E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1
  • 2

TOPIC: Vellezerit ZDRULI - Koci, Vaske, Gaqo

Vellezerit ZDRULI - Koci, Vaske, Gaqo 3 months 6 days ago #420

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Në mars 1987, 30 vjet më parë , u botua libri i Koci Zdrulit “FOLKLOR NGA DEVOLLI I SIPËRM” që mban një material shumë të rëndësishëm që në kushtet e sotme nuk është e mundur të gjendet. Ky botim do te behej i mundur pas vdekjes se tij vetëm me përpjekjet e mëdha nga vellezerit Vaskë dhe Gaqo Zdruli.

ZdruliKoci1.jpg


Jeta dhe vepra e Koci Zdrulit - Autorë: Vëllezërit e Kocit Vaskë dhe Gaqo Zdruli - TIRANE 2000

Koci Zdruli, biri i Pandit dhe i Fotinisë, lindi në Dardhë të Korçës më 10.02.1916. Vdiq në Dardhë më 12.01.1979. Në Dardhë ka mbaruar shkollën fillore me pesë klasa. Zanatin e këpucarit e kishte trashëgim nga gjyshi dhe babaj. Si zanatçi këpucar punoi në fshat tërë jetën e tij. Mësoi e përdori dhe punën si berber. Në Dardhë ishte punëtor i mirë dhe në bujqësi. Që në moshë të vegjëlisë, duke qënë shegert për të mësuar zanatin në Korçë, u aktivizua në lëvizjen përparimtare të kohës. Me këto ide ai frymëzoi dhe edukoi dhe ne, dy vëllezërit dhe motrën e tij. Shtëpinë e kthevi si bazë për mbledhjet e grupit komunist. Si këpucar i mirë, dyqanin që hapi në Dardhë e kthevi në qendër grumbullimi të moshave të reja me frymëzim politik.

Okupacionin fashist të vendit tonë e priti me luftë. Ishte i pari që më 7 prill 1939, në grevën antifashiste të organizuar në Bozhigrad (Miras) nga rinia e fshatit Dardhë e Sinicë, duke kërkuar armë. Si antifashist, Koci kundërshtoi kërkesën që në Dardhë të hapej Klubi i Dopolavoros Fashiste e të vinin të rinj balila në Itali. Sabotoi grumbullimin e leshit për ushtërinë fashiste. Këto aktivitete antifashiste ranë në sy të armikut, të xhandërmarisë dhe të spiunëve të tyre. Prandaj gjatë një operacioni të ushtërisë fashiste italiane në drejtim të Dardhës, më 25 mars 1943, fashistët dogjën shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit u gjendën armë, municione dhe materiale propagandistike. Ishte shtëpija e tij dhe e komshijes Panajo Gjika që u dogjën plotësisht. Shtëpi këto të vetmet në Dardhë, të vëna prej kohësh në shinjestrën e spiunëve. Nënë Fotinia, e cila ndodhej në shtëpi u rrezikua të digjej në flakët e shtëpisë. Fashistët e hodhën në zjar. Ajo shpëtoi në sajë të guximit e shkathësisë. Fashistët i kërkuan djemtë, ajo u tha: Të më rrojnë djemtë mua beni ç’ të duani, me hidhni edhe ne zjar, ata janë në mal, shkoni i gjeni. Shtëpia dhe malli u rafshuan plotësisht. Në këtë kohë dimri familja kaloi në vështirësi. Koci i ndodhur para rrezikut për ta arrestuar, megjithse ishte i sëmurë nga këmbët, kaloi në ilegalitet. Në fillim u strehua në Korçë. Me ndihmëm e shokëve të lëvizjes kaloi në Tiranë ku u shtrua në spital për një kohë të gjatë. I hodhën në allçi këmbën dhe gjysmën e trupit, mbasi këmba ju atakua nga sëmundja e T.B.C. e cila më vone i u kalçifikua dhe e la tërë jetën sakat nga këmba e majtë. Ai mbante shkop të cilin e kishte sajuar vetë në formë klice. Edhe në spitalin e Tiranës ai mbajti lidhje me lëvizjen. U kthye në Dardhë në Qershor 1944. Këtu u sistemua dhe jetoi tërë jetën deri sa vdiq më datën 12 janar 1979 nga emoragjia cerebrale. Shtëpija e jonë ka pllakë përkujtimote si bazë e LNÇ.

Në vitet e para të çlirimit, Koci, duke qënë në Dardhë është zgjedhur Sekretar i Frontit në atë kohë. Si njeri i gojës dhe i kritikës, i drejtë në mendime dhe veprime që kryente si Sekretar i Frontit, u ndesh në Dardhë me të meta e dobësi u ndesh me persona të ndryshëm që nuk i a pëlqenin mendimet e tij. Më vonë konflikti mori karakter të gjërë dhe politik. U bënë shpifje për ta eliminuar nga fshati. U bënë informacione provokuese në organet përkatëse. Në qershor 1947 u arrestua. Pa bërë fare hetime dhe gjyq u internua në fillim në Sukth të Durrësit dhe pastaj në Krujë ku kaloi një periudhë prej 6 muajsh. Nënë Fotinia kishte siklet të madh. I vinte ngaherë në vëndet e internimit, ajo ankohej dhe sidomos kërkonte nga unë që ti vinja në ndihmë. Si dolli nga internimi, meqënë se unë Vaska në atë kohë isha në Tiranë me punë dhe banim, e muarmë në Tiranë ku u mbajt për një kohë të gjatë për mjekime sa u shërua. Në qershor 1948 iku nga Tirana dhe u vendos në Dardhë.

U lirua si i pafajshëm, por vështirësitë që kaloi në këto vende e dëmtuan më tepër shëndetin. Koci që prej këtij momenti, nga kjo padrejtësi që i u bë, tërë jetën ankohej për persona të ndryshëm që i bënë këtë fatkeqësi. Në vitin 1972 kur Koci kërkoi të merrte të drejtën e 100 lekshit të LANÇ, i dollën pengesa, pikërisht për punën e internimit. Kërkoi dokumenta për ta hedhur poshtë, por e kishte vështirë, prandaj nuk i a dhanë. Së fundi u paraqit në Degen P. të Brendëshme në Korçë dhe ata i thanë se ne nuk disponojmë asnjë shënim në ngarkim tuaj, pse je dënuar dhe internuar. Pra vetëkuptohet se i ishte bërë një veprim i pa drejtë, por që e preku dhe e demtoj tërë jetën.

Në vitin 1962 u ngrit në Dardhë kooperativa bujqësore. Koci nuk pranoi të futet. Qëndroi deri në fund. Kishte arësye se ishte në fukarallëk me tre fëmijë dhe gruan që edhe ajo, e ardhur nga Ziçishti nuse në Dardhë nuk donte të futej në kooperativë. Prandaj Kocit i u bënë shumë presione. I u shtetëzuan pa të drejtë 20 kokë bagëti të imta, i u vu taksë për tokën, pemët dhe kazanin e rakisë. Një burrë fshati i mënçur në këtë kohë i quajtur Dhimitraq Llaci i tha Kocit. E ke kot që reziston të futesh bashkë me të tjerët në kooperativë. I tregoi një proverb : Në një fshat të gjithë banorët hëngër mish të tërbuar, vetëm mbeti një. Por edhe ai së fundi e hëngri. Kështu i ndodhi dhe Kocit. Por në fakt ja kthyen bagëtinë dhe i a hoqnë pensionet. Së fundi u fut si gjithë të tjerët.


Koci-jeta.jpg



Koci ju shtrua fshatit Dardhë me tërë forcat e tij. U bë një bujk përparimtar dhe i nderuar. Hapi në gradinat që kishim tokë të mirë, bile ju bënte dhe qilizëm. Mbolli fruta, arra, qershi etj. Gradinat i mbolli me patate por më tepër i dha prioritet jonxhës, si foragjere bazë për bagëtinë që kishte rreth 20 kokë të vogla. Gruaja e tij Fotini e perkrahte, punonte shumë, ngarkohej dhe nuk lodhej, krijoi diçka një farë ekonomie të mirë. Për të hapur tokën qilizëm bëri një plug me bisht të gjatë, se nuk përkulej dot. Kur futte plugun në tokë hynte thellë. Kjo i dha prodhime të mira. Bëri jonxhë me bollëk sa dhe e shiste nëpër përsona të tjerë në fshat të cilët e quanin personin e tij si fermerin më të mirë me firmen “Trusti Jonxha e Kocit”. Në arkivin e tij gjenden blloqe me shënime të sakta për llogaritë që mbante, si ndonjë ekonomist i mbaruar, bile mbante shënime se kujt i a shiste jonxhën, sa para i jepnin dhe sa duhet ti paguanin më vonë. Megjithse sakat por punonte shumë. Të gjithë, bile edhe persona të tjerë që vinin në Dardhë nga Korça e Tirana, në biseda të ndryshme për shfrytëzimin bujqësor, sillnin shëmbullin e Kocit, që punonte dhe në kushte të një fshati malor siç ishte Dardha ai merrte rendimente të mira bujqësore e blegtarale.

