E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: UNË E DUA DARDHËN Dritëro Agolli , Shkurt 1985

UNË E DUA DARDHËN Dritëro Agolli , Shkurt 1985 3 years 9 months ago #102

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
UNË E DUA DARDHËN

Dritëro Agolli , Shkurt 1985


Unë e kam dashur Dardhën që kur e kam parë, që në fëmiri. Im atë kishte shumë miq në Dardhë dhe kur shkonte atje më merte me vehte në vithet e kalit. Ne ngriheshim errët dhe mernim rrugën nga Menkulasi për të shkuar në fshatin që e donim aq shumë. Mëngjezi na zinte në Dardhë. Ahishtet, që i rinin si kurorë fshatit dhe Guri i Vjeshtës që qëndronte në krah të ti dukeshin sikur, lundronin në një push të florinjtë, se dielli i a lëshonte rrezet e arta të mëngjesit.

-Ky është fshat - thoshte im atë me vështrim nga Dardha, sikur donte të mburej që i pari na kishte treguar dhe i pari na kishte ushqyer dashurinë për të.

Dhe mua më pëlqenin shtëpitë e gurta dhe rrugët dhe rrugicat e gurta. Më pëlqenin edhe kumbullat kur mbusheshin me lule të bardha e pakëz si më të kuqëremë. Por i desha më shumë lulet në dritaret e shtëpive. Tim eti i pëlqënin më shumë kumbullat:

-Ah ç’ janë këto! - thoshte i ndjeri.

Unë në fillim nuk dinja pse i pëlqenin kumbullat. Pastaj kur u rrita edhe pak, e mësova. I pëlqenin se nga to delte raki e mirë.

E kështu që atëhere në fëmirinë time të herëshme, u dashurova me Dardhën. Vitet ikën, dashuria mbeti dhe u rrit më shumë. Këtë dashuri nuk e rritën vetëm shtëpitë e gurta dhe rrugët e gurta të bukura, ahishtja dhe Guri i Vjeshtës. Dashurinë e rritën njerëzit e Dardhës. Unë zura shumë shokë nga Dardha: Endri Kekon, Sotir Velon, Teodor Laçon, Sofokli Thimon, Vaskë Zdrulin dhe dashuruesin e këngës popullorëe të Devollit, Koci Zdrulin që tashi nuk jeton. Koci pati mbledhur shumë këngë popullore, duke udhëtuar fshat më fshat që nga Dardha deri në Cangonj, tej e tej Devollit. Dhe kur shkonja në Dardhë ai më merte në shtëpi dhe më tregonte fletoret e mbushura me këngë. Pastaj ne këndonim.

Nga dashuria për Dardhën, unë fillova të bëhem si çilimi. Shikonja hartën e Shqipërisë për të gjetur Dardhën etj. siku këto të ishin pemë, dmth dardha, dhe doja t’i povonja se cila ishte më e ëmbël. Dhe gjeja në hartë: Zall Dardhë, Dardha e Tomoricës, Kurorë Dardhë, Dardha e ... Atëhere ç’ ndodhi me mua? ndodhi vërtet si në një kopësht me dardha. Unë mora një herë rrugën dhe shkova në Dardhën e Tomoricës. E dini se për çudi, kjo Dardhë i ngjante Dardhës sime? Kishte shtepi të gurta e rrugë të gurta. Edhe atje binte dëborë, edhe atje çelnin kumbllat lule të bardha. Pastaj shkova në Zall Dardhën e Peshkopisë. Ishte tjetër Dardhë, po edhe ajo kishte një bukuri të veçantë. Mora rrugën për në Kurorë Dardhën e Pukës. Edhe ajo ishte e hijshme.

Mes këtij kopshti me Dardha të vendit tim është Dardha ime. Megjithse nuk kam lindur në asnjë nga këto Dardha unë i quaj të miat. Ah! Sa e dua këtë emër Dardhë! Por nga dardhat e tjera për mua është më e ëmbël....

Dardha të sotmen e ka në degët dhe fletët që blerojnë, e ka atje ku vrapon lëngu i jetës. Të kaluarën e ka në rrënjët e thella, që edhe ato jetojnë. Rrënjët dhe degët e Dardhës jetojnë. Në rrënjët është historia, është origjina e biografisë sonë: janë luftrat e përpjekjet për liri e zgjim kombëtar, janë patriotët si Sotir Peci me shokë; janë dëshmorët partizanë dhe lufta partizane. Kështu ne jetojmë me Dardhën.

Unë e dua Dardhën dhe dardharët, nuk kam frikë se ju marr atyre një pjesë të dashurisë. Dashuria kur ndahet shtohet e shumëzohet....
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 3 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.135 seconds