E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Krijimtaria e KRISTO ISAK

Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #67

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Cili ishte Kristo Isak?

I. KRISTO ISAK
05.01.1913 – 24.12.1942

- Lindi me 05.01.1913 ne Dardhe, Korce
- Kreu shkollen fillore ne kete fshat.
- ne 1927-1934 kreu Shkollen Teknike 7 vjecare ne Tirane, tre vitet e pare te pergjitheshme me pas zgjodhi Degen Bujqesi.
- ne 1935-1936 kreu Shkollen e Nxenesve Oficere Plotesimi ne Tirane.
- Ne vitet shkollore 1937 dhe 1938 kreu Universitetin ne Firenze dhe u diplomua ne Frutikulture, Hortikulture dhe Fiorikulture.
- Ne 1938-1939 punon ne Shkollen qytetese Elbasan
- Ne 1939-1940 punon ne Shkollen e Punes Elbasan
- ne shtator 1940 punon ne shkollen qytetese Berat deri ne 1942
- U vra ne Dardhe ne perpjekje me forcat fashiste me 24.12.1942
Attachments:
Last Edit: 4 years 5 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #68

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
ARTIKUJ E STUDIME PER AGRONOMINE
nga KRISTO ISAK

- “Historia. teoria dhe praktika e silloseve” nentor 1931, kur ishte Sekretar i Shoqates se Fermereve (qe u perdor si fjalim i mbajtur nga drejtori i shkolles teknike)

- Libri “Bleta” origjinali i pare dhe kopja perfundimtare derguar per botim ne M.B. me 1939 dhe 1947- mbetet pa botim. U botua me pas.
Tematika:
- Lulet e bleteve
- Mbledhja dhe perdorimi i polenit nga bletet

- Krijimi i sheqerit tek bimet dhe perdorimi i tyre prej njeriut.
- Krijimi i mjaltit dhe vlera e tij si ushqim per njerine.
- Zhvillimi i Apikultures ne vendin tone
- Krijimi i nje stacioni apikulture ne fidanishten e shtetit Laprake.

- Artikulli “Probleme te Frutikultures ne vendin tone”, botuar ne 6 numra te gazetes “Shtypi”, (numrat 464, 465, 466, 468, 471, 475) te vitit 1938.

- Shkrimi “Bletet dhe njeriu”, botuar per here te pare ne librin “Pena e partizanit” fq.83.

- Tema leksionesh: Olivikultura dhe industria e vajit. Ulliri ne kohet e vjetra dhe sot. Kultivimi i ullirit. Armiqt e ullirit. Konservimi i ullirit.

- Artikuj “Pulikultura”, “Avikultura”, “Kajsia”
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #69

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
ARTIKUJ E STUDIME NE FUSHA TE TJERA
nga KRISTO ISAK

- Artikulli “Mesimi i vrapimit (Si mesova te vrapoj), shkruar ne revisten “Laboremus” gusht 1932, faqe 51, kur ishte nxenes i shkolles teknike Tirane. Ai fitoi cmimin e pare ne garat 1500 dhe 3000 m qe u organizuan ne shkolle me 1931 dhe ne garat kombetare cmimin e pare ne 5000 m dhe te dytin ne 8000 m.

Fragment:
“Une kam deshire te behem nje vrapues i mire, prandaj une s’pi kurre duhan, s’prek alkol dhe nuk e mundoj stomakun dhe as ha embelsira para vrapimit...Une stervitem ne vrapim 3-4 here ne jave, jo me teper se 3-4 km. Zakonisht vrapoj larg rrugeve automobilistike per shkak te rreziqeve qe mund te has dhe pluhurit.”

- “Edukim moral seksual antivenerian”
- Studim “Zhvillimi perandorise Britanike”
- Studim “Besimet e popujve te vjeter” 1939.
- Studim “Krishtit dhe Perendise”, 1939.
- Studim “Feja ne bote”. 1939-1940
- Studim “Feja dhe kleri”, 1938-1941
- Shenime nga nje studim kundra fese nga Kurani. 1938-1941.
- Shenime mbi luften kundra fese.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #70

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
LIBRA, KENGE E VJERSHA
Per KRISTO ISAK


- Libri biografik “KRISTO ISAK” shkruar nga Luan Qafezezi

- “Kenge per deshmorin Kristo Isak” shkruar nga Fatmir Gjata, kompozuar nga Dhora Leka, janar 1943.