Ndërsa Koci ishte një folklorist dhe e nderonin të gjithë. Koci tërë jetën e tij nuk e ka ndarë gazetën dhe dëgjimin e lajmeve në radio, në të gjitha stacionet e huaja, si dhe italisht dhe gërqisht dinte të fliste dhe të kuptonte. Në këtë kohë më ka bërë mua një letër ku më ankohej se mbeta pa gazetë. Unë i a plotësova me një herë kërkesën duke e abonuar vetë dhe i vintë gazeta në rregull. Ai ishte i pari që kish abone “Bota e Re” revistë e nderuar që në kohën e Zogut. Studjonte literaturë të shumtë romane dhe revista. Mbante mend shumë dhe ishte në gjendje të hynte në biseda dhe dialog me të gjithë. Bile dhe me intelektualë bënte dialoge dhe batuta. Kush vinte në Dardhë takonin Kocin. Ay nga ballkoni thëriste të gjithë të rinjtë fshatarë e të ardhur që kalonin, e kishte derën e shtëpisë të hapur, i priste miqtë me raki e meze, me gjizë e cironka, bënte muhabet, i binte kitarës dhe mandolinës, bënte serenata në fshat, të gjithë të rinjtë i vinin prapa dhe e donin. Teodor Laço, shkrimtar, e donte Kocin. Për Kocin ka thënë se po të kishte bërë dhe shkollën e lartë do ish bërë një shkrimtar i rrallë. Por Kocin nuk e la shëndeti dhe lufta e klasave rehat.

Nga këto peripeci e siklete që kaloi Koci u sëmur dhe nga tensioni i gjakut, por nuk bënte kurime, lakmonte në të ngrëna, nuk ishte pijanik, por në raste muhabeti e dasme këndonte dhe dëfrehej. Interesant për jetën e tij. Nga fillimet e jetës si përparimtar dhe i grupeve të asaj kohe, Koci ishte ateist. Por pas ngjarjeve te jetës së tij, të fatkeqësive që hoqi, ndroi mendim, nga ateist u bë fetar. Atje me sa duket gjeti përkrahjen shpirtërore. Vinte në rregull në kishë, bile këndonte si psallt, si i thoshin se zuri vendin e të jatit, të Pandit. Por edhe ndjenjat përparimtare i perkrahte dhe i donte. Ishte njeri i inisiativës dhe i kritikës. Për Dardhën bënte çmos që të përkrahej e të përparonte. Në arkivin e tij gjenden letra të ndryshme që i ka bërë me ankesa për punët në Dardhë dhe deri ne K.Q. të Partisë dhe deri tek E. Hoxha. Propozonte që Dardha të bëhëj një fshat turistik, të kish drita elektrike, radio, TV, rrugë të mira dhe të përparonte në fshat rinija. I vinte keq kur dëgjonte se shumë djem e vajza iknin nga fshati nëpër qytete. Këtyre u kish vënë emërin “Bulevardo Manija”.

Koci që nga viti 1945 e këtej u dha shumë pas mbledhjes së folklotit dhe mblodhi shumë. Burimin e gjeti në Dardhë dhe në zonën e Devollit. Ai mbante lidhje të ngushta me fshatarë të thjeshtë, gra e pleq. Prej tyre ai mblodhi me durim dhe shume pasion një folklor të gjërë dhe të mirë. Koci ishte një bashkëpuntor vullnetar i Institutit të Folklorit në Tiranë. Iu drejtua Zihni Sakos që në atë kohë ishte drejtor i Institutit të Folklorit me kërkesë që ti bëhej i veçantë një libër “dasma” por nuk u përkrah. Prandaj me Zininë u kacafyt, i bëri letra kritikë shumë të shara. Vetëm pas vdekjes së Ziniut me interesimin tim dhe të Gaqit, byrazerit që i bëmë kërkesë Institutit të Kulturës Popullore, dhe direkt me përkrahjen e Prof. Alfred Uçit në vitin 1987.

Në mars 1987 me emërin e tij i u botua libri “FOLKLOR NGA DEVOLLI I SIPËRM” që mban një material shumë të rëndësishëm që në kushtet e sotme nuk është e mundur të gjendet. Koci si folklorist i dalluar është dekoruar me medaljen Naim Frashëri me këtë motivacion: “Për kontribut të rëndësishëm në interpretimin dhe përhapjen e krijimtarisë folklorike të popullit tonë në shërbim të edukimit komunist të Masave” me Dekret Nr. 5097 datë 28.09.1973 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai ka marrë pjesë në Festivalet Folkloristike në shkallë republike si në Gjinokastër dhe në krahinën e Devollit dhe të Korçës.

Ky libër është shpërndarë në tërë bibliotekat e botës nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Më Internet është dhënë nga Washingtoni me emrin Koci Zdruli që figuron ky libër interesant dhe me vlera të mëdha, se sot materialin që ka libri brënda, nuk është e mundur të mblidhet. Koci në shprehjet e tij me anë të një letre kishte mendime të koncentruara. Riza Hyso që përgatiti në Korçë librin e Kocit çuditej se si ishte e mundur ky Koci pa arësimin përkatës të mblidhte këtë folklor dhe të bënte shpjegime shoqëruese për sejcilën këngë popullore. Në arkivin e tij ndodhen plot tregime dhe përalla që do të kërkonin ndonjë ditë për botim. Le të vijnë brezat e tjerë të familjes tonë që ti shfrytëzojnë dhe më mirë të vlerësojnë veprën dhe materialet e xhaxhit të tyre - Koci. Këtë t’ia lemë kohës. Kur Koci vajti në moshë afro 60 vjeç thoshte se jam pa një vit 60. Dhe në të vërtëtë vdiq nga emoragjia cerebrale më 12 janar 1979 në Dardhë në mës të një dimëri të ftohtë dhe me deborë. Pas vdekjes në dollapet e tij u gjendën plot libra. U gjenden sidomos plot gazeta që i mblidhte me shumë merak. Në Arkivin e kulturës Popullore ndodhen plot materiale të Kocit të cilat ruhen dhe përdoren sipas rastit. Punonjësja Ervehe Baruti, që administron këtë material e nje shumë mirë veprën e Kocit. Ajo në vitin 1998 ka bërë një artikull shumë dinjitoz për Kocin dhe veprën e tij folklorike të shkruar në gazetën “Devolli” të cilën e kam në kujdes e në ruajtje.

tradita-zdruli-2.jpg


Është karakteristike se mua Vasken si oficer e kuadro me punë në Ushtri, asnjëhërë nuk më kritikuan për qëndrimin e Kocit në fshat.
Ndërsa me vëllanë Gaqin dua të theksoj se Koci ka pasur mirëkuptim. Edhe Gaqi e shante por inat i vinte kur e kritikonja unë. Nënën, Fote, e donte shumë. Ajo ka bërë për Kocin shumë sakrifica. Edhe me motrën, Marijen, mbaj mend se kishte miqësi të mirë. Edhe Marija ishte një këngëtare e mirë. Kur vinte beharit në Dardhë atë e mirëpriste dhe këndonte këngë Dardhare të shtruara.

Koci i donte shumë fëmijët e mi, Lidën, Irmën, dhe Pandin, të cilët në kohën e beharit i rinin ngahera atje tek gjyshja e tyre Viko Çeku që i mbante dhe i përkëdhelte shumë mirë. Por Irma, qe e vogël, prej gati dy vjetësh qëndroi në Dardhë e rriti dhe e edukoi gjyshe Viko. Në Dardhë Irma bëri shkollën fillore ndërsa 8 vjeçaren e mbaroj në Sinicë. Në moshë 12 vjeçare Irma arrdhi me neve në fillim në Kuçovë dhe më vonë në Tiranë. Koci e donte Irmën dhe duke qënë afër me shtëpi, i dukej sikur e rriti vetë dhe i thoshte me përkëdheli “Rrushkë”, kur iku nga Dardha i ardhi shumë keq duke i thënë se ja dhe ti Irma zure “bulevardin”. Edhe Lidën e donte. Por Pandin e shikonte më me dashuri, se Pandi dukej që po bëhej djalë i mirë me kulturë dhe kishte perspektiva për të mbaruar shkollën e lartë. Një ditë, duke qënë në bisedë me Pandin, ka hyrë në muhabet për grumbullimin e letrave të tij me folklor, dhe me nostallgji, Koci, i ka thënë Pandit një këshillë shumë të vlefshme për vlerat folklorike.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 4 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Vellezerit ZDRULI - Koci, Vaske, Gaqo 3 months 6 days ago #421

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
TRE VELLEZERIT ZDRULI – Nga Rozi Theohari 2005

TrevellezeritZdruliP.jpg



Tre vellezerit Koci, Vaske e Gaqo, bashke me Marien, motren e vetme, u linden e u rriten ne nje familje te varfer dardhare, por me tradita patriotike, e cila kishte dhene kontribut ne ceshtjen atdhetare. I ati, Pandi Zdruli, ishte kepucar dhe zanatin ua mesoi tre djemve, mes te cileve Koci ishte “ustai i madh.”

