E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Kujtime te Gaqo Stefanit (Kishat dhe prifterinjte

Kujtime te Gaqo Stefanit (Kishat dhe prifterinjte 4 years 10 months ago #62

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
shengjergji.jpg



Kisha e Shen Gjergjit e fshatit tone, eshte bere ketu e 150 vjet nga dita e sotme 1957. Kambanarja eshte ngritur me gure qe jane sjelle dore me dore nga mademet. Duket do kishte shume njerez. Dardha eshte krijuar aso kohe, kur Turqia zaptoi Rumeline dhe me tortura desh ti ktheje njerzit ne myslimane. Ketu ne Dardhe kane qene pyje dhe ne mes te ketyre pyjeve, ishte nje burim dhe prane tij ishte nje nje dardhe. Ne mes te te ikurve nga torturat qe benin turqit ne ate kohe, shume njerez e kishin ate dardhe si pike mbledhjeje. Kjo dardhe ka shpetuar shume njerez dhe kohe pas kohe mbeten aty dhe shume njerez prej fshatrave duke e perdorur si vend te fshehte. Ndertuan kalive te vogla... me vone filluan te bejne shtepi te vogla me gure dhe keshtu mori emrin dhe pamjen Dardha. Me kalimin e kohes u ndertua edhe kisha e madhe me kambanerite dhe me cezmat qe i kane sjelle gjyshrit tane qe nga luadhet e Cakos para 130 viteve.
Ne 1930-1932 ne kishen e Shen Gjergjit, thollot e siperme kishin filluar te caheshin pakez. Nje kompani djemsh te ardhur nga Amerika, kishin frike se mos rrezoheshin ndonje dite ato thollot dhe i dhane karar te therresin nje inxhinjer nga Korca. U vendos qe te prisheshin thollot, te hiqen pllocat dhe te behen perseri thollot me kallama dhe gelqere si edhe te mbuloheshin me qeramidhe. Shkoj dhe kjo.
Me 1939-1940 kur ushtria italiane ishte ne Shqiperi u ndodh mes tyre nje oficer shume i mire dhe u thote ne fshat: "cfare doni nga une... nje kujtim te mire por edhe fetar".
Kisha jone pasi u prishen kubete ishte me thollo te tera, por pasi u prish catiadhe u mbuluan me qeramishe nga Selaniku qe ishin me te lehta, mirepo nuk i rezistuan debores dhe e mbuluan me llamarine. Thollot e shemtonin dhe keshtuqe Andrea Stefani, Koste Raci, Thimi Raci, rane dakort qe ato para qe ka Vakefi, ti shpenzojne per Vakefin dhe keshtu perfundoj. Italianet moren persiper punimet, blene bojrat dhe u rregullua kisha me konizmat, me muret, me kubete e reja dhe te mira sic jane edhe sot. Ishte kisha me e mire ne Shqiperi... pllakaqet i kishin blere qe me pare.
Mbas 1950 behet prift Kico Raci i cili eshte edhe sot Papa Kristo.
Me 1930-1931 u ndertua kisha tek Guri i Shen Pjetrit... kete kishe e kane ndertuar Kosto Kolovano i cili i dergoi Llazit te Zisos 700 (shtateqind) dollare dhe me vone u be edhe rruga per te ardhur makinat ne Shen Pjeter.
(vazhdon)
Last Edit: 4 years 10 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.
The following user(s) said Thank You: Babo Necka

Re: Kujtime te Gaqo Stefanit (Kishat dhe prifterinjte 4 years 10 months ago #64

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
(Vazhdojme me kujtimet e Gaqo Stefanit)

Zakoni i dites se Shen Gjergjit me 23 Prill.


Kete dite ne fshatin tone, nuk mbetej njeri pa therur nje shqerke apo nje capke. Dite feste. Lekuret e ketyre bagetive, i conin ne kishen e Shen Gjergjit per ndihme... lekuret mblidheshin tek dera e kishes, i merrte ne dorezim epitropia e kishes qe e kishte zgjedhur fshati. Pas dy ditesh keto lekure dilnin ne ankand dhe kush shtonte, merrte... shume here vinin lekurxhinj nga Korca dhe i merrnin, shume here i merrnin fshataret dhe i conin ne Korce duke u paguar epitropeve ate sasi qe shtohej 5-6 deri ne 8 napolona flori. Kishte arritur deri ne 400 lekure te mblidhte Vakefi diten e Shen Gjergjit. Kete dite do te ngriheshin qe me nate te gjithe, por me shume te rejat dhe si shoqeri, vinin jashte fshatit duke kenduar plot kenge dhe duke keputur dege plepi duke sjelle nga nje per cdonjeri, sepse cdo njeri ne ate kohe do lidhte pas brezit nje purteke te vogel... ashtu ishte zakoni, pa dalluar ne moshe nese ish i vogel ose i madh personi... mbasi dilte kisha, shkonin per urime neper emrat Gaqo.
Kete dite te Shen Gjergjit, u vareshin edhe zile bagetive dhe gjithe populli festonte ate dite... edhe qumeshtin e bagetive kete dite nuk e vene ne perdorim te vitit, e hane dhe piune ose e dhurojne dhe ate qe mbetet ja japin perseri bagetive... kete dite gjithe rinia shkojne ne Shen Thanas me vere te kuqe dhe peshohen.

Vellazeria Ktona dhe ikonostasi

Dua te flas per ato cfare kam pare me syte e mi, per fshatin tim te embel Dardhen.
Kur isha ne shkolle ne ate kohe ne 1905, egzistonin dy shkolla, njera e djemve dhe tjetra e cupave dhe ishin dy mesues dhe dy mesuese dhe ishte deri ne klase te tete shkolla ne Dardhe. Ishte kisha dhe pas oborrit te kishes ishin shkollat, e djemve lart e ndare ne dy dhoma te medha dhe nje zyre, por edhe shkolla e vajzave ne anen e poshteme te oborrit te kishes. Ne mes tyre ishte nje banese me disa qershi te medha dhe mbas bahces ishte nje han per te huajt, kafene dhe kasapana me nje mejdan te madh. Kur dilnim nga kisha burrat dhe grate, benin shume lodra... qershite u prene ate vit qe u ndertua tempulli i kishes Shen Gjergj 1907 nga ana e vellazerise Ktona. Djemte e Naqos dhe te Ligorit ishin ne Ipek, punonin sharra me uje dhe paten fitime te medha... mirepo po ne ate kohe ishte edhe xhaxhai i tyre Vasil Ktona, i ati i Petro Ktones dhe u futen ne sherr me vellazerine Ktona per shkak te nje pylli qe do pritej dhe do perpunohej ne sharra keshtuqe vellezerit Ktona vendosen nje vendali dhe e vrane Vasilin ne pyll, po kush, pa kush iku Vasili. Petroja ishte ne Dardhe... pasi mori vesh vdekjen e babait shkoj ne Ipek (Jugosllavi) por puna u prish dhe qe te mos zgjatem me teper per gjyhnane dhe per fajin e madh, bene tempullin e kishes te Shen Gjergjit... me qershite dhe arrat... ustallaret i sollen nga Korca dhe u paguan nga vellazeria Ktona ne 1907. Hani, kafeneja dhe kasapana jepeshin me qera nga ana e Vakefit, per sherbimet e popullit.
The administrator has disabled public write access.
The following user(s) said Thank You: Babo Necka
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.140 seconds