E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Krijimtaria e KRISTO ISAK

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #73

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Nga mëndja e çvilluar,
Teknika e mbaruar
dhe toka e punar mbahet kombi”

Një njeri , për të rrijtur në këtë botë mirë, ka shum nevoja për të plosuar, por ajo ma e para asht nevoja e ushqimit. Kjo nevojë jo vëtëm për njerzit por edhe për gjithë gjët me shpirt që jttojnë mi tokë.
Të gjithë këto yshqime viojnë prej tokës por nuk jan të gjithë nji soj, se gjët e gjalla përveç njeriut i marrin yshqimet prej dheut të pregati tura. Njeriu duhet të punojë tokën, te mbiellë grunin, misrin e bimrat e tjera të nevojshme për të, mbasi te rriten praj dhueut tue u kujdesua edhe bujku ti ujiti, ti prashiti, ti kori, ti mbledhi e të tjera shërbime që u bën bujku, pastaj gatuen dhe përdoren si ushqim pëe njerzit.
Gjithë këto mundime behen praj bujkut prandaj bujku asht ay që na mbaj gjallë. Bujku ban punën ma të rëndë dhe të interesantme në botë. Po të edhim një sy mi istorin e njeriut, do të shohim se njeriu i parë rronte vetëm me bujqsi tue mos pas as ndonje dije teknike as nonje çvillim mendjeje. Po te kendojme istorina përmi lustra e ndryshme do të shohim se në çdo luft njana ushtri përpiqej ti priste yshqimin ushtris kundërshtare se yshqimi do të ish e vetmja gjë që të jepeshin në dorë te armikut.
Shikoni sa gjë me rëndësi asht bujqësia. Nji shteti qi mungon bujqësija d.m.th. qi mungojnë prodhimet e bujkut s’kanë vleftë as teknika as mëndja e çvilluar se teknika dhe mëndja e çvuilluar s’mund te kriujojn yshqime të tjera pëe rrojtjen e njeriut përveç atyre të bujkut. E shikojm fare mirë se bujqsija asht baza dhe themeli i çdo kombi, degët e ndryshme te bujqsis janë si rrajët e nji ndruri, teknika asht si degët e atij druri dhe mendja e çvilluar janë fletët dhe lulet e atij druri, d.m.th.që të trija jan me randsi po themeli i këtyre asht bujqsija se rrajët munt të rrojnë për shumë kohë gjallë pa patur degët, fletët dhe lulet, por kto nuk mund të rrojnë pa patur rrajët.

(Kopjuar nga fletorja e hartimit, dorëshkrimi origjinal : Punë shkollë II, qe ruhet nga familja, mbi kapakun e të cilës, me shkrimin e tij shënohet: “Shkolla Teknike e Tiranës. Kristo Isak. Shqip II – III. Vjeti 1930-31. Mësuesi Mr.Skënder Luarasi”, detyra është vlerësuar “shumë mirë”)
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #74

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Pranvera

Ish një mëngjez i bukur i majit, kur po rrija i mërzitur në oborrin e shtëpis. prej andej dukeshin bregoret e stolisura me rroben e bukur q’u kish sjellë pranvera. Kjo bukuri me tëroqi aq shumë shume vërejtjen sa më dukej sikur natura vetë po më thërriste të vija, se ajo kish me ma eq atë mërzitje edhe kjo më tëroqi dhe më bëri të vija e të shijoja bukurit e saj.
Dielli sapo kish lerë dhe ish larguar pak nga maja e malit. Dolla jasht fshatit dhe shkova nëpër mes të disa livadheve ku bari ish rritur mjaft. Lule të ndryshme me shumicë lëshonin nji erë të këndshme, që nuk më linte t’ikja prej andej. Dëshironja me e pat gjithnjë atë erë, prandaj mblodha nji tuf lule e zbukurova me gjith llojet e luleve që mund të gjeja. Mbas kësaj vazhdova tue ngjit bregoret. Nje erë e lehtë dhe e avashme luante gjethet dhe degët e holla te drurve, që kishin ulur trupin e tyre nën barrën e randë të fletve. Nji vërshellim i vogel dhe i amël dëgjojej nga lëvizja e fletve prej erës. Nje qyqe degjojej që këndonte mi nji dru aty afër, edhe nji tjetër mi nje breg pak ma lark.