Tre vellezerit kepucare dalloheshin mes moshatareve te fshatit si tre djelmosha simpatike e bukuroshe, por mbi te gjitha ishin punetore e gazmore. “Dyqani i kepucareve” ndodhej ne katin e pare te shtepise se tyre, buze rruges, me dy dritare te mbrojtura nga hekura te trashe, te cilat veshtronin nga korija e Shen Pjetrit. Ne ato dritare ndaleshin shpesh kalimtaret, te cilet shkembenin ndonje bisede te rastit apo shaka me kepucaret.

Gaqoja, vellai i trete, i datelindjes 1927, e filloi zanatin duke drejtuar peronat e vogla te kepuceve, te cilat ishin perdorur nje here. Me nje cekic te vogel mbi nje kudher metalike perpiqej t’i bente si te reja gozhdet qe ia vinin te vellezerit perpara. Por shpesh cekani godiste pa dashur dy gishtat e tij, sepse, me natyren romantike, shpesh e perqendronte veshtrimin ne pyllin e dendur te ahut te korijes perballe. Ishin vitet e veshtira te Luftes se Dyte Boterore, kur mungonte gjithcka. Kepucaret e fshatit benin kepuce te reja duke shqepur kepuce te vjetra dhe duke perdorur nje fare sholle qe sherbente si veshje ambalazhi per arkat e municioneve te topave dhe gjendeshin plot te tilla pas Luftes Italo-Greke. Me tej, pas luftes, kur Koci gjente ndonje lekure te mire, e perdorte per te bere kepuce per vajzat qe martoheshin dhe per nxenesit e shkolles. Me kujtohet, ne femijet rrinim me ore te tera te mbeshtetur tek hekurat e dritares duke ndjekur me padurim te na mbaroheshin kepucet me qafa qe na kishin porositur prinderit. Me ne fund Gaqoja u mberthente prroqe ne taban e ne thembra, per te na mbrojtur nga rreshqitja ne rruget me akull. Ne netet e ftohta te dimrit mblidheshin djemte e fshatit tek dyqani i tre vellezerve kepucare per te ndihmuar ne ndreqjen e peronave. Por ata i terhiqte edhe magjia e kengeve.

Tre vllezerit punonin e njekohesisht kendonin. Mbasditeve, pasi linin punen te tre uleshin ne ballkonin e drunjte e kendonin te shoqeruar nga mandolina e kitara.. Gaqoja, qe ne moshen e re kishte nje ze baritoni te embel, i cili terhiqte vemendjen dhe admirimin e fshatareve qe e degjonin. Dardhari Kico Ceku, kujton: “Gaqoja ishte 2-3 vjet me i madh se une, por ne moshen e femijerise ai na dukej i madh. Mblidheshim djemte e mehalles tek dyqani i Zdrulit, i cili per ne kishte cilesine e nje vatre kulture…Gaqoja i femijerise sime ishte nje njeri me shpirt te holle artisti e zemer te mire. Me durimin dhe shkathtesine e tij na futi dashurine per muziken edhe neve moshatareve me te vegjel, na ngjalli pasionin e kenges, duke na mesuar t’i binim kitares e mandolines. Nuk kishte shtepi ne Dardhe qe te mos kishte nje kitare apo nje mandoline. Duke ndjekur zerin e Gaqos, ne, shoket tij, mesuam kenget karakteristike te folklorit dardhar, kenget partizane te Dhora Lekes dhe te autoreve te tjere. Aty spikati talenti i Gaqos si kengetar i vertete. Zerin e tij e kishin zili jo vetem kengetare te degjuar te fshatit, por edhe kengetare te njohur te qytetit te Korces si Gaqo Jorganxhiu, Petro Dula, Gaqo Hyrka e te tjere.”

Pasi shtepia e tyre u dogj nga fashistet italiane, i rritur me edukaten qytetare dhe ndjenjat liridashese te familjes dhe pergjithesisht te fshatit te Dardhes, Gaqoja qysh ne moshen e njome u bashkua me te rinjte e te rejat e fshatit ne lufte kunder pushtuesve nazi-fashiste. Koci dhe Vaska dolen partizane, ndersa Gaqoja, si i ri antifashist, u bashkua me njesitin guerril te fshatit.
Ne vitet qe pasuan, Gaqoja e Vaska banuan larg fshatit, ndersa vellai i madh, usta Koci, nuk u nda nga Dardha, ku, vec zanatit, u be dhe nje nga pjesemarresit e jetes artistike te fshatit. Qysh nga viti 1948 ai filloi te regjistronte kenge popullore, perralla, rite e zakone te Dardhes dhe te krahines se Devollit. Gjate viteve ’50 e ’60 Koci e dendesoi punen e mbledhesit te folklorit, ku ndikoi talenti dhe pasioni i tij ne shijet artistike dhe dashurine per kulturen folklorike. Nje pjese e materialit te tij u publikua ne nje permbledhje te bukur e te zgjedhur te poezise popullore te Devollit, qe u botua nga Instituti i Kultures Popullore. Kjo poezi popullore e ka frymezuar edhe Gaqon qysh ne femijeri dhe me pas, kur ai ka ndjekur edhe poezine tone klasike shqiptare. Muzika dhe fjala poetike e shoqeruan Gaqon gjate gjithe jetes.

“JETOVA ME ART—ENDERRASH TRAZUAR”
Nga nje poezi e hershme e Gaqos zgjodha kete varg: “jetova me art—enderrash trazuar!” Dashurine e tij per artin, muziken dhe interpretimin e ndjenjave nepermjet telave te kitares e mandolines ai e shfaqi qysh me serenatat dardhare, te cilat nuk binin me poshte nga serenatat korcare…Naten, ndricuar nga hena qe sapo kishte nxjerre vetullen mbi “Gurin e Rrahut”, djelmuria e Dardhes ecnin ngadale mbi kalldremet e rrugeve te pastruara me kujdes nga duart e vajzave…Nje qendrim i befte tek muri i gurte rrethues i nje oborri, mbi te cilin vareshin trendafilat e kuq renduar nga vesa e mbremjes.

Ne vitin 1958 Gaqon e gjejme student ne degen e kantos ne konservatorin “P.I.Cajkovski” te Moskes. Mbasi perfundoi kete konservator brezi i pare i artisteve shqiptare, erdhi brezi i dyte me Gaqo Cakon, Gaqo Zdrulin, Irena Gjergon, Gjenovefa Heben, Luiza Papen e te tjere. Por artistet e brezit te dyte nuk arriten t’i perfundonin studimet plotesisht, per shkak te situatave politike te kohes. Keshtu, nga vitet ‘61-’62 ata u kthyen ne Shqiperi dhe u diplomuan ne konservatorin e Tiranes.

Ne te njejten kohe me Gaqon, ne Moske, studionte dhe i vellai, Vaska, ne shkollen e artit ushtarak. Dy vellezerit e pandare blene nje kitare dhe ne kohen e lire kendonin se bashku me grupin e studenteve shqiptare kenge qytetare te vendlindjes, pa harruar kenget e serenatave korcare e dardhare. Dhe paten aq sukses keto “koncerte” te improvizuara, sa kengetaret ruse i mesuan shpejt kenget tona e filluan te kendonin tok me shqiptaret. Zerin e Gaqos e vleresonin pedagoget e konservatorit, por ata pelqenin gjithashtu edhe edukaten e sjelljen e tij qytetare, pasionin e tij per muziken dhe kembenguljen per te dale me rezultate sa me te mira. Nje dite pedagogu i kantos i tha Gaqos: “ Ju shqiptaret e keni Italine ne prag te deres dhe vini e studioni per kanto ne stepat e Rusise! Ne, ruset, mjaftohemi te jemi te lumtur vetem kur kemi fatin te jete moti i mire per te mundur te degjojme ne radio programin me muzike nga Italia.”

