E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Gurit të Vjeshtës - Autori Niko Çika 1988

Gurit të Vjeshtës - Autori Niko Çika 1988 3 years 9 months ago #97

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Gurit të Vjeshtës


Qysh në ditët e para të vegjëlisë
O shkëmbi gjigand të kam soditur
Ke lindur nga thellësi e lashtësisë
Dhe breza të tërë ke mahnitur.

Janë shekuj, vjete me miliona
Që madhështor mbretëron aty
O shkëmb përrallor tani tregon
Atë që ne nuk kemi parë me sy.

Ke parë të liq, armiq të urryer
Ke parë miq e shokë të mirë
Të parëve ju the: Tani jeni të lirë
Për brezat asgjë ti s’ ke kursyer.

Një ditë mbritën shqiponjat partizane
Me yll në ballë dhe zjarr në zemër
Ata që kallën fashistët në varre
Që lanë pas lavdi dhe një emër.

Ke parë kurbetllinj duke qarë
Ata që zemër plasur mërguan
Ke parë pleq me çifte të ndarë
Që n’ kët jetë pak u gëzuan.

Ke parë flamur kuq e zi
Dhe trima, me bëmat e lavdishme
Patriotë me abetare rasur në gji
Ata që luftuan në ditë të stuhishme.


Kur ishim fëmijë kemi menduar
Që ke fshehur luanë aty në shpella
Të jetë e vërtetë apo e sajuar?
Që kjo shpellë tmerrin ka mbjellë?

Ju sodit shkëmbenj madhështorë
Kështjella të fshatit tim të dashur
Atje ku u përplasën stuhië shekullore
Për mua jini kujtimi më i pasur.

I Mprehti, i Rusit, i Rahut t’ rrethojnë
Ashtu si shoqërojnë trimat një mbitrim
Dhe fshatarët nga larg të admirojnë
Në pafundësi rrofsh simbol i vendit tim.

Erdhën ditët dhe koha ndryshon
Dhe vjeshta nën ty sot lulëzon
Dhe Dardhan që ti ke përkarshi
Të rilindë ashtu si dje përsëri


Tiranë më 27.1.1988

Autori: Niko Çika
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 2 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.131 seconds