Nji qyqe këtu edhe nji atje

Njëra këndon po edhe tjetra se le

Njëra kandon kur tjetra pushon

Pranvera ardhi! po na lajmon
Qyqja asht majmtari parë
Që lajmron bujkun të vejë nd’arë
Thot iku dimri ardhi vera
U ndrrua natyra edhe era

Po ç’po dëgjoj! Ndërmjet të këtyre zanave nje zë tjetër m’i amel dhe m’i bukur. Bilbili po këndon.

Kendon bilbili s’pushon kurrë

Shëron njerëz të sëmurë

Avazi tij i amël shumë

Shpejt e ve njerin më gjumë
Këndon këtu, këndon atje
Dhe të mërzitur njeriun se le
E ban te këndoj se le të qajë
Zi njeriun s’e le të mbajë


Ndenja nën ijen e nji peme të degjoj avazet e tij, zënë e bukur të qyqeve dhe të shikoj mirë më çdo anë natyrën e bukur.

Ne funt të bregores nji bujk me qetë e tij dhe me nji kalë mbi te cilin ka ngarkuar veglat e punimit, po shkon mbas nji livadhi dhe drejt në nji arë në të cilën duket që ka lëruar ditën e maparshme. Pak ma tutje, nji tjetër bujk po lëron, më tutje edhe nji tjeter.
Që në mëngjez bujku me zell
Në arë vajti dhe zu po mbjell,
Me dy qet dhe nji ostenë
Me parmënd druri lëron dhen

Më drurët prane qyqja qëndron

Qyqja këndon, bujku lëron

Me shpres që do ti vej mbarë,

Fara që mbjell n’atë arë.

Edhe veç zërit te bilbilit, nji tjetër që po përpiqet ti përgjigjet atij te bilbilit.
Nën nji ije mi një bregore
Kullosin dhentë me këmbore,
Bariu këndon si bilbil
Gëzojet që dhentë po an jeshil
Ani, ju dhen të kini qumsh plot
Bariu me manarin po lot
Kur qeni le bariu nuk fle
Ngrijet shpejt dhe në çdo anë ve re


U ngrita nga ija që po rrija, edhe mbasi shetita edhe pak, tue pa gjith kto stoli të pranverës u ktheva më shtëpi i nçelur dhe i gëzuar, se bukurit e pranverës m’i oqne mërzitjet e mija. Që prej asaj dite natura asht doktori jem në kohën e mërzitjes.
(Kopjuar nga fletorja e hartimit, dorëshkrimi origjinal, që ruhet nga familja në kapak të të cilës me shkrimin e tij shënohet “Shkolla Teknike e Tiranës. Kristo Isak. Shqip II – III. Vjeti 1930-31. Mësuesi Mr.Skender Luarasi”, vlerësuar me “shumë mirë” por edhe me shënimin “kujdes gjuhën”)
Last Edit: 4 years 5 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #75

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Përse po pregatitem në degën e Bujqesis

