E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: TEODOR LAÇO Biografi nga Kristaq Balli

TEODOR LAÇO Biografi nga Kristaq Balli 5 months 1 week ago #137

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
KALORËSI I LETËRSISË DHE POLITIKËS SHQIPTARE TEODOR LAÇO


Më 15 Tetor 2016, pas një sëmundjeje të rëndë u nda nga jeta shkrimtari dhe intelektuali i shquar shqiptar Teodor Laço.

Ai lindi në Dardhë në vitin 1936 në një familje emigrantësh patriotë.
1958 - Kreu Institutin e Lartë Bujqësor, fakulteti Agronomi, Tiranë.
1958 -’64 - Punoi si specialist në Seksionin e Bujqësisë të K. E. Korçë dhe arsimtar në Bilisht e Korçë.
1964 -’70 Përgjegjës i sektorit të duhanit në N.SH.G., Korçë
1970 -’75 Punoi në sektorin e letërsisë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë.
1975 -‘ 82 Qarkullon në Teatrin “Bylis” të Fierit.
1986 -1992 Përgjegjës i redaksisë së filmit dhe drejtor i Kinostudios “Shqipëria e Re”
1990 - Është një nga kritikët konsekuentë të politikave kulturore e artistike të kohës.
1991 - Njëri nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate e nënkryetari i saj.
1992 - Zgjidhet deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PSD.
1994 - Shkëputet nga PSD për arsye politike.
1994 - 1997 Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
1995 - Bëhet themeluesi i Partisë Bashkimi Socialdemokrat që, më vonë, mori emrin Partia Bashkimi Liberaldemokrat. Për 10 vjet është kryetar i saj. Prej vitit 1997 kjo parti bën pjesë në parlament.
1997-2005 Zgjidhet deputet në parlament, kryetar i grupit parlamentar liberaldemokrat, anëtar i komisionit të jashtëm, më pas i atij të medias, punës e çështjeve sociale.
2006-2008 - Është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse.
Në veprimtaritë shoqërore ka qenë kryetar i LSHA, dega Korçë, anëtar i forumeve drejtuese të LSHA, anëtar i kryesisë së shoqatës së Atlantikut, etj.
Që në rininë e hershme është marrë me krijimtari letrare, të cilën e lëvron edhe sot. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të njohur e më prodhimtarë shqiptarë, i cili ka shkruar në shumë gjini e zhanre letrare si tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash artistikë, si dhe publicistikë politike e social-kulturore, të cilat e kalojnë numurin 50. Një pjesë e tyre janë përkthyer e botuar në antologji në Francë, Britani, Itali, Rusi, ShBA, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kosovë, etj. Shumë prej veprave të tij kanë fituar çmime e vlerësime të larta letrare në konkurse kombëtare.
Është “Qytetar Nderi” i Qarkut të Korçës.
Mban “Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë” dhe “Çmimin e Republikës”
Eshtë kryetar nderi i Shoqërisë Dardhare “Shpresa.
Vdekja e Teodor Laços është një humbje e madhe e një personaliteti të shquar shqiptar që ka lënë gjurmë të thella në jetën artistike e politike të shoqërisë shqiptare, të cilat do të mbeten si kontribute të pashlyeshme edhe për brezat e ardhshëm.
Shoqëria Dardhare “Shpresa”, miqtë, kolegët, shokët dhe gjithë admiruesit e tij krenarë gjenden në këto moment pranë familjes së tij për të ndarë dhimbjen dhe për të ngushëlluar përzemërsisht bashkëshorten dhe djemtë e tij.

Përg. Kristaq Balli

Me poshte ju lutem lexoni disa mesazhe ngushellimesh te shkruara ne faqen " Muzeu Dardha" dhe " Dardharet" me 15 Tetor 2015.

Fanika S Andoni I perjetshem kujtimi i dajes tone te dashur! Nuk kemi fjale te shprehim hidherimin qe na ka pushtuar zemren dhe shpirtin. Do te na mungosh shume shume
Pandi Zdruli Ishte krenaria e Dardhes dhe perfaqsuesi i denje i gjithe dardhareve ane e mbane botes. Ngushellime familjareve dhe u prehte i qete. Do ta kujtojme gjithmone me shume mall e dashuri.

Vasil Pani
Dardha humbi nje nga yjet e saj qe do te ndricojne perjete. Letersia humbi nje pene, shoqeria nje shok nje kitare dhe kenge, familja njeriun me te shtrenjte. Qofte i lehte dheu i nderuari Teodor. I perjeteshem kujtimi.

Efri Kondili RIP xhaxhi Todi do jete perhere ne zemrat tona si familje. Zotni me te gjithe rendesine e fjales. Mbeshtetja e jone ne momente te veshtira, fjala e ngohte per te ndjeret gjysherit e mij, zinte nje vend te rendesishem, ate te dajes sone. Mund te shkruaj akoma me teper por lotet nuk me lene....

Olinda Korcari Nasaj
Respekte dhe ngushellime familjes Laco per dardharin e mire dhe shkrimtarin e shquar Teodor Laco

Tatjana Vucani
I paharuar do te mbetesh per te gjithe ne xhaxhi Todi. Do te na mungosh cdo vere ne Dardhe. do te na mungoje fjala jote, keshilla jote gjithmone me peshe dhe e qete. Ngushellime Pandit, Bledit dhe Mirianes.

Petrit Gjino Ngushellime familjes Teodori do te mbetet i pa haruar ne zemrat dhe mendjet e te gjithe atyre qe e kane njohur.

