E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Violeta Zengo Stefani - Kujtime nga femijeria

Violeta Zengo Stefani - Kujtime nga femijeria 3 years 3 months ago #110

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Kenge djepi te kenduara nga mema Dhoksi Zengo

1.

Shan Shan Nilleja
Kur mu gdhive filleja
Mes per mes Konices
Dolli Ylli dites
Ylli dolli dhe kaptoj
Kasabane c'e mbuloj
C’u mboldhe dy mije asker
Te dymijet me fener

2.

Pry pry lekeza
Vajta per purtekeza
Gjeta kilivishen mbudhe
Kilivishja me zu udhen
Udhen e Kolonjes
Dolli qeni Zonjes
Ham ham Sulejman
Sulejmani ne mulli
Hante buke me lajthi
Rush te thate e neblebi.

3.

C’jane ata ore baba
Qe shkojne pertej ne rrah
Me daulle me zurna
Me cengej me tambura
C'u shkon meskeputura
Ajo balle flutura

4. Neno Todi Zengos (nga Sotiricka Zengos)

Anes lumit bie fle
Vjen kokona dhe me ngre
Ngref o bej te keqene
Se valle shihemi me
Te pjekur alli beli
Dil kokone me percill
Apo del apo s’te lene
Mos je yll a mos je hene
Mos je molle per te ngrene
Molle jam po nuk me hane
Se me ruajne per djalo Pashane.


5. Dhona Zdrulit

Molle e kuqe ra perdhe
Ra ne qelqit me kafe
As e prit o Rai Be
Po Rai me pret ne dore
Dhe ma shtrydh si top debore.

6. Kur vinim ne Shen Pjeter

Na erdhi Shen Pjetri
Na erdhi beari
C’na u bene trimat
Se na mori malli.

7. Vasilo Zengo – ( Ja kishte treguar Dorthi Thoma Zengo)

O moj macke qime kuqke
Sot a neser nisesh nuske
Tere miqte ti i ftove
Kukumjacken c'e harrove

Kukumjacka u zemerua
Pse s'me thirri macka mua

Kukumjacka do te vinte
Dhe peshqeshne do ta sillte
Micken corbe do ta shtinte

Macka tundte dhallen
Macocka mbidhte gjalpen
Ardhi macka nga Bilishti
Pse s’me late caze pe bishti
U hodh macocka e gervishti.

Kete kenge me thoshte mamaja ma kendoi Dorthi Thoma Zengo qe ishte 5-6 vjec dhe kishte ardhur nga Amerika me 1933. Une isha 3-4 muaj , ajo ishte me mamane e saj Bubulina Zengo e bija e Petro Fotografit nga Korca.

8.

Nje kokone e bukur ketu ne mehalle
Bukurine tende nuk e kemi pare
E shpune Janine e shpune Athine
Lajmi mori dhene.

Ra nje vese shi
Zbukurovi dhene
Koste Goxhabashi
Byrazer me bene.

9.

Selenik dolli vapori
C’aber solli c’aber mori
Stambolle e mori Moskovi

10.

Duke u gdhire Shen Jani na erdhi Ynani
Mire bere o Ynan qe na erdhe per Shen Jan
Na vinin zonjat rreke rreke me femije me kope
Ju moj zonja qe po vini shtepite me ke i lini
Kemi lene dy tre pleq, se Pocare u zu dyfek.

11.

Kete e kendonte Pandi Korcarit.

C'u lodhe moj cobanke u lodhe, moj cobanke u lodhe
Mbudhe kryq vajte dhe polle, moj cobanke u lodhe
Me peshqir te madh e mbeshtolle, moj cobanke u lodhe
Ne kishe vajte e pagezove, moj cobanke u lodhe
Emrin Kristo Gajtan e qojte, moj cibanke u lodhe.


12.

Kete e kendonte Mema Zengos dhe Vanthi Nashi.

Vajta vodha dhe arce moj gerqinje
Vodha dashne lesh rudashne moj gerqinje
Vodha dhine bri kutine moj gerqinje
Vodha delen perkedhelen moj gerqinje.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 1 year 6 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.669 seconds