Kam pat dhe kisha ndërmënt, deri në mbarimin e tre vjetve të parë qe bana në këtë shkollë, me u ba nji mekanik. Prindrit e mi nuk më kishin detyrue të marr nonji nga degët q’u kisha tregue, po më lanë të lirë, tue më thënë të zgjidhnja atë që të dëshiroja vetë.
Këtu gjeta nji problemë të rëndë për më zhvillue shumë herë, edhe ma fort kur ndodhesha vetë, mendosha për nji kohë të gjate përmi ç’do degë që unë mbesoja q’isha i zoti me e ba, edhe për mbi fruktet që do më jepte sicilado prej tyre. Dega ma e parë mi të cilën mendova, medoemos ishte mekanizma ajo, të cilën un e dëshiroja deri atëhere. Po mbasi u mendova për nji kohë të gjatë mu pa e pamundur që të merrja këtë. Të quesha nji mekanik me të vërtët më pëlqente por mendoja se nonji maqine temen nuk mund të blija edhe kur mendonja që nga ky shkak do t’ isha për gjithë jetën teme shërbtor ne tjetri, gjë që nuk mund ta duronja, e hoqa mëndjen prej saj dhe zura mendonja për shumë ditë nji nga nji mbi degët e ndryshme dhe me fruktat që do të më jepte sicilado prej tyre. Shumë ditë shkuan edhe asnji nuk më kish lënë të kënaqur, Gjithnji më vinte mendja mi mekanizmen po si prap e gjeja të pa mundur e lija.
Dega mi të cilen nuk kisha mendue edhe nuk e quaja te vlefshme ish bujqsija. Mbasi u mundova mirë mi fruktat që do më jepte kjo degë e gjeta këtë më të përshtatshme për me përmbushe dëshirat e mia.
Pika ma e parë mi të cilën mendova ish: A mund unë me ba degën e bujqsis? Pëergjigja ish: Po.
Pika e dytë ish: A ka vënt të mjaft dhe të mirë në Shqipri? Përgjigja ish: Ka vënt të shumt dhe shumë të mirë.
Pika tret ish: A mund unë me ap nji fermë të mirë? Përgjigja ish: Me ndihmën e Babës dhe të vëllezërve të mij munt të hap.
Pika katërt ish: A munt te siguronj me këto nji rrojtje të mirë? Përgjigja ish: Po. Se në Shqipri ka nevojë ma të madhe për bujqësi nga ç’do degë tjetër dhe doemos me prodhimet që do të marr prej fermës do të munt të siguroj nji rrojtje të mirë edhe tue mendue se kjo asht e vetëmja degë me të cilën mund të shtoj të ardhurat e mia edhe me të cilën munt ti ndihmoj shtetit tem ma shumë se me ç’do tjetër degë vendosa me mar bujqësinë. Me këtë shpresoj që me të vërtetë do të shkoj nji jetë të këndëshme tue gëzue bukurit e natyrës tue qënë gjithnji pran familjes seme tue marrë nji prodhim të mirë prej fermës dhe ma në funt tue i ndihmue jo vetëm familjes dhe fshatit tem që do tua shes lakrat (perimet) lirë por edhe gjithe shtetit.

(Kopjuar nga fletorja e hartimit, dorëshkrimi origjinal, që ruhet nga familja në kapak të të cilës me shkrimin e tij shënohet “Shkolla Teknike e Tiranës. Kristo Isak. Shqip II – III. Vjeti 1930-31. Mësuesi Mr.Skender Luarasi”, vlerësuar me “mirë” por edhe me shënimin “Gjuha dialekt. Përmirësoje”)
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #76