Gjate kohes se studimeve ne Moske Gaqoja nuk e harroi kurre Dardhen . Ai thurte vargje per te, qe te shuante mallin per fshatin e larget, pershkruante ujin e ftohte te krojeve te shumta qe burojne nga debora e maleve. Perpiqej te krahasonte dimrin mesdhetar, duke e quajtur veten “jugor”, me dimrin e ashper te Moskes, te cilin e quante “dimri i vendesve”. I bente pershtypje moti i eger ne dimrat e gjate te Rusise, ndersa kujtonte deboren e fshatit te tij…Moskovitet, te mesuar me te ftohtit, e prisnin gati me gezim deboren e dimrin.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 6 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Vellezerit ZDRULI - Vaskë Zdruli Autobiografi 3 months 6 days ago #422

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
VASKË PANDI ZDRULI

Zdruli-Vaske-1.jpg

1.1 Autobiografi

Vaskë Zdruli, i biri i Pandit dhe i Fotinisë, lindur më 7 shkurt 1923 në Dardhë të Korçës.
Në Dardhë që i vogël kam punuar me vëllanë punë artizanati (këpucar) zanat që e kemi pasur trashëgim që nga gjyshi e babaj. Vëllai i madh që para lufe bënte pjesë në grupin komunist të Korçës, prej tij u edukuam dhe neve dy vëllezërit dhe motra, me ideale përparimtare të kohës.
Okupacionin fashist ndaj vendit tonë e pritëm me lufë. Që nga fillimi morrëm pjesë në LANÇ. Shtëpija e jonë ka qënë bazë e luftës për liri. Tërësish kemi qënë pjesëmarës në aksione e demostrata, në hedhje traktesh, dëmtimin e urave dhe linjave telefonike të armikut. Më 25 mars 1943, fashistët italianë na dogjën shtëpinë si bazë partizane, për të cilën nga ish Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Korçës jemi nderuar me “Pllakë përkujtimore” si bazë e LANÇ. Gjatë djegjes së shtëpisë nënë Fotinia është rrezikuar të digjej. Vëllai Koci, pjesëmarës aktiv në lëvizje, por i sëmurë nga këmba, por kur na u dogj shtëpia kaloi në ilegalitet. Ndërsa vëllai Gaqi ka qënë pjesëmarës i organizatës Komuniste-Antifashiste dhe anëtar i njisitit gueril në Dardhë, duke kryer detyra në mënyrë aktive. Ai ka statusin e veteranit të luftës. Edhe motra Maria duke jetuar në Tiranë, ka qënë aktiviste me gruan, shtëpia e saj ka qënë bazë e luftës për strehimin e ilegalëve.

Unë që nga fillimi i luftës jam reshtuar në rezistencën antifashiste. Kam marrë pjesë në grupin e të rinjve Dardhë e Sinicë në demostratën deri ne Bozhigrad (Miras) me protestë më 7 prill 1939 kundër okupimit fashist. Kam qënë pjesëtar në grupin edukativ. Në fillimet e vitit 1942 kur u krijua organizata Komuniste Antifashiste në Dardhë unë jam zgjedhur sekretar i saj. Kam marë pjesë në Bërthamën e Rrëzës së Korçës si përfaqësues aktiv i organizatës së rinisë së Dardhës së bashku me shokun tim të ngushtë Gaqi Kotepano. Po kështu kam qënë antar i njisitit gueril të fshatit dhe kam marë pjesë në aksione kundër armikut.


Vaske-Zdruli-Partizan.jpg


Në Korrik 1942, me krijimin e çetës “Morava” u lidhëm ngushtë me të duke e furnizuar me ushqime dhe armatimin e kohës së luftës italo-greke. Për herë të parë çetën partizane të “Moravës” e kemi takuar në bredhin e Drenovës. Ishim katër të rinj nga Dardha : Unë, Mihal Pani, Endri Keko dhe Gaqi Kotepano. Takimi u bë i fshehtë dhe sektret, aty takuam themeluësit e kësaj çete, siç qenë Thimi Dimoshi, nga Hoçishti, Todi i Vogël dhe Ilo Trako nga Boboshtica, Petrika Mushi nga Korça, dhe Raqi Themeli nga Korça me detyrën e komisarit. Me kërkesën tonë më datën 25 nëntor 1942 kjo çetë ardhi në fshatin Dardhë duke bërë aksionin e hapjes së depove të bereqetit që kishin grumbulluar taksidarët fashistë dhe 150 kv. grurë i u shpërndanë fshatarëve të varfër të katundit Dardhë e Sinicë. Më 7 gusht 1942 kemi bërë aksionin kundër komunës në Dardhë duke marë dokumenta sekrete, një makinë daktillografike, vulën e zyrës, etj.
Këto aksione e shqetësuan armikun. Prandaj për ti dhënë Dardhës goditje, më datën 24-25 dhjetor 1942, ushtëria fashiste italiane ndërmori një operacion ndëshkuës kundër fshatit Dardhë, duke vrarë katër djem siç janë Kristo Isak, Miço Tollko, Miço Zdruli, dhe Leki Panolli, të gjithë pjesëtarë aktivë të lëvizjes. Me gjithe këto masakra dhe presione, por dardharët dhe Dardha nuk u tërhoqën nga lufta, fshati Dardhë u bë deri në çlirimin e vendit një bazë e fortë partizane. Në ballë të kësaj lufte ishim neve të rinjtë e fshatit që përballuam të gjitha sakrificat. Këta janë katër dëshmorët parë të Devollit.
Në muajin maj 1943 bashkë me Gaqi Kotepanon kaluam partizanë në çetën “Morava”, pastaj kalova në batalionin “Fuat Babani” dhe në fund në Brigatën e IX Sulmuese. Me këto njisi partizane kaluam luftime e sakrifica, përfshi këtu dy operacionet e armikut në dimrin 1943-44 dhe në qershor 1944, duke qëndruar deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Në pranverën e vitit 1945 me Brigatën e IX sulmuese përballuam luftimet për pastrimin e mbeturinave të reaksionit në zonat Krujë, Fush Krujë, Mamuras, Shijak e Petrelë.

Mbas çlirimit të vendit qëndrova Oficer i Ushtërisë Popullore. Si kuadër kam pasur funksione partije, si komisar kompanie e në aparatin politik të brigadës- regjimentit. Kryesisht kam qënë me detyra e përgjegjësi në repartin e aviacionit në fillim në Tiranë dhe me dislokimin e tij ne aerodromin e Urës-Vajgurore, në Berat dhe Kuçovë, ku kam shërbyer në këto reparte për rreth 15 vjet deri në dhjetor 1968 kur u transferova në Tiranë. Në vitet 1959-1961 në grupin e kuadrove të M. P. B. Kam qënë për specializim profesional në ish Bashkimin Sovjetik, por u larguam më 13 qershor 1961 me protestë si shkak i prishjes së marëdhënieve tona me B. S. Si u ktheva prej andej përsëri u emërova në repartin e aviacionit në Kuçovë. Në dhjetor 1968 o transferova në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, duke shërbyer për punën e Sigurimit pranë degës së Sigurimit të Ushtërisë, por me drejtim pune në Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, ku pata shërbyer në këtë objekt për 12 vjet. Në Ushtëri mora gradën major në vitin 1966. Në muajin nëntor 1980 kam dalë në pension pleqërie duke plotësur me nder të gjitha detyrat. Për merita pune dhe lufte jam dekoruar me 11 dekorata të ndryshme. Kam marë statusin e veteranit të luftës. Si Dardhar bëj pjesë në shoqërinë Dardhare “Shpresa” si aktivist në këtë shoqatë jo qeveritare, duke u aktivizuar në dobi të fshatit Dardhë me detyra patriotike.

Tiranë, më 08.10.2000.
Veteran nga Dardha Vaskë Zdruli
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 5 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Gaqo Zdruli Krijimtari - Rozi Theohari 2005 3 months 6 days ago #423

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
ZdruliGaqo1.jpg


Ne poezine: “Berlin, 1 gusht 1951” Gaqoja pershkruan emocionet e mbresat nga udhetimi bashke me Ansamblin e Ushtrise per te dhene shfaqje ne festivalin e rinise ne Berlinin qe akoma s’e kishte marre veten nga lufta.

Te erdha ty, o Berlin, qe na fute tmerrin,
Te erdha une, nje fshatar i varfer, te erdha,
Nje ish-partizan i vogel me nje enderr te madhe,
Te erdha…te te them se edhe une e kam urryer Hitlerin…
Te erdha…jo me pushke…
Kengen time tani, degjoje…llauten shqiptare,
Sa bukur ia thote kabaja me valle..

Ne gusht 1955 Ansambli i Ushtrise udhetoi per ne disa vende te Azise: ne Kine, Kore, Vietnam e Mongoli, ku Gaqoja shkroi shume poezi te frymezuara nga vendet e reja te panjohura.

Ja disa vargje te tij:
Era pershtyn rete
Ne pirgje valezon e ngrihet rera
Mes sahares mongole…
Mbi vargmale dredhur mure lashtesie…
Ne kolone buze thare karvani me gamile…
Treni guget stepes dhe shkretetires,
Ne mbremje Pekini pret miqte prej Shqiperie…

Kur Ansambli i Ushtrise po kthehej nga turneja e Azise, duke udhetuar me vapor mbi detin Egje, Gaqoja shkroi per kujtim keto vargje:

Egje magjiplote,
Lundroj sot mbi valet e tua,
Kerkoj mbi ty perendite,
Te kuvendojne me mua…
Egje, det i thelle mbuluar me enderra dhe yje
Zanat vetullholla mes teje dredhin valle,
Manteli i arte, purpurin ne dallge.

