E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: ARTUR BALLI - Ne kujtim te babait.

ARTUR BALLI - Ne kujtim te babait. 3 years 4 months ago #106

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
ARTUR BALLI

Në zemërim përpirë ...

Ne zemerim perpire
Rete e zeza godita me grusht
Dhe bubullimat i zura per gryke
Dhe malin me dhembe kafshova
E dheut i rashe me shkelm,
Sa e bera te dridhej

Pastaj, pranveren,
qe kisha dashuruar qe ne lindje
Zgjata duart, ta mbys, ne dhimbje

Por befas, nje rrufe me shpoi veshet tej per tej
-Akoma s’ke mesuar?!- shungulloi
Humbja, dhimbja, zemerimi,
Mish dhe eshtra jane
Te Jetes…
Jane kuptimi

Dhe une, pastaj, meqe s’mund te beja tjeter
Me thonj gdhenda nje zgaver ne gjoks
Dhe e mbusha me kujtime….

%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

Më mungon, baba

Nuk di ne te mungoj
Aq sa me mungon
Nuk di cfare te te them
Druhem s’me degjon
Nuk di cfare te te jap
Ti, asgje s’kerkon

Nuk e di sa larg ke shkuar
Nuk e di se cfare ndjen
Malli qe te kam derguar
S’di nese te vjen
Lulet qe te sjell tek varri
S’di ne i pelqen
S’di ne do qe te perlotem
Apo keq te vjen

Hapin tend nganjehere me duket
Sikur e degjoj
Bej te ngrihem, te hap deren
Qe s’je me, harroj

Oh sa dua prane meje
Vec per pak te jesh…
Shih mos vjen sonte ne enderr
Dhe mos qaj po qesh

Artur Balli - Vargje te shkruara rrembimthi (te paperpunuara e te paperfunduara), pas humbjes se babait tim te dashur.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 4 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.136 seconds