E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: KOCI ZDRULI - MBLEDHESI FOLKLORIT

KOCI ZDRULI - MBLEDHESI FOLKLORIT 2 years 3 months ago #124

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
VLERA FOLKLORIKE DHE ETNOGRAFIKE TË REGJISTRUARA NË DARDHË NGA MBLEDHESI KOCI ZDRULI

Riza Hyso

KUMTESË, 1984


Dardha është një fshat i Devollit të Sipërm, në të cilin janë bërë shumë gjurmime folklorike - etnografike dhe Instituti i Kulturës Popullore ruan nje fond me vlerë të veçantë nga ky fshat. Këtu janë kryer disa ekspedita nga ky Institut, por merita kryesore për mbledhjen e folklorit të Dardhës dhe të mjaft fshatrave të Devollit i takon dardharit Koci Zdruli.

Ai filloi mbledhjen e folklorit që në vitet e para pas çlirimit dhe intesifikoi dhe e persosi cilësinë e mbledhjes gjatë viteve 1958 - 1962.

Me pak shkollë por me shumë intuitë gjatë lidhjeve që pati me punonjësit e Institutit të Kulturës Popullore, ai mundi të asimilojë e të zbatojë në praktikë kriteret kryesore shkencore të mbledhjes, mundi të orientohej mire, si, ku e çfarë të gjurmonte e të regjistronte. Në këtë punë me kaq vlerë e ndihmuan një varg faktorësh: Mori pjesë gjallërisht në jetën folklorike artistike në fshat, në zonë e madje dhe në festivale kombëtare, krijoi koncepte të qarta e bindje të thellë se vlera të mëdha kulturore e artistike ruhen në kujtesën popullore, të cilat duhet të regjistrohen sakt; pati ndjeshmëri e shije artistike, sa më shumë e njihte folklorin, aq më tepër i kultivoheshin, pati këmbëngulje të veçantë për të gjyrmuar vlerat artistike me subjekte nga më të ndryshmet; kureshtje e vendosmëri për të zbuluar të vërtetat dhe një shtytje të brendëshme për t’i thënë ata qartë e saktë. Puna e tij e gjatë e këmbëngulëse na la një lëndë me vlera të shumfishta: Ajo është një dokument i jetës shpirtërore artistike të fshatit dhe të zonës; është objekt me vlerë për studime, është ndihmës në pasurimin e fondit kombëtar folklorik dhe etnografik të regjistruar. Veç kësaj duhet theksuar se pikat e gjyrmuara kaq gjërë e kaq thellë, nuk janë të shumta në vendin tonë, ashtu si nuk janë të shumtë mbledhësit e apasionuar që kanë lënë fonde kaq të pasura. Siç del nga lenda e mbledhur, ai është ndihmuar nga bashkëfshatarët e vet të moshuar e të sekseve të ndryshme, të cilët nuk janë kursyer t’i diktojnë, t’ia këndojnë, apo t’ia tregojnë gjithshka kanë mbajtur mend.

Gjurmimet në fushën e folklorit dhe të etnografisë së Dardhës dhe zonës përreth u shtrinë në llojshmërinë e folklorit dhe shumë aspekte të etnografisë, madje edhe të kujtesës popullore për ngjarje historike zonale. Si rrjedhojë e një pune kaq të madhe e me cilësi, një pjesë e lëndës së mbledhur prej tij që përfaqëson vlera të vërteta shpirtërore të kulturës popullore të fshatit Dardhë ka zënë vend në një varg botimesh të rëndësishme të folklorit shqiptar si: “Këngë popullore lirike”, “Proza popullore”, “përalla”, “anekdoda” , “gjë e gjëza”, dhe “fjalë të urta të popullit shqiptar”. Në këtë të fundit mbedhësi Koci Zdruli përfaqësohet me më se 800 fjalë të urta. Me lëndën e zgjedhur nga fondi i tij Instituti i Kulturës Popullore ka përgatitur nje botim të veçantë “Folklor nga Devolli i Sipërm”. Pjesa më e madhe e këtij vëllimi është mbledhur në Dardhë.