Disa vagje nga poezia “Ftohte, oh sa ftohte ne Moske”:


Jugori ia ndien dimrit ftohtesiren,
Kur bora dridhet e percellon fytyren…
Vendesve, kur qan e ulurin furtuna
Veshur bukur porsi Dubina,
Vodka ua ngroh e u gezon te bardhat zemra,
Shkasin me patinazh vocerrake,
Pleqte, te rinjte dhe grate…
Ftohte, oh sa ftohte…
Neser shpresohet te jete me ngrohte,
Provimin ne kanto kam, vertet,
Rrugen “Gorki” pershkoj shpejt,
Dhe mberrij ne konservator.

Disa vargje nga poezia : “Mbreme”

Mbreme rreshqita per gjith’naten mbi akull…
Dhe here-here me dukej se fluturoja diku
Duke kapur floke bore pambarim
Qe shkriheshin mbi shuplaken e ngrohte te trupit tim…
Rendja, rreshqisja mbi akull…
Cepat qerpikeve u mbyllen ne largesi,
Me zuri gjumi i vendlindjes, perseri…

Disa vargje nga poezia “Tek portat e tua.”

”Mire se erdhet ju albaneze” dikush na uron…
Mbi Neva cajka gugatjen numeron…
Garmoshken luan vajza ne te bardha veshur,
Para pallatit “Pjetri i Madh” i teri i zhveshur…
Qyteti i lashte zemren na roberon,
Lulekuqe sallave na sollen ku ziente kenga jone,
Leningrad i bukur, per ty kenga nuk mbaron…

Ndersa ne vitin 1988 G.Zdruli shkroi poezine : “Vlore. Ulur te Monumenti i Lirise”:

“Erdha per te pare ty, moj Vlore…
Monumentet kuvendojne…
Dhe imazhi zbret tutje viteve 20-te
Thoma Nashin, per te kujtuar
Telat me gjemba vija pentagrami iu bene
Gunat e dhirta—flete muzike
“Vlora-Vlora” per ta shkruar…

Duke ecur ne gjurmet e bashkefshatarit, pionierit te muzikes dardhare, Thoma Nashit, Gaqoja kendoi me pasion, kompozoi nje varg romancash vokale, dha koncerte te panumerta brenda e jashte atdheut. Me se nje dekade Gaqo Zdruli ka dhene kontribut si pedagog ne degen e kantos ne Liceun Artistik “Jordan Misja” te Tiranes.

Ai pergatiti dhe edukoi breza te rinj artistesh te vokalit. Gaqoja ishte studiues i teorise muzikore. Vecanerisht ka ndihmuar per pasurimin e materialeve ndihmese per librin shkollor muzikor, hartoi tekste pedagogjike ne ndihme te nxenesve dhe studenteve te artit, me vepren “Ushtrime pedagogjike per kengetaret”. “Ushtrime pedagogjike” eshte metoda e pare shqiptare per impostimin e zerit te kengetarit.

Ne “Cikel romancash vokale” permendim titujt: “Te zemra me ke”, “Buzet e tua dicka duan te thone”, “Ty te dua zemren pranvere” etj.

Gaqoja botoi albumin e ilustruar me nota muzikore “Serenata dhe kenge qytetare korcare”, ku rigjallerohen edhe nje here tingujt e pavdekshem kushtuar Korces, zemres se urtesise dhe qyteterimit shqiptar.

Gaqo Zdruli ka pasur nje vizion te gjere interesash artistike jo vetem ne muzike, por edhe ne fushen e letersise.
Pervec romanit “Ne krah te suferines”, botoi edhe tri vellime me poezi.

Ne vitin 1999 botoi vellimin poetik “Shperthim zeri ne suferine”. Vargjet e ketij vellimi, sa origjinale aq edhe jetesore, jane shkruar ne luginen e Devollit dhe ne vargmalet e Moraves ku kerciste pushka. Vargjet jane nje buqete trendafilash kushtuar 164 djemve te Devollit qe e bene jeten fli per clirimin e atdheut nga nazifashistet.

Disa vargje nga poezia “Krisma e tinguj partizane”:

…Rruges nga kaluam,
Shtigjeve te acarta ku luftuam,
Mbollem vetem trimerine!
Jehona vjen e kompozuar maleve,
Me krisma e tinguj partizane,
Shperthen zeri ne suferine,
164 djem devolli jeten dhane…
Gjaku mbuluar nen dafine…
Gruri rritur mbi are,
ne jete do t’i ledhatoje bijte,
per liri, atdheut rene.

Nga poezia “Tek portat e fukarait”:


Losnja me top lecke kur gjemoi,
Bersaljeri me motor “Guxi” kaloi…
Urrejtja e fukarait, trimerine rizgjoi.

Ne poemen kushtuar deshmorit dardhar Ilo Comi, rene ne kampin e shfarosjes te Mathauzenit me 1945, Gaqoja vargezon:

Iloja veshi xhaketen e shokut te vdekur,
Dhe nje cope laps ne xhep pat gjetur
Dhe shkroi derrases se gjakosur:
”Jeta mbi vdekjen do te fitoje!”

Vellimi i dyte me poezi “Syte e dashurise”, botuar me 2001, permbledh poezi me tingujt qe i burojne nga zemra per jeten, luften, kengen, peizazhe te natyres ne Dardhe dhe te vendeve te botes ku ka udhetuar. Gaqoja eshte perpjekur qe cdo ngjarje artistike te jetes ta pershkruaje ne vargjet e tij duke dhene, pervec kujtimeve, edhe mesazhe te dashurise e te respektit per njeriun.

Nga poezia “Mes malesh”:

Mes malesh ec ku rinine time lashe…
Maleve te thepisura gjere e gjate,
Pyjeve cava, burimeve uje s’u lashe…
Perrenjve te isha arush mali vrapoj,
Nga maja e boriges ketri merr horizontin…
Mes malesh ec e s’ngopem nga jeshili.
Luleshtrydhja skuqet nen lendine
Zgorrofetja mbin ne dite prilli…

Nga poezia “Biglles mbi Morave”:

Biglla ime, e arta Biglle…
Veres mbi krahe i mban rete,
Ligjeron pisha malit mbi Morave,
E flladi fryn lehte-lehte…
Biglla ime, bredhave te tua,
Shikoj trimat qe shkuan,
hipur kuajve samare gunembuluar…

Biglla ime…
Prej mallit ngjitem lugines perpjete,
Te ulem, te sodis…tutje…”Gurin e mprehte”.

Nga poezia “Te kroi”:

Furfurin gjethi ahut ne mes majit
E cicerrima embel ledhaton mengjesin
Duhan te forte Devolli, udhtaret dredhin,
Dhe eshken gur-masat ndezin.

Gati ne cdo poezi te Gaqos gjejme nje kronike te poetizuar ngjarjesh artistike, te cilen ai, nganjehere e le me dashje, te paperfunduar, sikur kerkon te kthehet dhe nje here me vone aty e te rigjeje frymezimin. Ai i kendon me shperthime shpirti nje vije uji, nje bokerrime e nje shurige, nje pylli me boriga, aromes enderrimtare te molleve te kuqe ne kopshtin e familjes buze lumit, mjegulles qe shperndahet nga korija e ahut nga vrundujt e eres se lindjes, qe vjen nga Arreza.


Ne vellimin me vjersha “Panorame e trazuar”, botuar me 2002, Gaqoja si poet, artist e patriot, nepermjet vargjeve te tij disa here fshikulluese, kerkon te afirmoje te verteten, progresin, humanizmin.
Sepse Gaqoja kishte shpirt poetik dhe qytetar. Ai ishte vezhgues i holle i dukurive te reja sociale, qe u shfaqen pas viteve ’90. Ai i thur vargje fitores se demokracise, filozofon dashuri per te miren, perparimin e prosperitetin e njeriut shqiptar. Gaqoja ka guximin qytetar per te treguar te verteten e jeton permes se vertetes artistike. Ndryshimet emocionale ne disa poezi te Gaqos ndonjehere prishin ritmin e brendshem me kapercime te menjehershme nga e tashmja tek e kaluara, nga e bukura tek e shemtuara, duke e lene shpesh poezine te paperfunduar.
Ndersa ne poezite kushtuar fshatit te lindjes spikat lirika, etosi, fantazia dhe ritmi i vargut. Poeti dardhar pershkruan me ndjesi zemre malet me debore, udhet e kembesoreve neper rrahe e shuriga, nenat duke tjerre lesh e duke thurur corape dimri…Ulur ne nje shkemb mali tek ndjek perendimin e diellit syri i tij prehet ne qetesi dhe perjeton peisazhin skenik te drite-hijeve te natyres se fshatit, qe ndryshojne gjate dites si dekori i nje teatri.

