E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Krijimtaria e KRISTO ISAK

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #91

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Bilbili i shkretëtirës


Këndon
Bilbil’i shkretëtirës!
Ckëndon
o lulja e së mirës?
Ah jo!
simbol i bukurisë!
Ti qan,
pishtar i njerzis!
Pse? Pse?
-Ja rër e shkretëtirës
nuk sheh?
si shkon mbi lule e bar t’blert
dhe i than?
E mua zemra t’mos m’ther
kur shoh
gjith anët shkretëtirë. . . .?
-Pusho bilbil se kaq i mirë!
Qëndro
kallzimin t’ënt te nxorë
Se oh!
Ma ngrive zemrën t’ime!
Vazhdo
N’daç këngë e ndaç vajtime
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #92

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
-Përrr….përr…- Shkrepsa fillon të ndizet flakë
Dhe përr…’i saj s’ësht gas, por oho vaj!
Dhe digjet, duke ndritur, pak nga pakë
Rrethin e sajë.

Një arë të fryjë, qoft dhe me ngadalë,
Dhe flaka shkon e djek me shumë nxitim
Duke e dredhur e përdredhur valë valë
Shuhet në mbarim.

Ja era, fat i njeriut i keq o i mirë.
Përrr…përrr…’i shkrepses është vaj çilimiu
Pse shprepsja q’u zhduk me të shpejt n’errësirë
Është njeriu!
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #93

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Jeta ësht qime

Siç më thot kjo mëndja ime
Fundi i fundit: jeta është qime
Shtri e shtri dhe . . . përr . . . u kput
Hop njeriu në varr u fut.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #94

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Kalemi im

Nashti e mësova kalemi im, po . . . .
Kur mbusha motin dhe nënia më vuri në sini, un ty të mora kalemi im: Dhe kishte shum gjëra të bukura dhe te çmuarshme atje, po un s’desha tjetër veç teje.
Ty ndoshta s’t’erdhi mirë, por unë të mora e argëtohesha kur gërvishtja pas murit të bardhë që ti e nxinje. Argëtohesha se nuk e dinja që ti nxinje, treteshe.
Isha i vogel kalemi im e s’dinja që me ty di nxiheshe muri i bardhë. Dhe vonë e mësova se ndryshe nuk do te merrnja.
Ti ndoshta talleshe me paditurin t’ime por unë s’të ___________isha i lumtur.
Nashti e mësova kalemi im, por vonë!
Ti shkri kalem, ti . . . . . . .
Ti shkrin kalem, ti shkri pa u ankuar se ti (je si qiriu) _________ shkrin dyllin dhe nuk ankohet. Ndofta__________________________gjë. Edhe unë që kam nuk po ankohem kur po shkrinj______________________ ti, por ti shkri kalemi im!
Te dua kalemi im, por të dua të shkriç. Të shkriç bash________ shkrinj unë me ty. Po! ashtu të dua kalemi im, ashtu _____________________
Dhe atëher me gjith fuqi do të këndonj:
Ti shkrin duke shkruar
Qiriri duke ndriçuar
Dhe unë duke jetuar
Kështu shkrijm kalem
Një lloj të tre

( shenim: Në pjesët me vijë, dorëshkrimi ka qënë i palexueshëm dhe prandaj janë lënë bosh)
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.694 seconds