Vaske Niço Nje humbje per KORCEN qe meriton FALENDERIM! Sikur te gjithe ta donim KORCEKULTUREN sa TODI dhe djemt e tij . NGUSHELLIME DHE RESPEKT per VEPREN dhe FAMILJEN.

Liliana Glozheni-Dalani Humbje e madhe per familjen dhe per Dardhen, ngushellime !

Lida Kuke Sot u shua nga jeta nje njeri shume i dashur, shkrimtar i letrave, njeri i serenatave, njeri i politikes dhe ky eshte Teodor Laco. Dardha do e ndjeje shume mungesen e tij. Ngushellime familjes Mirjanes Pandit dhe Bledit.

Bardhyl Panolli Ngushellimet me te thella familjes,per bashkefshataret mbetet miku i mire qe s 'ju nda Dardhes se lindjes,qe e frymezoi dhe kontribuoi per te e gjithe vendin,i paharushem dhe i respektuar ne zemrat tona.

Vangjush Saro Nderim per gjithe vepren e Teodorit, nje nga prozatoret tane me interesante, kineast e dramaturg me kontribute te padiskutueshme. Per shume nga ne, edhe per mua personalisht, Teodori ishte gjithashtu nje mik e shok i mrekullueshem; na ka mbeshtetur ne krijimtari dhe ne jete. Ndjej keqardhje per kete humbje te madhe te kultures shqiptare, per humbjen e nje shoku gjithashtu. Ngushellime te sinqerta familjes dhe komunitetit te shkrimtareve shqiptare.

Lida Lazaj Teodori do te mbetet nje emer i ndritur ne panteonin e yjeve. Ngushellime familjareve, miqve dhe dardhareve!

Niko Korcari Margaritarit Dardhe, qe Ai e deshte AQ shume ju shkeput nje gur. Do na mungosh Thodhoraq , behareve qe takoheshim. Ti je gjalle, se e tille qe vepra juaj. Me dardhari nga gjithe dardharet. I pa harruar do mbetesh.

Irena Kotepano
Ngushellime familjes, i perjetshem do te mbetet kujtimi per te gjithe ata qe e njohen!

Rahim Ombashi I urti Kristaq, na u pakësua një 'mik' i pazëvendësueshëm, Teoja zë ëmbël e zemërpastër, por na u shtua një kujtim i shenjtëruar, që do ta mbajmë si peng nderimi, si amanet të miqësisë plot fisnikëri.

Adrian Jorgji I perjetshem kujtimi per njeriun, intelektualin, Artistin e madh Tedor Laco.

Fuat Memelli Teodor Lacua ishte nje nga shkrimtaret me te shquar te vendit tone. Si bir i Dardhes, por edhe si ish nxenes i shkolles së Sinices, ne mburemi me ate. Ai ka lene gjurme te pashlyera, ne cdo stacion te jetes së tij. Respekt e mirenjohje per Teodorin tone! Edhe nje here ngushellime familjes, te afermve, miqve, shokeve, gjithe dardhareve, per ndarjen nga jeta te Teodor Lacos. Besoj do kete qene amaneti i tij, qe u varros ne Korce, te cilen ai e deshte aq shume.

Spartak Nasto
Me keqardhje lexova kete mesazh ne FB.
Theodori dha nje kontribut te vecante ne shkalle kombetare e do te kujtohet e studjohet me respect ne vitet qe do te vijne. Po une kurr nuk do te haroj ato mbremje gazmore ne Dardhe, tek stoli I "xhaxho Janit", Lacua me kitare se bashku me dardharet e tjere, kendonin ne "pure harmony", e qe na benin te haronim ne ato momente, veshtiresite e jetes aq te izoluar te asaj periudhe.

Koco Suljoti Teodori ishte talent jovetem ne letersi ai e bente dardhen te kendonte korien te jehonte parene te shperthente rinine te fluturonte te moshuarit te ndjeheshin te rinj. Ishte perfekt ne ritem ne kitare kercimtar ipersosur ivalsit. Ishte i gjithaneshem me nje dashuri te pa pare per Dardhen dhe dardharet kudo ku ishin. Te ndrite shpirti do jesh ipaharuar per ne bashkefshataret TEND. Ngushellimet djemve Te Tij Pandi e Bledi qe kane trasheguar shume nga virtytet e te paharuarit Teodor

Adriana Stefani
DARDHA & Dardharet qe e njohen dhe jetuan me Theodhoraqin nuk do ta harrojne asnjehere. Ai do te jete gjithnje ne kujtesen e tyre si portreti i djaloshit simpatik, i babait perfekt, i Dardharit te talentuar, i burrit te mencur per diplomaci, shkrimtarit dhe njeriut nga me te dashurit e zemres per te gjithe miqte e tij . I paharruar kujtimi i tij, vepra qe ai la pas, cdo gje te bukur qe ai i dhuroi jetes Shqiptare dhe atdheut te tij!

Katerina Dhima Dardhari me simpatik ne te gjitha drejtimet. Thoshte se ne dardharet jemi fodulle, por ai ishte i thjeshte nder te thjeshtet. Ishte dhe do te jete nderi i Dardhes. Qofte i lehte dheu qe do ta marre ne gjirin e tij.

Klodi Melka Kam patur fatin ta takoj disa here Xhaxhi Teodorin ne vizitat e tij ne USA. Kam lexuar Shume nga librat e tij. Dardhen Dhe dardharet i kishte piken me te dobet. U prefte ne paqe dhe i lehte dheu. Ngushellime familjes ne Shqiperi dhe familjes ne Amerike. Tani me ne fund duhet Te jene takuar Dhe Po flasin per Dardhen e tyre. I perjete kujtimi.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 5 months 1 week ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.144 seconds