Gaqoja shkroi shume poezi e balada per Luften Antifashiste, si dhe per vitet e gjata te punes si kengetar lirik. Ai u qendroi besnik parimeve qe ka pasur gjate gjithe jetes se tij artdashese. Gaqoja ka qene pjesetar aktiv i grupit te kengetareve veterane te LANC, grup qe interpretonte sistematikisht kenge partizane dhe atdhetare ne veprimtarite e ndryshme perkujtimore.
Presidenti i Republikes se Shqiperise ne vitin 2003, duke cmuar kontributin dhe personalitetin e Gaqo Zdrulit, e dekoroi artistin dardhar me urdherin “Naim Frasheri” i arte.

F L I, N E N E, F L I…

Gaqoja u rrit ne familjen Zdruli, ne nje rreth familjar me nje kujdes dhe besim te forte ne edukimin e femijeve. Ai u rrit me dashurine e respektin qe tregonte per prinderit e vet, per nene Fotinine, e cila ishte pika delikate e shpirtit te tij.

Zdruli-Familja-1956-.jpg



Disa vargje nga poezia “Fli, nene, fli!”:


Lidhur kokes e mban fjongo shamine,
Syrin geshtenje, gersheti dredha-dredha,
Ballit nje quke i shton bukurine,
E mira nene, kurore vetull hene.

Kete kujdes e zemerdhembshuri Gaqoja do ta tregonte me tej edhe per nenat e tjera dardhare, rritur e rrojtur me halle e lodhje te stermundimshme, pa e hequr litarin nga kurrizi dhe dhembjen nga shpirti. Por grate dardhare kane qene edhe kurajoze, te mencura e sypatrembura. Kur fashistet italiane ia dogjen shtepine nene Panajo Gjikes, me 1943, Gaqoja vargezonte:

Ulkonjat e zeza ulerinin rreth e qark,
Nene Panajoja doli ne cardak:
C’beni, more romake?
Shpirti iu ndez, iu be flake,
Kokes ia flakeriu karabinierit uren e zjarrte…

Disa vargje nga poezia shkruar per nene Todi Ballin, me 1946:

Nene Todi
E brengosur…e lodhur varferie,
Me mundin e duarve neper ngrice
…Me thase plehu ngarkuar ne shi e shtrengate
E ngjite Propasin…te perpjeten lart,
E prape ngarkuar zbrite qetesisht,
Me barren e druve mbi kurriz…

Gaqos, kengetarit e poetit, nuk i shpetoi nga objektivi i vjersherimit edhe nene Nume Peci, (1870-1946), skicuesja dhe prodhuesja e xibunit te rende karakteristik dardhar.

Disa vargje per kete nene te paharruar dardhare:

Gershera preu cohen, shajakun e zi,
Palat perhapen porsi vale deti,
Gjilpera gajtanin qendisi,
Fustanin xibun—flamur kuqezi.
Nume Peci makinen “Singer” me dore rrotullon,
Sic vjen rrotull vallja,
Dardharet radhe-radhe,
Me eren e maleve fluturojne,
tek sheshi i valles po i tund fustani,
Vajzat faqekuqe, beleholla minjolle,
Pafta dhe gjerdani u ndrit porsi ari,
Memen, Nume Pecin,…mos e harrojne…

Kthehemi perseri te nene Fotinia, se ciles i biri i kushtoi shume vargje qe ne gjallje e pas vdekjes:

Bukethate rritur e sopatemprehur,
Shpirti fllad pylli, zemra prush ndezur,
Ishe furtune e panderprere kurre…
Fli, nene, fli…fli o e mire.

Artistja Jorgjia Misja me kujtimet e saj per kolegun Gaqo Zdruli:

“Gaqoja,-thote ajo,- nuk e leshonte nenen nga goja, cdo poezi qe thurte per te, ma lexonte dhe mua e me kerkonte opinionin tim. Nuk do ta harroj ate dite kur benim provat per shfaqjen. Gaqoja e kishte nenen shume te semure dhe vazhdonte provat e operes normalisht. Biletat ishin shitur dhe Gaqoja erdhi i gatshem per te kenduar ne shfaqje. Nje ore para se te nisej nga shtepia, i kishte vdekur nena. Por kete lajm nuk ia tha asnjeriu. Cfare ndodhi? Shkoi drejt e ne kabine, veshi rrobat e shfaqjes, beri makiazhin e doli ne skene.
Une rrija ne ane te skenes,- vazhdon Jorgjia,- e ne pushimin e aktit te pare e pyeta Gaqon, “Si u be nena?” Ai m’u pergjegj: “Mos me pyet. Me ler se kam per te kenduar…pasi te mbaroj do te te tregoj.”

Vargjet e fundit te Gaqos per nenen, nga poezia “Fli, nene, fli”

Per nenen e thura kete melodi,
Vargje- nje ninulle mbi djepin e ngrire,
Gjunjezaj perulem i puth fotografine,
Fli, nene, fli…fli o e mire.
Endrrave na sillesh deri ne te gdhire,
Nga i pafundmi gjume na buzeqesh,
Lule kur te sjellim na bekon femijet,
Fli, nene fli…fli o e mire.


“E LASHE ZEMREN TE JETOJE ”

Shkrimtari dhe kritiku Dalan Shapllo ka shkruar per poezite e Gaqos:
“Vellimi poetik “Syte e dashurise” eshte nje shprehje e sinqerte dhe e drejtperdrejte qe buron nga zemra dhe perfshin ne vetvete nje kohe te gjere, nje jete me kenge, luften, peisazhe, fshatin dhe kujtimin e krijuesve, me te cilet Gaqoja ka punuar. Eshte deshmi e nje jete, e soditjeve pas cdo ngjarjeje artistike, eshte nje peng dashurie ndaj kujtimeve me te shtrenjta qe ai ka pasur ne jete. Ne vellimin e tij ka vjersha te bukura qe hulumtojne rrjedhshem dhe veren nje respektim te rrepte te nje menyre poetike klasike…Le te gjejme bukurine e ketyre vargjeve ne rrahjen e zemres, te nje kronike te poetizuar ngjarjesh artistike, ne portretet e arrira te kengetareve lirike e te kompozitoreve qe s’jane me. “
Ne kete vellim Gaqoja i ben homazh kujtimit te kolegeve:

Artistes se Popullit Marija Kraja:

Fustanin e Violetes virtuoze, veshe,
Duket, Xhuzepe Verdi,
Per ty e pati shkruar…

Ne baladen per Artistin e Popullit Mentor Xhemali:

Dallgezon zeri e rritet Mentor Xhemali,
Nga del ky ze kaq i arte?
C’gjoks i fuqishem mrekullisht e shpertheu?

Per Artisten e Popullit Lola Gjoka krijoi poezine “Zonja e madhe”:

E perkulur ne mbreterine tende
Te brishtat gishta levrijne fortepianos,
Dhe muzgut fluturojne shkendia,
Imazh ngurosur ne thellesi te pafundme.
Zonje e madhe, dritendezur Lola Gjoka.

Per Artisten e merituar Gjysepina Kosturi shkroi:

Tinguj-trendafile skenes i dhuroi,
Gjysepina me thellesine e shpirtit ishte Baterflai,
Zjarr qe digjej perbrenda ne shperthim,
Dashuri mbolli e mbeti ne kujtim…

Gaqoja gjithashtu vargezoi per Jorgjia Trujen, Mihal Cikon, per kompozimet e Nikolla Zoraqit, Tonin Harapit, Cesk Zadese, kengen e Kristaq Antoniut apo tingujt muzikore te Lili Tafajt e shume portrete te tjere, figura dhe faqe te paharruara te kultures sone kombetare.
Kengetari dhe poeti i frymezuar dardhar vargezoi ndjenjat e sinqerta te dashurise ndaj popujve te tjere, ndaj kultures ruse, italiane, aziatike e kudo ku artisti pat udhetuar neper bote e ka shpene frymezimin shqiptar.

Poezine “E lashe zemren te jetoje” Gaqo Zdruli e shkroi ne maje te shkembit gjigant “Guri i vjeshtes”, nje monument i gurte i natyres, pa te cilin nuk do te kishte kuptim pamja piktoreske e Dardhes. Fotoreporteri dardhar Niko Stefani, me banim ne Boston, kujton castin kur e ka fotografuar Gaqon duke kenduar ne maje te “Gurit te vjeshtes”, gjate nje pikniku me dardharet. “ Nuk kishte nevoje per altoparlant zeri i Gaqos,- kujton Nikoja,- tingujt e zerit te tij magjepses elektrizonin ajrin e Propasit dhe jehonen e degjonin shtepite e fshatit aty poshte, mbi kodrine.”


Gaqo-guri-vjeshtes.jpg


“E lashe zemren te jetoje”

“M’u be sikur
Ne gjume fluturoja
Dhe qiellnajen mora
Yjet kapja me duar…

Bukuria
Me ishte e rralle
Desha te zbrisja
Tek fshati im
I blerte
Dardhe…

Balle per balle
Guri i vjeshtes
Me ftoi:
“Eja ketu, o djale…!”

Bukuria
Me ishte e rralle…
U zgjova
Maje shkembit.
Po, atje,
E lashe
Zemren
Te jetoje.”