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Nëna dhe bletët

Një mëngjez herët, të një dite të bukur maji, kur se në rrugët e qytetit shiheshin veçse disa puntorë të pakët, që shkonin në punët e tyre, dhe kur shumica e njerëzve kthehen nga ana tjatër në shtratin e tyre te butë, dhe shijojnë gjymin e ëmbël të mëngjezit, qëndronja në kopshtin tem para deres së shtëpisë së vogël, në të cilën banonin më shumë kreatyra se sa kish njerëz i gjithë qyteti. Ish një familje bletësh. Shihja nëpër derën e vogël të dilnin me vrull antarët e asaj familjeje dhe shpejt largoheshin. Vrualli ish i madh dhe numuri që dilnin i shumët dhe shpesh, dera, nuk i nxinte të gjitha sa dëshironin të dilnin për një herësh.
Duke u munduar që te afrohem edhe më, për t’i kqyrur më mirë, pa dashur, rrëzova një drasë të vogël me të cilën nëna u kish vogluar derën. Tashi dalin më shumë dhe më lirisht. Brenda ndëgjohej një ushtimë, një zë por si kazan që zjen dhe kur i shifnja gjith ato të dilnin nëpër derë më dukej si ndonji qytet që zbrazet, si një burg që i janë hapur dyert , dhe njerëzit me të shpejtë dalin jashtë tij për tu larguar prej një reziku. Mijra dhe mijra dalin jashtë, në këtë mënyrë, dhe unë kujtova se do të boshatohet.
Ishte e para herë që kqyrnja një gjë të tillë. Nuk kisha as një ide mbi jetën e tyre, prandaj, kujtova se u kish ngjarë ndonjië fatkeqsi që po linin shtëpinë e tyre kaq herët dhe largoheshin prej saj, pa kqyrur mbas. Mos ishin vallë mërzitur prej ngacmimit dhe shqetësimit që u sillte shpesh nëna teme? Ndofta e dinë, thosha me vete , se mbas pak kohe do të mbyten, për tu marrë ushqimin e tyre dhe duan të largohen që tashi për në një vënd të ri. Apo mos u trembnë prej meje që me rrobat e natës po u rrinja pranë si xhelat. Ndofta isha unë që u madhova derën shkaktari i ikjes.
Isha i vogël dhe për një herësh më erdhi ndëemend se atë vit nuk do të shijonja më ushqimin prej tyre. I shifnja në vjetët e kaluar, por prej së largu dhe në orët e mesditës, kurse ato roitnin, unë kujtova se mërziteshin dhe dilnin për të hikur. Nëna më vinte që ti ruanja dhe më kish thënë t’a thërrisnja kur të shifnja një gjë të tillë dhe ajo shpejtonte me një legen me ujë në dorën e majtë dhe me një fshesë në të djathtën me të cilën i lakte me ujë dhe i stërkiste. Ato zbuteshin dhe mblidheshin në degën e kumbullës t’onë. Ishin aq mijra; por unë nuk kisha menda kurrë për gjë tjetër mbi to, vetëm për atë që haja prej tyre dhe që po t’u afrohesha pranë më thumbonin. Gëzohesha kur nëna i mblidhte dhe i vinte në një shtëpi të re, se atëhere do të kisha më shumë për të ngrënë. Kurse ndonjë ikte më dukej se mbeteshim pa gjë dhe sikur edhe të tjerat nuk do të bënin gjë për mua. Po këtë radhë u tremba edhe më shumë. Herët e para dilnin më shumë përnjëherësh, por vërtiteshin rrotull shtëpisë së tyre, kurse tani dilnin dhe largoheshin me shpejtësi ku nuk dukeshin. Thirra nënën e cila ish ngritur edhe më herët se unë, të vinte t’i ndalonte. Sytë i kisha mbërthyer tek dera i habitur për çka po ngjiste. Disa herë ndiqnja ndonjë deri ku nuk dukej më dhe shpejt ktheheshin në vendin e mëparshëm.
Nëna mbrriti dhe duke mos ditur arsyen, për të cilën e kisha thirrur, pa më pyetur gjë më thotë : “Eh e shikon sa të vogla janë dhe sa shumë punojnë? Pa shih ti sa i madh që je: duhet të punosh më shumë se ato. Këto ngrihen më shpejt se ti, punojnë gjithë ditën dhe ti, qe disa herë fle deri më drekë, kërkon të hash edhe ushqimin e tyre. Atë qe ha ti çdo mengjes, këto e bëjnë, jo për ty por për vehte”.
