E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Astronauti dardhar William Gregory

Astronauti dardhar William Gregory 5 years 3 months ago #9

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Nga George Pani

WilliamGGregory.jpg

William Gregory ka lindur në Lockport, New York ku edhe përfundoi shkollën e mesme ne vitin 1975. Ai ka prejardhje shqiptare nga Dardha e Korçës. Grigori studjoi në United States Air Force Academy (akademia e forcave ajrore amerikane), nga ku edhe u diplomua në degën e shkencave inxhinjerike, në vitin 1979. Pas kësaj, ai shkoi për studime pas-universitare (master) në universitetin e Kolombias për inxhinjeri mekanike (1980) dhe në universitin Troy për të marrë një tjetër master për manaxher në 1984. Ai është gjithashtu antar i universitetit të forcave ajrore amerikane në shoqaten akademike të diplomuarve (USAF Academy Association of Graduates)

Ndërmjet viteve 1981 dhe 1986, Grigori shërbeu si pilot në modelet D dhe F të F-111. Me këtë detyrë ai shërbeu si pilot instruktor në RAF Lakenheath, Britani të Madhe dhe në bazën ajrore të Cannon në New Mexico. Ai vajti në Universitetin e Forcave Ajrore (USAF test pilot school) në 1987. Ndërmjet viteve 1988 dhe 1990, Grigori shërbeu si test pilot në bazën ajrore Edwards duke kryer fluturime me llojet e avionëve F-4, A-7D dhe që të pestë llojet e F-15. Ai ka kryer fluturime me 40 lloje avionësh duke akumuluar mbi 5 mijë orë fluturimesh.
williamgregorydhefamiljaetij.JPG


Karriera në NASA

I seleksionuar nga NASA në Janar 1990, Grigori u bë astronaut në Korrik 1991. Detyrat e tij teknike përfshinin Shuttle Avionics Integration Laboratory (SAIL); perfaqesues zyre për procedurat e uljeve të anijeve kozmike; marrje masash sigurie për fluturimet e T-38-es; pjesë e personelit mbështetës për astronautët e qendrës ajrore Kennedy; radio-komunikues për anijet kozmike gjatë misioneve; përfaqesues zyre për anijet kozmike në kryerje të misioneve brënda orbitës; si edhe udhëheqës i repartit të Operacioneve në Hapësirë. Ai ka fluturuar STS-67 (1995) dhe ka kryer 400 orë në hapësirë. Grigori doli në pension dhe u largua nga NASA në verë të vitit 1999. Tani ai punon si Zv-President i Zhvillimit të Biznesit për Qwaltec, Inc. në Tempe, Arizona.
gregory_william_1.jpg


Gjithashtu ai shërbeu edhe si pilot i STS-67 në një mision astronomik kërkimor i përbërë nga 7 pjestarë në Space Shuttle Endeavour. E lëshuar nga baza hapsinore Kennedy, në 2 Mars 1995 dhe e ulur në bazën e forcave ajrore Edwards në 18 Mars 1995, kjo anije dhe ekuipazhi i saj theu rekordin e qëndrimit në hapsirë me një kohë prej 16 ditësh, 15 orësh, 8 minutash dhe 46 sekondash duke kompletuar rreth 7 milion milje. Fluturimi i dytë i anijes Astro teleskop (ultraviolet) primare kozmike gjithashtu përfshinte dhe disa anije kozmike dytësore.

Materialet që u përdorën në këtë artikull nga anglishtja përkthyer në shqip:

1-Libri "Historia e Shqiptaret", released in 2010, p.212

2-Nga Dr. Moikom Zeqo, Ish drejtor i Muzeut Kombetar, Tirane, Revista "Mbrojtja"

Photo from Space Facts



gregory_william_2.jpg
Last Edit: 5 years 3 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.151 seconds