E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Krijimtaria e KRISTO ISAK

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #79

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Mbi varr të një shoku
Sdua prift, sdua uratë
Mos më jepni as kungatë
Panagji mesh mos më ngrini
As në kishë mos më shpini

Perëndi e zot nuk ka
Muhamet, as Krisht dhe jallah
Sdua pra të mi kujtoni
Kur në dhe të më mbuloni

Prift e Hoxh o mekatarë
Sdua të më shkelni varrë
Falje lutje sjanë për mua
S’ja u lyp as që i dua

Shokë! ejani më mbuloni
Varrin tem dhe më këndoni
Gezomni mua të zinë
Që se pashë dot lirinë.

Në një maj më vizitoni
Edhe prarë më këndoni
Mos më lini si të mjherë
Në këtë dhe të zi skëterrë.

Dhe kur trupi tim të tretet
Edhe iç prap të mos mbetet
Kur lirinë t’a fitoni
Ejani më lajmëroni.
S H O K U

(Shkruar nga Kristo Isak para vitit 1942. Doreshkrimi u gjet nga familja me 1965 i fshehur ne kapakun e nje libri)
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #80

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Ay lypën

E takova mikun e vjetër, memec, të shurdhër, si gjithnjë ashtu e gjeta. Me rrobat që i kish edhe më të palara, të grisura më keq, i zbathur.
Fytyra e tij e rrudhur dendur, si hartë treguese rrugësh të një qyteti, pasqyrë vuajtjesh. Sytë e vegjël të thelluar, të venitur si flak e një kandili në mbarim…plot mjerim.
Dikush i thotë memec, të tjeret shurdho, disa lypës, as njeri si tha një herë Husen. Por miku t’em s’jua merr vesh. Prej gojes së tij të thellë, pa dhëmbe, nuk nxjerr veçse zë të ngjirur pa kuptim dhe të qeshura pa shije. Veshët si daulle e çare, s’dëgjuan kurrë ze.
Tëtë i thërresin, por Hyseni dëgjon e flet me dorë. E ngre dorën, nderon, pastaj e ul në gatitu dhe përnjëherësh e zgjat perpara si lopatë dhe lypën.
Ay lyp dhe s’ndahet edhe sikur të zesh ikësh, të del përpara, të ndalon dhe lypën, as nuk ndahet dhe as nuk të le t’ikësh pa i dhene diçka. Kjo e bën mikun t’em të mërzitshëm dhe as njei s’e do, të tërë e përbuzin, e shajnë.
Kur njëri s’desh t’i jepte dhe i treoi bashkine, ay u kthye, e pa dhe pastaj me duart e tij te gjata përshkroi një njeri dhe si i dha te kuptojë se ay ish kryetar i bashkise, e tundi pëllëmbëm si për të rrahur….dhe prap s’iu nda.
Me këmbët e tij të gjata, të holla, më çdo anë ndjek cilindo dhe si ndahet, lypën.
Prej secilit duhet të marrë diçka.
Të gjithë e dinë, e kanë parë, e njohin, ay lypën.

(Kopjuar nga një fletore shënimesh, dorëshkrim i Kristo Isak, SZhkruan ne Berat rreth viteve 1041-42)
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #81

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Plak i varfër

I varfër je; pa plank, pa shpi
Nuk ke ku fle as se ku rri
Kokën mbi gur, trupin mbërdhe,
I mjeri ti, sa i varfër je

Këmba të la, dora s’t’punon
Syri s’të she, veshi s’t’dëgjon
Barku t’u tha, buza t’u nxi
Sa i varfër je! O i mjeri ti!

Pleqrija t’zu, risija t’la,
Më t’mjer se ti në bot nuk ka;
Syri të çon lotët rrëke
I mjeri ti! Sa i varfër je!

Lipe kudo njeri s’të dha;
Të muar më qaf! Oh seç hata!
Ti që t’punosh ku ke fuqi
Sa i varfër je! O i mjeri ti!

Trupi t’u ngri, zemra t’pushoi
Ëndra e ligë pët ty mbaroi!
S’të pa njeri kur shpirtin dhe
I mjeri ti! Sa i varfër je!
Berat, me 3.VII.1938
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #82

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Dashuri e parë

Për her t’par kur më pe djalë
Seç më the nja dy tre fjalë
Nja dy fqinjë pranë shkuan
Të thash ik se na dëgjuan

Më pe djal në penxheret
The: aman se po na tret
Ik o djal të - thash e mjera-
Se babn e kam te dera:

Më pe djalë mu në krua
Më the: Vashë! Ma jep mua
Atë shtambë qe ta bije!
Ik - Të thashë – se nuk ka hije:

Më pe djalë kur këputa
Karafil që në gji e futa
Më the: Vashë m’a jep mua
“Na, të thash, se ty të dua!”

Trandafilin porsa more
I gezuar ike brodhe.
Un në shpi porsa u ktheva
Thash: sa shpejt që u gënjeva!

Më the djalë: hajt shëtisim
Një kurorë t’a qëndisim!
Ik - të thash – se nuk vij dot
Se dynjaja kushdi ç’thot.

Më the djalë: mbeç shëndosh!
Un të thashë: Shëndosh të shkosh!
Q’atë ditë sa kam qarë
Se ty më nuk të kam parë.

Elbasan, 20.X.1938
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #83

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Sa shoh si ti

I shkreti plak!
Ikën dhe Ikën gjithë ditën, n’këmb, gjer von,
Nëpër pyll gjer sa pakë nga pakë
Fuqia i pritet e këmba s’i punon
Për më tutje, atëher një psherëtim
Nxori nga shpirti i ngopur me mjerim
Dhe ra mbërdhe nga udhëtimi i gajasur
Me shpirt të plasur.

Qetsi! Qetsi!
Në gjith anët vdekja mbretron:
Plaku si sheh që pranë s’ka njeri
Me hënën atëherë ze e kuvëndon.
Pa hapur gojën vetëm me t’shikuar
I flet për t’zezën jetë që ka kaluar
Zbathur, zveshur edhe shumë herë
Ah! Plaku i mjerë!

I shkreti plak! . . . .
Vdiqe duke kaluar një jetë të mjeri
Nën dritën e hënës la trupin e pa gjak
e nga syt kish lëshuar dy lot (lot vreri);
Dhe mishin lakuriq hëna i kish ndriçuar
Nga këmish’ e tija q’ish e coptuar
Dhe dukej kisur hëna thosh me ironiç
“Sa shoh si ti!” . . . .
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #84

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Omar Khajamit

Me vaj jetën e zezë ç’e fillove
Me gas të pritën njerëzit e tjerë
Për të mirën e tyre u mundove
Ah mor i mjerë!

Në qëllimin t’ënt kurr nuk të lanë
Të mirën ty t’a zunë për të ligë
Të Dëbuan të ropën e të shanë
Ah bota shtrigë!

I mjerë! me lot e shkove këtë jetë
Të ligat gjer në fund ti ç’i durove
Për t’u mësuar ç’ësht e vërtetë
Por ah! Mbarove!
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.490 seconds