Fjalët e nënës më bënë të mendohem. Fjalinë e fundit të këshillave të saj e përsërita me vehte. Më dukej sikur isha fajtor ndaj puntoreve të vogla, sikur unë isha shkaktari, se për të më kënaqur i vriste nëna. Pa dashur e hoqa mëndjen nga çka mendonja më parë dhe përnjëherësh më erdhi parasysh pjata me ushqimin e tyre, që unë përdornja çdo mëngjes. Më dukej sikur ky ushqim që për mua deri atëherë ishte aq i ëmbël do të më helmonte.
Habitërisht, unë, që më parë u tremba, se do të mbetesha pa ngrënë nuk doja të pyesnja më pas pse po ikin. Nuk dëshironja t’i ndalonja më. Duhet të rrojnë, thosha me vete, edhe ato të lira dhe të gezojnë të drejtat e tyre, si dhe unë.
Nëna që akoma po rrinte pranë meje, habitej edhe ajo që po i shikonja me aq vërejtje dhe duke më treguar me gisht më thotë: “Shih ja ku filluan të kthehen. Ato u ngitnë shpejt vanë në fushë, mblodhë ushqim, dhe tashi po kthehen të ngarkuara. Shif, shif, më thotë, ja ku po vijnë edhe të tjera”.
Këto fjalë më dhanë të kupëtonja se ato nuk ishin duke e lënë shtëpinë e tyre, por ishin për të mbledhur ushqim. Atë që unë e haja me lugë e mblidhnin ato aq të vogla. Bëjnë një punë të shumët e të rëndë, për të pregatitur gjith atë dhe më në fund vriten për tua marrë.
Numri që kthehen sa vinte po shtohej dhe mbas pak më dukej sikur po barazonte atë që delte. I pashë edhe më, nuk kish ndonje ndryshim veç lëvizjes brenda e jashtë. Ngrihem nga dalë me kujdes që të mos i shqetësoj dhe duke u menduar mbi të keqen që u kisha bërë, vete në dhomën time. Mbi tryezë gjej pjatën me ushqimin e zakonshëm që përdornja. Cdo ditë e kisha kërkuar mëngjezin që sapo ngrihesha nga gjumi, atë ditë nuk po më vinte mendja për të ngrënë. E marr pjatën, vete para derës së shtëpise së vogël dhe e lëshoj para. Shpejt qëndroj një mbi të dhe filloj të hante. Ja edhe nje tjetër dhe për pak pjata u mbulua me puntore.
N’atë kohë, nëna, që kish vrejt veprën t’ime më afrohet dhe më thotë se atë ditë do të mbetesha pa mengjez. Ajo nuk mendonte kurrë që fjalët e saja të më kishin bërë një përshtypje t’atillë. Unë thosha me vete, më mirë të rri unë pa këtë, që nuk jam lodhur për ta krijuar, se sa kaq mijë mije puntore që e kane ushqimin e tyre. Shif sa mijra venë e vijnë vetëm prej kësaj pjate që unë do ta hanja vetëm me një herë.
Nëna u largua duke mos më thënë gjë më. Tash e kuptoj se desh të më linte të mendonja vetë për të drejtat e atyre që punojnë. Të mendoja se sa punë të zorshme bënin ato dhe se më në fund vriteshin për tu marrë ushqimin.
Syt i mij luanin në të djathtë e në të majtë; që në dera e deri tek pjata. Shpesh i ngulnja sytë në një e vetme që sapo delte prej derës dhe deri sa ulej në pjate. Njera u ngarkua shumë, me gjithë se sasia që ajo mori, tue pa vendi e boshatisur, ishte e vogël, por ne barazim me trupin e saj ishte e shumët. Kesaj iu lyhet edhe kembët dhe nuk mundte të kthehej lirisht në shtëpi. Mëshirohesha dhe sikur mos më ndalonte frika e madhe që kisha të afrohesha edhe më, do ta ndihmoja deri tek porta. Shpesh, rrëzohej, bariste mbi token e lagur prej vesës dhe disa herë qëndronte. Tashi, thosha, u çlodh dhe do të jetë m’e zonja por prapë vazhdonte si më parë deri sa mbrriti pranë derës.Këto qëndroj prapë. Dy të tjera iu avitnë dhe po i merini pjesën e këmbëve të saja. E pastronin dhe te rija hynë brenda. Pa dashur mu kujtua baba kur kthehej prej pune, i lodhur dhe unë dilnja e prisnja, për t’i marrë ndonje send, për ta lehtësuar.
Sa fort duheshin puntoret e vogla dhe sa shumë ndihmonin njëra tjetrën. Ishin më shumë se sa kish njerëz i gjithë qyteti me gjith atë nuk i kisha parë kurrë të ziheshin. Te gjitha punonin dhe rronin të lumtura.
Prej pjatës vazhdonin të merini dhe më. Me gjith se nga pak, ishin duke e mbaruar. Isha kurioz tq mësonja se çdo të ngjiste kur tòa mbaronin. Numri i tyre sa vinte po pakësohej, se ashtu pakësohej edhe sasia e ushqimit të pjatës. Pa u mbaruar krejt kjo, kur, ja njëra u zemërua dhe mòu drejtua në fytyrë. U mundova të rohem por ajo, ma e zonja se unë, më thumboj në ballë, pranë syvet, në mes të dy vetullave. Dhimbja atij momenti ish aq e madhe sa nuk më la të mendohesha mbi gjë tjetër.