Po, atje, ne shpirtin e artistit dardhar takimi i jetes e i vdekjes u krye qysh ne te gjalle te tij, si refreni i nje kenge: “E lashe zemren te jetoje!”


gaqo-piknik-1986-2.jpg
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 5 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Kujtime per Gaqo Zdrulin - Rozi Theohari 2005 3 months 6 days ago #424

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Dhe ja tani cfare shkruajne shoket e koleget e Gaqos ne Amerike. Kur i telefonova Artistit te Merituar, Xhoni Athanas, me banim ne Boston, te me jepte disa kujtime per Gaqon, ai m’u pergjegj:
“E kam shume te veshtire te flas me ty ne telefon per shokun, mikun dhe kolegun tim Gaqo Zdruli, sepse do te me shpetonin lotet, prandaj po ta dergoj me shkrim.” Ai me dergoi me email tekstin e meposhtem: “ Kur morem vesh lajmin e hidhur per vdekjen e tij, familjarisht u hidheruam dhe u mallengjyem shume.
Me Gaqon kemi qene kolege, artiste-kengetare, per me shume se 50 vjet. Se bashku kemi kenduar ne korin e Ansamblit te Ushtrise dhe me vone ne Teatrin e Operas dhe te Baletit. Kemi marre pjese ne shume shfaqje operistike dhe koncerte te ndryshme ne Shqiperi dhe jashte saj. Gaqoja gjithmone eshte cilesuar si nje artist me shpirt te gjere e shume komunikues me publikun ne te gjitha rolet qe ka interpretuar. Ai kishte nje natyre te qete, ishte i dashur me te gjithe koleget, prandaj me te drejte kishte fituar simpatine dhe respektin e te gjitheve. E ka merituar plotesisht dekoraten e arte “Naim Frasheri”, qe iu dha ne vitin 2003. Kohet e fundit Gaqoja me dergoi nje liber me poezi. Disa prej tyre ishin shkruar ne kujtim te artisteve qe nuk jetojne me. Gjithashtu ne to ndihej nostalgjia qe kishte per Dardhen, vendlindjen e vet, dhe per Grapshin, vendlindjen e bashkeshortes, Tefta Pikuli, me origjine nga fshati yne…Tani, ne keto momente, eshte e veshtire per mua te mendoj qe Gaqoja nuk eshte me midis nesh. Me respekt do ta kujtojme gjithmone artistin Gaqo Zdruli… Xhoni Athanas.”

Kengetarja dardhare, solistja e Teatrit te Operes e Baletit, Jorgjia Misja, me banim ne Worcester, Mass., ruan shume kujtime per Gaqon, gjate kohes qe ata punonin te dy ne teater. “-Gaqoja, thote Jorgjia,- ishte njeri punetor, i thjeshte, i dashur e gojembel me te gjithe. Shpeshhere ne pushimet e punes gjate intervaleve te skenes, rrinim bashke dhe kujtonim natyren e bukur te Dardhes sone dhe njerezit e saj aq punetore e te edukuar, burrat e mencur dhe nenat tona aq punetore e pa fjale, duarartat qe nuk u lodhen kurre…Gaqoja e donte shume artin, e kishte pasion. Ai ishte artist ne shpirt. Nuk iu nda kurre skenes.” Jorgjia tregon se te dy i lidhte jo vetem Dardha, por edhe interpretimi i roleve te dyta. Por, sipas artistes, kishte raste kur ata interpretonin edhe role te para kur mungonte ndonje kengetar. Sepse Gaqoja ishte nje artist i kompletuar dhe punonte me seriozitet e kembengulje per te dhene maksimumin e aftesive. Ne kritiken e artit skenik e atij muzikor amerikan, nje rendesi e vemendje e vacante u kushtohet edhe roleve te dyta, te cilat vleresohen me cmime dhe reklamohen ne media. Pa persosmerine e roleve te dyta nuk mund te plotesohen e te shkelqejne rolet e para, sidomos kur eshte fjala per veprat operistike.
Jorgjia vazhdon te tregoje per turnete qe organizonte teatri dhe koncertet e shumta qe kishin dhene anekend Shqiperise ne kooperativa bujqesore, ne reparte ushtarake, deri ne Tomorrice e fshatrat e largeta te Skraparit. “Shume here ecnim ne kembe ,thekson ajo, shpesh binim te flinim te lodhur pa patur gje per te ngrene…Benim punen fizike nje muaj ne Cerme e vende te tjera te papershtatshme e me veshtiresi banimi, ku nuk gjeje uje per te pire etj. Por Gaqoja nuk u ankua asnjehere, si gjithmone modest, buzagas e me kenge ne buze, ai punonte me shume nga te gjithe dhe ushqimin e paket e ndante me te tjeret.”
Jorgjia Misja me kujtimet e saj per kolegun Gaqo Zdruli:
“Gaqoja,-thote ajo,- nuk e leshonte nenen nga goja, cdo poezi qe thurte per te, ma lexonte dhe mua e me kerkonte opinionin tim. Nuk do ta harroj ate dite kur benim provat per shfaqjen. Gaqoja e kishte nenen shume te semure dhe vazhdonte provat e operes normalisht. Biletat ishin shitur dhe Gaqoja erdhi i gatshem per te kenduar ne shfaqje. Nje ore para se te nisej nga shtepia, i kishte vdekur nena. Por kete lajm nuk ia tha asnjeriu. Cfare ndodhi? Shkoi drejt e ne kabine, veshi rrobat e shfaqjes, beri makiazhin e doli ne skene.
Une rrija ne ane te skenes,- vazhdon Jorgjia,- e ne pushimin e aktit te pare e pyeta Gaqon, “Si u be nena?” Ai m’u pergjegj: “Mos me pyet. Me ler se kam per te kenduar…pasi te mbaroj do te te tregoj.”


Gaqi-Zdruli-Kico-Ceku.jpg


Dardhari Kico Ceku, kujton: “Gaqoja ishte 2-3 vjet me i madh se une, por ne moshen e femijerise ai na dukej i madh. Mblidheshim djemte e mehalles tek dyqani i Zdrulit, i cili per ne kishte cilesine e nje vatre kulture…Gaqoja i femijerise sime ishte nje njeri me shpirt te holle artisti e zemer te mire. Me durimin dhe shkathtesine e tij na futi dashurine per muziken edhe neve moshatareve me te vegjel, na ngjalli pasionin e kenges, duke na mesuar t’i binim kitares e mandolines. Nuk kishte shtepi ne Dardhe qe te mos kishte nje kitare apo nje mandoline. Duke ndjekur zerin e Gaqos, ne, shoket tij, mesuam kenget karakteristike te folklorit dardhar, kenget partizane te Dhora Lekes dhe te autoreve te tjere. Aty spikati talenti i Gaqos si kengetar i vertete. Zerin e tij e kishin zili jo vetem kengetare te degjuar te fshatit, por edhe kengetare te njohur te qytetit te Korces si Gaqo Jorganxhiu, Petro Dula, Gaqo Hyrka e te tjere.”
Agronomi dhe punonjesi shkencor Kico Ceku kujton: “Jeta e puna na ndane me Gaqon, une si agronom, Gaqoja si artist, por erdhi prape nje moment qe u bashkuam ne Dardhe gjate pushimeve verore kur une me pasion beja studime per kultivimin e cajit te malit. Kishim mobilizuar te rinjte e te rejat e kooperatives bujqesore te Dardhes dhe Gaqoja e ndiqte me interesim kete aktivitet. Niseshim me brigaden qysh ne mengjes heret per te shkuar ne maje te Gramozit, per te mbledhur faren e cajit te malit.
Gaqoja, vinte edhe ai me ne e na shoqeronte deri ne fusheperpjeten e Shen Pjetrit, por me tutje nuk vinte dot. Ai na e kishte zili qe do te ecnim 6-7 ore ne kembe deri sa te arrinim te “Cezma me gozhde” ne maje te Gramozit.
Por kur ktheheshim te ngarkuar me materialin gjenetik te cajit te malit, me kujtohet, Gaqoja na priste ne pllaje tere gezim dhe na lexonte vargjet qe kishte shkruar apostafat per ne. Ishin vargje te bukura e te frymezuara, ku u kendonte vajzave dardhare kapelegjere qe hidhnin vrahun e cajmalit, pershkruante shurigat e zhveshura qe po visheshin me bimen e cajit te malit dhe aromen e tij riperteritese. Ashtu sic ishte riperteritur edhe shpirti i artistit kengetar, tek i cili, ne nje moshe te pjekur spikati edhe talenti i tij si poet.”