- Poezi “Deshmorit Kristo Isak” nga Lutfi Nivica, 15.03.1945

- Poezi “Maratonomak” shkruar nga Fatmir Gjata.

- Poezi “Per deshmoret e Dardhes vrare nga fashistet me 24 dhjetor 1942” shkruar nga Fani Stefani.

- Poezi “Obobo shoket e mij” shkruar nga Koci Zdruli, dhjetor 1956.

- Proze “Deshmorit Kristo Isak” shkruar nga Ollga Dhima, nga Dardha, nxenese ne shkollen ekonomike Kristo Isak, Berat, 24 dhjetor 1973.

- Poezi “Kush lufton, kush bubullon?”, shkruar nga Gaqo Zdruli

- Artikuj, kujtime, shkrime ne gazeta e revista te ndryshme
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #71

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
DISA KRIJIME LETRARE
nga KRISTO ISAK

A. (permbledhur)

- Poezi “Pranvera” me 28 strofa, ne baze te temes se hartimit te kthyer ne poezi, shkruar ne vitin shkollor 1930-1931, kur ishte nxenes i kl.IV ne shkolle teknike ne Tirane. (nga doreshkrimi origjinal ne fletoren e hartimit me prof.Skender Luarasi)

Fragment:

“Lule prej cdo lloji mblodha

Edhe rrugen e vazhdova

Tue u ngjit bregut perpjete

Neper gjethe neper flete....


Fluturoi dhe larg shkoi

Mbi nje breg vajti e qendroi

Me la vet shume te gezuar

Ta shoh bujkun duk’leruar


- Poezi e shkurter “Mbi varr te nje shoku”, 9 vargje.

- Poezi “Mbi varr te nje shoku”, 8 strofa, ne forme testamenti. ( nga doreshkrimi origjinal, i gjetur i fshehur ne kapakun e nje libri).

Fragment:
“Shoke, ejani me mbuloni

Varrin tem dhe me kendoni

Gezoni mua te zine

Qe s’e pashe dot lirine”


- Vjersha lirike:

“Plak i varfer”

“Dashuri e pare”

“Sa shoh si ti”

“Omar Khajamit”

“Dimri”

“Lem te shkoj”

“Mu zu fryma”

“Po ti qenke budalla”

“Shtegtari”

“C’eshte?”

“Bilbili i shkretetires”

“Njeriu”


- Skica letrare:

Kalemi im


Fragment:
Ti shkrin duke shkruar

Qiriri duke ndricuar

Dhe une duke jetuar


- Proze poetike
“Ay lypen”, (Nga nje fletore shenimesh, doreshkrim shkruar ne Berat rreth viteve 1941-1942)

Fragment:
“Fytyra e tij e rrudhur dendur, si harte rrugesh te nje qyteti, pasqyre vuajtjesh. Syte e vegjel te thelluar, te venitur si flake e nje kandili ne mbarim...plot mjerim”

- Proze poetike e gjate
“Nena dhe bletet” (nga nje doreshkrim, shkruar rreth viteve 1930-31, kur ishte nxenes ne shkollen teknike ne Tirane).

Fragment:
Nena mbrriti dhe duke mos ditur aresyen, per te cilen e kisha thirrur, pa me pyetur gje me thote:
“Eh e shikon sa te vogla qe jane dhe sa shume punojne? Pa shih ti sa i madh je; duhet te punosh me shume se ato. keto ngrihen me shpejt se ti, punojne gjithe diten dhe ti, qe disa here fle deri ne dreke, kerkon te hash edhe ushqimin e tyre. Ate qe ha ti cdo mengjes, keto e bejne jo per ty por per vehte”.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #72

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
KRIJIME LETRARE TE KRISTO ISAK
B. (te plota)
te pasqyruara ne formën qe i ka shkuar ai, si nga gramatika ashtu edhe nga dialekti

“Dita e Flamurit të Shqiptarve,
vdekja e Ismail Qemalit”