Ky interes i veçantë buron nga vlera që ka lënda e mbledhur prej tij. Koci Zdruli ka regjistruar një buqetë baladash nga më të lashtat, që lidhen me murimin gruas në themelet e urës opo kalasë, subjektin e baladës burri në dasmën e gruas së vet (Ymer Agai), ballada të tjera që ruajnë motive të hershme të cilat i gjejme edhe në balladat e mbledhura nga De Rada (botim i vitit 1856). Këngët historike nuk janë të shumta, por kanë interes sidomos ato që u kushtohen figurave të shqiptarëve që kanë dhënë ndihmesën në luftën e popullit grek për çlirimin nga zgjedha osmane, si dhe këngët për ngjarje me karakter të ngushtë lokal e që hedhin dritë në episode që kanë bërë përshtypje në popull, për gjendjen e fshatit në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Veçanërisht e pasur është lënda me këngë lirike, të dashurisë e sidomos të dasmës, këto të fundit mbledhësi i ka regjistruar me këmbëngulje. Vlera studimore kanë gjithashtu këngët rituale të motmotit, si dhe shënimet që ka lënë për to duke arritur të kapërxejë vështirësitë e veçanta që ka regjistrimi i prozës popullore, sidomos i përrallës dhe anekdodës. Ai e zotëronte vetë mjaft mirë këtë lloj rëfimi, prandaj dhe anekdodat dhe përallat e regjistruara kanë tipare të mirëfillta të atij organizimi artistik të fjalës që është karakteristike për përallën popullore. Disa nga këto janë përalla fantastike, të tjerat novelistike me vlera për botim. Anekdodat dhe fabulat janë regjistruar me dorë të sigurt dhe të bukur të një refimtari të talentuar që e ka të zhvilluar e të pjekur sensin artistik të rëfimit. Përsa i takon etnografisë ai është profilizuar në regjistrimin e kulturës popullore, ku na ka lënë lëndë me vlera për studime në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë janë gjyrmuar e regjistruar zakone e paragjykime të Dardhës e të zonës që kanë patur rrënjë më të thella (dhe që njiheshin më mirë) në gratë e moshuara të cilat dihet se i konservojnë më gjatë këto elmentë. Ato i takojnë sferës së paragjykimeve, bestytnive, ceremonialve etj. si dhe njeriut, banesës, kafshëve shtëpiake, shpendëve, insekteve, etj. që lidhen me ceremonialet fetare dhe elementët parakristianë në këto ceremoni.

Në fushën e kulturës materiale disa herë ai gjurmon me këmbëngulje për të shpëtuar elementët që lidhen me këngët. Kështu janë përpjekur me sukses për të shpjeguar “Koçinë e dasmës”, “Qeleposhën” që na duket e ngjashme me “Kezën” arbëreshe si dinstinktivi apo diadema e martesës.

Përvijuam këtu me pak fjalë e në vija të përgjithëshme vetëm diçka për një pjesë të punës së tij mbledhëse për folklorin e pasur dhe vlerat e kulturës shpirtërore të Dardhës e cila është shumë më e pasur, më e gjërë e që studjuesit e kulturës popullore, për probleme të ndryshme do t’u duhet të konsultohen.

Folklori i mbledhur në Dardhë kuptohet që nuk mund të quhet vetën dardhar, ay përfaqëson atë pjesë të fondit kombëtar folkloristik që njihej e praktikohej në Dardhë. Këngë të cilave u njihet fillesa e tyre në këtë fshat, janë vetëm disa, por ato janë tepër origjinale dhe dëshmojnë për pasurinë folklorike të këtij fshati. Pasuria dhe llojshmëria e lëndës folklorike që njeh një fshat, përfaqëson gjithashtu dhe jetën shpirtërore artistike të një fshati apo të një zone. Nga kjo lëndë mund të gjykohet dhe për nuancat lokale brenda njisisë kombëtare kulturoro artistike.

Nga kjo pikpamje mund të themi se Dardha ka patur një jetë dhe një kulturë artistike folklorike të zhvilluar, një repertor të larmishëm, të bukur dhe me interesa të veçanta.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 1 year 3 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.160 seconds