Pa dashur sytë mòu mbushën me lot dhe rrodhën mbi faqe. Ajo u shkëputr dhe po sillej edhe më, rrotull fytyrës dhe disa të tjera po mundoheshin të më luftojnë si e para. Zyra fytyrën me dorë dhe tue u dridhë prej dhimbjes shpejtoca tek nëna gadi duke qarë. Ajo kuptoj ç’më kish ngjarë dhe me të shpejtë mori një monedhë argjendi dhe e vu në vendi e thumbuar. Më kish thënë dhe më parë se ajo nuk kish shërim, por se ndalohej deri diku efekti duke i vënë sende te ftohta dhe argjënd. Me gjithë se këto m’i bëri pas pak minutash fytyra m’u ënjt, sytë m’u mbyllën, por dhimbje nuk ndjenja më.
Si! Thosha me vehte, nuk janë aspak mirënjohtëse për ushqimin që u dhashë? A po e dinin që ata nuk ishte veç se një përqindje e vogël e djersës së tyre? Mos deshnë të më tregonin se ay që u dhashë u mbarua dhe kërkonin më? A e deshnë të gjithë ç’kish qypi? Këto pyetje i bënja vehtes. I kthenja mbarë e prapë. Prapë iu jepnja të drejtë atyre. Më në fund e gjeta vehten aq fajtor sa që vendosa t’ju jepja gjithë çka u përkiste dhe të mos u përziesha më në punën dhe të drejta e tyrë. Thirra nenen dhe iu luta që t’u kthente prapë gjithë çka u kishte marrë. Atëhere kuptoj ajo përshtypjen që më kishin bërë fjalët e saja pak kohë më parë dhe më thotëç “Tashi ato punojnë. Punojnë të gjitha edhe shumë. Gjatë beharit do të mbledhin disa herë më shumë nga çka u nevojitet. Ato punojnë shumë dhe rrojnë mirë. Në qoftë se neve nuk u biem më qafë dhe ti vrasim rrojnë të lumtura.
“Ato rrojnë të gjitha ne shtëpinë e tyre, janë një familje e nadhe. Një shoqëri si ajo që kini jyve në shkollë. Ato punojnë të gjitha njëlloj dhe kanë te drejta të njëjta. Si ato që po largohen prej shtëpisë së tyre nijra metra, për të mbledhur ushqimin dhe të ngarkuara rëndë kthehen në shtëpi, ashtu dhe ato që merini në pjatën tënde dhe shkarkoheshin disa herë deri sa te vinin të tjerat prej fushe, të drejtat i kanë të njëjta. Lodhjen e kanë bërë të njëjtë dhe ndogta ajo që solli më pak u lodh më shumë”.
E degjova me vërejtje. Pastaj e pyeta. Po ato që merrnin prej trupit të njëres që ishte lyer në pjatë dhe që ja shpuri deri pranë derës, a kanë edhe ato te drejta të njëjta? “Po” Mu përgjegj nëna, “Deri sa të tjerat punonin jashtë ato punonin brenda. Ndofta këto ishin ktryer disa herë te ngarkuara dhe atëhere ndihmonin atë që nuk mund të ecte. Në familjet e tyre të gjithë punojnë”.
Dhe nëna vazhdoj: “Ti po të duash të mos i vrasim mëso si t’i përdorësh mirë dhe meru vetëm një pjesë prej ushqimit të tyre që do t’u teprojë. Ato do të rrojnë më mirë në shtëpinë që do t’u bësh, do jenë të kënaqura prej teje dhe ti, do të shpërblehesh mirë duke të siguruar ato, për çdo vjet një sasi prej atij ushqimi që të pëlqen aq shumë. Është një punë e këndëshme. Të siguron një ushqim të shëndetshëm dhe më shumë se të gjitha do të shohish jenët e tyre shoqërore. Si pillen, si rriten, si rrojnë në familjen e tyre, si punojnë të gjitha për të dje si rrojnë të lumtura”.
Nëna u largua dhe unë mbeta në dhomën time, i shtrirë në shtrat, me fytyrë të ënjtur, duke menda se si do të ishte e mundur të mesonja ato që më tha nëna dhe më fort si do të mundnja të mësonja jetën e tyre shoqërore, të cilën dhe mësuesi na e kujtonte shpesh herë.
Fillova, pra, që atëherë të pyetnja për çdo send që u përkiste atyre. Më vonë vazhdova të studioj prej librave mbi jetën, zakonet dhe përdorimin e tyre dhe sot mba një studimi të gjërë, qëndroj por si ditën e parë që u ndodha para tyre të përshkruanj gjithë ç’ka shoh, për sa i përket jetëa së tyre shoqërore.

