E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Krijimtaria e KRISTO ISAK

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #85

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Dimri
Dëbora bije
Dhe era fryn
Ulërin një foshnjë,
Rënkon një plakë
Dhe shih si dridhen
(Nga të ftohtit).

Në një shtëpi një harmo0nikë jehon
Në një t’jatër nëna të bir vajton
Dhe dëgjohet
Vaji i nënës
Më jehonën
Kur bashkohet:

Vdes i varfëri qetësisht
Rron i pasuri lumterisht:
Dhe dimri shkon
Duk’ e lënë
Nënën që vajton
Dhe pa ngrënë.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #86

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Lem të shkoj!

- Lem moj nënë, lem të shkojë
Se ketu nuk mund te rrojë!
S’mund të rroj, s’na mban shtëpija
Mall nuk kemi, ngordh’n baktija.

Në kurbet un kur të shkojë
Do përpiqem, do punojë
Që t’fitojë parà shumë
Lek, dollar e ku di unë.

Pa kur shum un t’fitojë
Shumë dhe juve do u dërgojë
Që te blini mall ju plotë
Dhen’ e dhi e n’daçi lopë.

Lem moj nënë lem një herë
Se veç meje ke dy t’jerë
Si m’i math un duhet t’shkojë
Lark ATDHEUT, n’kurbet t’rrojë:

Jo mor bir un nuk të lë!
Se ç’na duhet mall e gjë?
Neve kemi plot të tjerë:
Uj pe kroj, BUK dhe NDER:
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #87

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
M’u zu fryma
M’u zy fryma s’duroj dot
Në qytetin zhurmë-plot
Në qytet hipokrizije,
Qytet tallje dhe qesëndije:

M’u zu fryma vdiqa plasa
Në qytet un u gajasa
Se nuk mund qe te duronj
Gjith ato që shoh dëgjonj

M’u zu fryma mbeta i mekur
Dhe për pak kam për të vdekur
Se këto nuk kam liri,
Oh, liri për syt e mi!

M’u zy fryma oh! po vdesë
Pa po zë e po thërresë
Po thërres po qanj me lot
Se këtu s’munt t’a ngrys dot.

M’u zu fryma oh mnbarova!
Jetën dot nuk e shijova
Se qyteti që m’dha jetë
Po ma merr po ay vetë.

Dua t’shkonj për në vetmi
Ku të rronj me shok’t e mi
Qyqe, korb dhe bilbil
Lulukuqe e trëndafil.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #88

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Po ti qënke budalla!

U mërzita nga kjo jetë,
Desha t’ikij lark njerëzisë,
Mora rrugën e vërtetë
Mora rrugen e arratisë.

Eca, eca e s’gjeta gjë,
Udhëtova kot më kotë,
Thash: u lodha e s’ikinj më
Lumtërin s’e gjetkam dotë.

Kur një plak që më dëgjon
U çudit edhe më tha:
s’gjendjet kurr ajo q’kërkon
po ti qënke budalla!
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #89

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Shtektari

Linda oh! shtektar po rroj.
-E po si? – Gjithnjë udhtojë
Nëpër ferra nëpër shkretëtirë
E n’daç mo! Ku ka më mirë?
… . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Shtektar linda, shtektar po shkoj
Shtektar jetën do t’a mbaroj.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #90

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
C’ësht

-Shok o shok! A po dëgjon?
C’ësht ky zë që po jehon?
C’ësht ky zok që po ciceron?
C’ësht ky engjëll që këndon?
-Engjëll? Jo mor shok
Ku ka zok të cicërojë?
Ku ka engjëll të këndojë
Në shkretëtirë? A po dëgjon?
Esht bilbili që vajton
Mjerimn e math q’e rrethon.
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.202 seconds