koci-laco-skende-pani.jpg


Bashkefshatari dhe punonjesi shkencor Sotir Pani, me banim ne Kuinsi, Mass, ruan gjithashtu shume kujtime : “Me Gaqo Zdrulin,-thote ai,- edhe pse jam ne moshe pak me i vogel, them se kohen e femijerise e kemi kaluar bashke, duke luajtur neper oborret e shtepive te Zdrulit e te Gjikes deri sa ato, me 25 prill 1943 u dogjen nga pushtuesit italiane. Gaqoja u rrit ne natyren e bukur te Dardhes, e cila i fali shpirtin poetik dhe zerin bilbil per te kenduar. Kenga e Gaqos buciti ne Dardhe, ne korin e Ushtrise, ne opera e opereta, por edhe ne dasma e serenata. Gjithnje i kudondodhur per t’u ardhur te tjereve ne ndihme e nevoje, kurdohere i qeshur dhe gazmor ne shoqeri…Ne gusht te 2005-s,- vazhdon Sotiri,- kur ndodhesha ne Dardhe, Vaska, i vellai, me zerin qe i dridhej e me lot ne sy me njoftoi se Gaqoja ishte semure rende, ne Tirane.
Ne fillim te shtatorit shkova ne Tirane dhe i bera nje vizite bashkefshatarit dhe shokut tim te femijerise. Gaqoja me priti me buzeqeshje, biseduam, kujtuam kohen qe kishim kaluar se bashku ne Dardhe e ne Tirane kur ishim te rinj. Ndersa ai fshinte djerset, ashtu, lehte-lehte ia morem kenges “Debora zbardhi malet”, shoqeruar me kitare. Ishte optimist e me kurajo per te jetuar. Me dhuroi me autograf librin e fundit qe kishte botuar. E falenderova, u ngrita, e putha ne balle. Ne veren e ardhshme, -i thashe,- do te takohemi ne Dardhe, une do te vij prape nga Amerika , do te ulemi te “Trari i Cekut”, do te hedhim syte nga ballkoni i shtepise suaj, do te kujtojme kur aty kendonte yt vella, Koci. Do te marrim kitaren e do te kendojme si dukur, nen driten e henes, bashke me Teodor Lacon, Koco Kotepanon, Kico Cekun, me Jorgjia Misjen (Batelli). I lashe shendet dhe shprese per sherim…Por Gaqoja nuk u ngrit me nga shtrati. Ne buzet e tij kenga ngriu me 30 nentor 2005, nje dite pas dites se clirimit, te asaj feste, se ciles Gaqo Zdruli sa jetoi, i pat kenduar shume kenge.”

Shqiptaro-amerikanet e Bostonit, dardhare e korcare, e kujtojne Gaqon si te ishte njeriu i aferm i familjes, sepse ata ruajne kujtimet me te mira per birin e Dardhes. Ai ishte i njerezishem, i sjellshem dhe teper i ndjeshem, veti te trasheguara nga familja e tij. Ai u rrit e u edukua me keto virtyte mes dashurise se nenes dhe vellezerve. Atij i pelqente te udhetonte, te njihte njerez e te bisedonte me ta. Mbase me i rendesishmi tipar ne jeten e tij ishte qe t’i trajtonte te tjeret me respekt. Ai e donte familjen, gruan, e cila iu be njeriu me i afert ne gezime, por edhe ne kujdesin per t’i sherbyer gjate semundjes se rende. Ai i donte me shpirt dhe thurte vargje per dy femijet e vet sa te bukur aq edhe te edukuar. Shume vjet me pare, per te strehuar familjen e tij, Gaqoja punoi se tepermi, krahas muratoreve, dhe me duart e tij kontribuoi ne ndertimin me pune vullnetare te nje apartamenti te vogel, modest. Ai kurre nuk u ankua per rrogen e vogel, por gjithnje kujdesej te ishte i dobishem per te tjeret. Keshtu plotesohet portreti i artistit lirik: nje kengetar i frymezuar, qe ka cmuar kengen, skenen, koleget, familjen e te afermit, i cili jetoi me ndjenja te pastra e sublime.

Dalan Shaplloja thekson edhe keto per Gaqon: “ Ne ndergjegjen e tij le oshetime gjithcka e ndershme qe ka pasur jeta dhe puna per te sjelle te nje Shqiperi e lire, te nje kulture me thelb popullor, nje kulture fisnike, larg vogelsirave dhe meskinitetit. Kur jeton me eren e maleve te Moraves e te Gramozit, kur jeton me tingujt e Teatrit te Operas, kudo ne Shqiperi dhe ne bote, kur jeton mes dashurise njerezore, kur nuk harron ata qe rane apo pushojne nen dhe, per te mos heshtur asnjehere me kujtimet e tyre, atehere behesh me i ri ne shpirt porsi vete poezia.”
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 5 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Kujtime per Koci Zdruli 3 months 5 days ago #425

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
-Shokë këngës i’ a kam marë - Nga Ali Kondi

Shokë këngës i’a kam marë
Se me këngë e shuaj mallë
Për Koci Zdruli dardharë (1)
Këtë folklorist të rrallë
Koci Zdruli punëmbarë
Folklorit s’i është ndarë
Në popull thithi nektarë
Thimi Mitkos i pat ngjarë
Si bleta punoi ky burrë
Me durim dhe me kulturë
Me punë e riti nderë
Na la thesare me vlerë
Vlera e gurës popullore
E çmuar posi floriri
Është dhuratë e asaj dore
Koci Zdruli punëmiri
Për Koci Zdruli dardharë
Kënga zjen e s’ pushon
Në popull është shpërndarë
Ai tok me këngën rron

(1). Koci Zdruli, lindi më 1916 dhe vdiq më 1979.

(2). Ali Kondi nga Vranishti i Devollit, Artist i Merituar, shok i ngushtë i Kocit, të dy folkloristë, kanë qënë bashkë në Festivalet e Folklorit në Gjirokastër e në rrethin e Korçës e Devoll. Këtë poezi Aliu e mbajti në datën 2 prill 2000, në takimin e Dardharëve të Tiranës dhe Durrësit që u bë në Shtëpinë Qëndrore të Ushtërisë.
Vaskë Zdruli
Tiranë, më 28 tetor 2000.

Ali-Kondi-Vranisht.jpg



KOCI PANDI ZDRULI

1916-1979

2.- KU SHKRUHET PËR TË

2.1-K o c i Z d r u l i t

Kush është ulur në ballkon ?
Që po qesh edhe këndon
është Koci “ ustaj “ im
që sot mbetet një kujtim

Kush është shtrirë në lëndinë ?
që prek telat n’ mandolinë
kush tingujt i shpërndan
peizazhit syt’ s’ ja ndan

Ç’ është kjo serenatë ?
që na zgjon nëpër natë
është Koci tip gazmor
plot shokë e gjith’ humor

Zëmër hapur e dashuri
për muhabet e shoqëri
lëvdata ai s’ pranon
i thjeshtë kudo që shkon

Ishte i drejtë si i ati
kurrë s’u kthye së prapi
i sinqertë kuvëndonte
kur mbi shkop ai qëndronte

Inteligjent ishte ai
i kudo-ndodhur në shoqëri
por jetën mbylli me trishtim
Koci i dashur një miku im

Folklor mblodhi e përpunoi
që nga Dardha e Devolli
ai mbeti i paharruar
me një libër të botuar.

NË ZEMRAT TONA AI JETON
ASKUSH TY NUK TË HARON
ZËMËR BARDHË, SHPIRT NJERI
I PAVDEKSHËM MBETE TI.

(Niko Çika)
Tiranë më 1 maj

Vëllait të Kocit Vaskës,
si kujtim këtë poezi ja dhuroj
Niko Çika) d.v.

Tiranë më 1 maj 2000.
Autori: Niko Çika

Nga Meti Fidani

KOCI ZDRULI DARDHA

Nga babai tim, e kam nje amanet
Nje kenge te shkruaj, per Koci Dardharin
Per Koci Zdrulin, qe per kengen u tret
Qe mblodhi folklorin, si bleta nektarin

Si nje matke nikoqire, ishte Koci Zdruli
Kur gjente nje kenge, sikur gjente flori
Nga Nikolica ne Arreze, e gjer ngaj Suli
Nje cante mbi supe, e nje merak ne gji

Koci kepucari , kur shkonim dikur
Ate raftin me libra, e kujtoj si sot
Nje kitare merakciu, e varur ne mur
Nje kudher, nje cekic, e kepuce plot

Kur merrte kitaren, e leviste gishtat
Tingujt shkoni tutje, gjer ngaj te Malecit
Ngaj Guri i Vjeshtes, shkuleshin ahishtat
E mblidheshin burrat, ne dyqani i Ndrecit

Kur e dridhte zerin, me serenata dardhare
Nga Rahu nuk lozte, as qukapiku as ketri
Vajzat linin fshesen , e delnin ne dritare
Pishat lotonin ngaj Furreza e Shen Pjetri

Me bostun e paterica, por koken s'e uli
Nga tabani i koheve, qindra kenge nxorri
Gabon, kush thote, qe vdiq Koci Zdruli
Do vdese vertet, kur te vdese folklori...
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 months 5 days ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
  • 2
Time to create page: 0.479 seconds