(Kopjuar nga nje doreshkrim i Kristo Isak, shkruar rreth vitit 1930-1931 kur ishte student ne shkollen teknike. S.Isak)
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #77

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Mësimi i vrapimit
(Si mësova të vrapoj)

(Kristo Isak fitoi çmimin e parë në garat 1500 dhe 100 m. që u organizuan në shkollë më 1931 dhe çmimin e parë në 3000 m dhe të dytin në 8000 m në garat kombëtare)

“Oh, sikur të mundja të vrapoja si Todoshi”, thashë një dite me vëhtë, kur e pashë atë të vraponte në garat e fundit te vititi shkollor. Vitin që pasoi fillova edhe unë të stërvitesha. Një mëngjes herët unë dhe dy shjokë të tjerë dolëm në stërvitje në kodrat që ndodhen 3 km në linmdje te Tiranës. Pastaj u nisëm për në shkollë. Unë arrita pas të tjerëve, i lodhur dhe më merrej fryma. Unë crisja mëndjen pse dy shokët e mij ishin në gjëndje të vraponin aq shpejt dhe nuk lodheshin aq sa unë.Kishte çaste që dekurajohesha dhe bëhesha gati te hiqsha dorë nga stërvitja, por diçka brenda meje më shtynte të vazhdoja. Shpesh më dukej sikur në ajër mungonte oksigjeni i mjaftueshëm. Unë perpiqesha të merrja frymë thellë, por frymëmarrja imë ishte aq e vështirë sa ndjenja dhimbje në gjoks. Megjithatë unë vazhdova të stervitem dhe më në fund gjithçka u kapercye dhe unë pashë se vrapimi edhe pèse i vështirë në fillim dhe i lodhshëm, ishte ushtrimi më i mirë i trupit.
Unë kam dëshirë të bëhem një vrapues i mirë, prandaj unë s’pi kurrë duhan, s’prek alkool dhe nuk e mundoj stomakun dhe as ha ëmbëlsira para vrapimit. Unë nuk luaj futboll dhe as lojra te tjera që kërkojnë vrapim të shpejtë dhe ndalime të shpeshta. Unë stervitem në vrapim 3-4 herë në jave, jo më tepër se 3-4 km. Zakonisht vrapoj larg rrugëve automobilistike për shkak te reziqeve që mund të has dhe pluhurit. Koha e vrapimit është përpara mëngjezit ose pas dite 5-6, dhe kurrë nuk vrapoj më parë se 3-4 orë pas ngrënies.
Kjo është shkurt se si mësova të vrapoj. Të mësosh të vraposh është si më mësosh të lexosh ndonje gjuhe te huaj, si të mesosh çdo lëndë apo lojë tjetër; kjo kërkon disiplinë të vetëdishme, vullnet dhe të mos merresh shumë me llafe të panevojeshme se si e tek duhet bërë, por të vazhdosh ta bësh atë në praktikë.

Shënim: Artikull shkruar nga Kristo Isak në revistën “Laboremus” Gusht 1932 faqe 51, kur ishte nxënës i shkollës teknike në Tiranë
The administrator has disabled public write access.

Re: Krijimtaria e KRISTO ISAK 4 years 5 months ago #78

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Mbi varr të një shoku

N’atë kodrinë
E shtrinë të zinë
At shok.

Prehet e rri
Në dhe të zi
Një shok.

Atje në terrë
N’atë skëterrë
Ay shok.
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.244 seconds