Mbasi Ismail Qemali ngriti Flamurin ne Vlorë më 28 Nandor 1912 edhe e liroi Shqipërinë ngaj rrobënija filluanë grrindjet ndermjet të shqiptarëve. Në këtë kohë Ismail Qemali i përzënë prej shqiptarëve, shkoi jashtë Shqipërisë. Zemra e tij e dinte si iku ngaj Shqipërija, ay ish perpjekur kaq shumë për të fituar lirin e saj sa shumë herë kish rrezikuar dhe jetën e tij për të, gëzohej shumë se e plotësoj qëllimin po i vinte keq vetëm që po e nxirrnin jashtë atdhetarët e tij për shpëtimin e të cilëve ish përpjekur kaq shumë dhe po ja çpërblenin të mirën e tij me të ligë. Tash shkoi në një vënt ku nuk kish luftë qe te rronte i qetë, vajti ne Spanjë.
Flamuri nuk valoi në Shqipëri për një kohë te gjatë po u rrëzua edhe duroi kështu katër vjet. Ne vënt që të valonte dhe mbretëtonte qetësia në Shqipëri mbretëronte zija.
Ismail Qemali prap nuk e duronte dot qe kombi tij të vuante. U nis prapë pas luftës së botës që te vinte në Shqipri. Ndonse ay ishte përzënë prej shqiptarve, por ndërgjegjja e e tij për të shpëtuar atdhenë nuk e linte të qetë. I vetëmi qëllim për ardhjen e tij ish të lironte prapë Shqipërine tue ngritun prapë Flamurin me dy krerë.
Ismail Qemali arrivi ne Itali. Kur po hante bukë e ndjeu veten të sëmurë. Vdekja po i afrojej. Me të çpejtë vajti ne dhomën ku flinte edhe u ul mbi shtrat. Ngaj fytyra tregonte sikur trupi i tij vuante ngaj një plagë e rëndë që se duronte dot shpirti tij. C’qe vallë këjo plagë kaq e rëndë? Mos qe dhëmbja q ëay kujtonte se do ti shkaktonte vdekjen e tij? jo, jo! Kjo plagë kaq e rëndë nuk qe plagë më trupt të tij, ish në shpirtin e tij. Ish plagë që kish vjetra që po i hante shpirtin e tij. Ish plagë që s’desh doktor, as melem, as ilaç. Kish vjetra qe po e kërkonte kët ilaç. Kjo plage do të sherojej vetëm kur Shqipria të fitonte lirin e saj. Plaga që po i hante shpirtin e tij ish dashuria e madhe për të shpëtuar kombin e tij ndaj rrobnija. Më 1912 ay kujtoj se e sheroj fare këtë plagë, po jo se plaga u shërua për pak kohë se prapë turqit më njërën anë dhe grekët më tjetrën mundonin gjithnjë shqipëtaret edhe trazuar prapë plagët e Ismail Qemalit.
Tash e ndjeu for mirë që do të vdiste dhe po i lutej Perëndiseùë tue i thënë: Lemë o Perëndi, lemë ta kryej detyrën time, lemë ta shëroj këtë plagë kaq te rëndë e cila më ka munduar në këtë jetë do më mondonjë edhe në ate jetë.Do të mbetet me të vërtetë nje plagë e rëndë në qoftë se nuk do shoh kombin tem të lirë, ne qoftë se nuk do shoh edhe një herë Flamurin e kuq me dy krerë të valojë permbi kombin shqipëtar.
Tani ju situa më shumë plagët, i sdukej sikur tërë vuajtjet qe pësonon shqipëtarët prej armiqve i pësonte vetëm ay.
Ndonse shpirti tij vuante kaqe shumë edhe ndonse lutjet e tij qenë të shuma po më kot se vdekja e pa mëshirshme nuk i ndahej.
Tani e kuptoj se i ardhi minuta e fundit e jetës se tij dhe tue drejtuar nga valixja e tij u mundua te ngrihej, po më kot. Forca i u pre, gjunjët i u përkulë dhe ra mbi shtrat dhe dyke kthyer kryet tyha fjalët e fundit: Flamurin, Flamurin, Flamurin.
Desh të thosh diçka tjetër po zëri i u pre, trupi i u drodh edhe dha shpirt.

(Kopjuar nga fletorja e hartimit, nga dorëshkrimi origjinal : Punë shkollë II, që ruhet nga familja, mbi kapakun e të cilës, me shkrimin e tij shënohet: “Shkolla Teknike e Tiranës. Kristo Isak. Shqip II – III. Vjeti 1930-31. Mësuesi Mr.Skënder Luarasi”)
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.236 seconds