë, ithtarë të megalidhesë, hynë dhe shkatëruan shkollën dhe orenditë e saj.

Dihen mirë përpjekjet e popullit tonë gjatë viteve të rënda të luftës së parë botërore dhe në përfundimi e saj për të ruajtur tërësinë territortale. Në këto përpjekje lufta për stabilizimin e shkollës shqipe ka vendin dhe rolin e saj të madh, dhe në këtë kuadër përpjekjesh që nga viti 1919, shkolla shqip në Dardhë mbetet shkolla e vetme e fshatit. Në vitin 1922 e për shumë vjet më tej mësuesi Sotir Niçi emërohet mësues e gjuhës shqipe. Mund të thuhet që nga 1920 fillon një etapë e re e një shkolle të vetme për djem e vajza, etapë në të cilën do të shohim të spikatin edhe në konditat e një rendi feudalo-borgjez, siç mbeti Shqipëria deri në çlirim, përpjekjet e kujdesjet e dardharëve për ta mbajtur shkollën e fëmijëve të tyre nje vatër kulturore e përparimtare.
Duke ndërprerë rishtaz kronollogjinë e shkollës le të kthehemi tek një faktor tjetër, jo pa rëndësi, në tërësinë e kushteve ekonomiko -shoqërore të kohës që e drejtuan dardharin të shohë e të këmbëngulë tek shkolla si tek një kusht jetik për luftën për jetën.
Që në themelimin e vet në konditat e atëhershme ekonomike vendi nuk i ofronte dardharit veçse ashpërsinë e klimës dhe të maleve të veta. Dhe dardharët muarën rrugët e mërgimit.

Ktheheshin djemtë e Dardhës aq dendur sa u a lejonte mundësia ekonomike për të parë nënat, gratë dhe motrat. Në këtë shtegëtim cfilitës nëpër botë, ata mernin me vehte dhe dhëmbshurinë e kthenin në fshat të shumfishuar mallin e dashurinë për mëmëdheun e gjuhën, pa sillnin me vehte edhe ato grimca kulture e përparimi që kontakti me botën e madhe u a ofronte të vaditur me djersë e mund mbinjerëzor.
Kështu jo njëherë dardharët edhe nga mërgimi kanë bërë të ndihej zëri i tyre kur Atdheu e fshati kalonin momente të rëndësishme të historisë së tyre. Kuptohet që shkolla dhe arsimi kanë qënë ndër fushat më delikate të përpjekjeve ku duhet të fliste dhe pena dhe pushka.
Si gazetarë, shumë dardharë, me fjalë të zjarta kanë përkrahur mësimet dhe përpjekjet për shkollën dhe gjuhën amtare.

“Fort i dashur mik, i shtrenjti atdhetar - i shkruante Kostë Isaku Leonidha Çikës në prill 1919 - në mbledhjen e përgjithëshme të vëllazërisë dardhare “Bleta” kënduam letrën tuaj. Nuk di se si të të përgëzoj o i dashur atdhetar për punën e shtrenjtë që po, bën në Dardhën tonë..... mbaju burrërisht pa u dëshpëruar. Ne kurrë nuk do të të lemë në baltë”.
Dhe ca më herët, kur ishte fjala për mbishkrimet në varezat e fshatit patrioti Josif Pani shkruante në gazetën “Koha” të Mihal Gramenos më 1911, kundër sahanlëpirësve të huaj.
“Zotërinj! Habitemi me paudhësitë tuaja.... pse gënjeni gratë dhe ca pleq të paditur dhe u thuani se po të shkruhet shqip mbishkrimi i vartores do të na mallkojë Patriku dhe të vdekurit do bëhen lugatë”. E po më të bukur lugatë se ç’ jeni vetë s mund të ketë! Ta dini zotërinj se jemi shqiptarë, ne s’ bëhemi grekë, në Dardhë s’ ka grekë... Kur i shkruaj ndonjë armiku të kombit shqiptar ve edhe nënshkrimin, se e kam faqen e bardhë që jam shqiptar i kulluar”.
1984-GaqoBalli.jpg
Shkolla shqipe është një dëshirë e përkundur prej vitesh në djepin e atdhedashurisë dhe dardharët e kërkonin këtë për fshatin e tyre në luftë me qëndrimin e Portës së Lartë dhe intrigat e shovinizmit fqinj.
Më 1909 Gaqo Konda (Gjoleka) shkruante në “Dielli”, “Vëllezër dardharë të marim masa për tërë këto punë (është fjala për të mos lejuar intrigat e shovonistëve fqinj) dhe të punojmë për t’u dhënë fund. Ndryshe do të mbetemi në errësirë siç kemi qënë... O burrani të bashkohemi e të sillemi si burra shqiptarë që jemi. Duhet sa më shpejt të hapim një shkollë shqipe”.
Në një plan më të gjërë e me përmasa kombëtare për nga rëndësia, në vendlindje e në mërgim punoi për shkollën shqipe Mësuesi i Popullit Sotir Peci, por kjo është një tëmë e rahur dhe e njohur mirë tashmë.

Ngjarja e madhe historike e shpalljes së pavarësisë më 1912 i gjeti atdhetarët pjesëmarës aktivë të ngjarjeve. Të shkrirë njësh me lëvizjen për çlirimin kombëar, pa u ndarë, se s’ mund të ndahen fshati nga Atdheu, dardharët nga afër e larg dhanë ndihmesën e tyre modeste në çështjen kombëtare dhe të arsimit shqiptar.
1984-dardhe295.jpg

Dhe kur qe nevoja këtë e bënë dhe me armë. Më 1913 të grumbulluar në një grup vetëdashës luftëtarë të lirisë, dhjetra dardharë me armë në dorë u kundërvihen veprimeve tërroriste të andartëve që kërkonin të shtypnin në atë vit të zymët aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Më 1920 i gjejmë dardharët së bashku me drejtuesin artistik të bandës së Vatrës, dardharin Thoma Nashi të vijnë nga mërgimi për të realizuar programin patriotik kulturor në këtë pleksje të punës së luftës.
Në historinë e shkollës në Dardhë një ngjarje për t’u shënuar mbas viteve 1920 është nisma që dardharët e mërguar ndërmuarën në vitin 1923 për të ndërtuar në fshatin e lindjes një ndërtesë të re për shkollën, me aspiratën ”të bëjmë një shkollë moderne ashtu siç i ka hije Dardhës”. Ndërtimi filloi dhe përfundoi brenda vitit1924. Në periudhën deri në vitin 1939 shkolla funksionoi me përpjekjet e mësuesve vendas u drejtua në kompensimin e asaj amullie që karakterizonte arsimin në kushtet e regjimit në fuqi.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 3 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.181 seconds