E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: NE PRAG TE VITIT TE RI 2017 !

NE PRAG TE VITIT TE RI 2017 ! 4 months 4 weeks ago #417

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
leo-bardha-cani-copy.jpg


Vitet ikin një nga një si ato faqet e një libri që lexojmë dhe i kthejmë në anën e majtë të tij. Kujt i duket se ikin shpejt, dikujt tjetër duket se i shkojnë më ngadalë, megjithatë ato lënë pas zëra,tinguj,mbresa me natyrat nga më të ndryshmet, ashtu sic është dhe fëshfërima e lehtë e kthimit të fletës... Sa herë që gjëndem në Dardhë takoj fytyra të reja, njerëz me mosha të ndryshme që e duan Dardhën, njerëz që kanë ardhur shumë herë pas vizitës së tyre të parë. Janë jo vetëm ata që kanë lidhje fisnore me Dardhën, por dhe shumë vizitorë apo turistë që e duan Dardhën dhe natyrën e saj. Këtë kolazh me fotografi e kam bëre për të treguar se brez pas brezi Dardharët kishin e kanë shumë miq, shokë e shoqe, që i sillnin e vazhdojnë t’i sjellin e presin në shtëpitë e tyre për të shijuar së bashku me ta jetën familjare dhe tradita të fshatit Dardhë. Në foto është Elsa Pandi Peci, e cila solli në vitet ‘50 shoqen e saj të ngushtë Bardhën , të shoqin e fëmijën e tyre. Bardha u vesh dhe me xibunin dardhar, dhe i shkon aq bukur ai kostum. Fotot flasin vetë se sa kujtime të bukura kanë lënë ato ditë në miqtë e Elses. Elsa është mbesa e Nume Pecit, gruas me pasionin dhe durimin e madh që qepte e qëndiste xibunin Dardhar. Ajo ruan kujtimet më të bukura për gjyshen e saj, mëmë Pecin...Por atëhere fshati ishte mbushur plot me njerëz...
Sivjet takova në Dardhë dy vajza të reja që kishin ardhur me pushime bashkë me fëmijët e tyre. Njëra ishte Era nga Tirana me nënën e fëmijët Enzo dhe Maeli. Kishte disa javë që banonte në “ Tavernën Iliri”. Në shëtitjen për në Shën Pjetër, Era dhe djali i madh Enzo na shoqëruan me dëshirën e tyre megjithëse shëtitja ishte e gjatë. ( Do të postoj dhe videon të cilën e tregon dhe shëtitjen e gjatë.)Kurse vajza tjetër ishte Entela me djalin e saj Boris që i takova në të njëjtën tavernë.Entela më solli shumë emocione, më tregoi se kur ishte në moshën shtatë - tetë vjecare kishte ardhur në “Kampin e punëtorëve” me prinderit e saj nga Durrësi ( diku fillimi i viteve ’80). Më tregoi disa fotografi të atyre viteve e më thoshte - “ Të lutem më ndihmo të gjej se ku janë këto vënde në fotografi. Dua të shkoj me djalin e t’i bëj foto përsëri në të njejtin vënd.” Sa shumë kujtime të bukura kishte ajo vajzë…,por vëndet nuk ishin si me parë, kishte shumë ndryshime dhe nuk i vije faj që nuk gjente dot se ku ishin bërë.
Ishin emocione të vecanta ato që ndjeva me vajzat e reja dhe fëmijët e tyre. Plot ndjesi të tjera mora edhe më shumë të huaj që takova rastësisht rrugëve në Dardhë, në hotele apo tek “Muzeu Dardhë”. Të gjithë thonin: " Nuk mund të rri pa ardhur përsëri në Dardhë…." Dhe përshëndetja "MIRUPAFSHIM" ju pëlqente shumë!
Por nga ana tjetër më bën shumë pesimiste e përshtypje jo të mirë e lë shumë për të dëshiruar fakti se tani nuk ka më përshëndetje midis njerëzve që takohen në udhët e Dardhës. Të gjithë që u rritëm në Dardhë, kudo që ecnim, i njihnim nuk i njihnim njerëzit, përshëndeteshim, thonim "Miremëngjez, Mirëmbrëma, Natën e mirë! " Por tani këto fjalë kanë marrë arratinë, ashtu si morën dhe njerëzit. Një mëngjez të bukur shtatori, një mik i babait tim që jeton në Dardhë në behare e që është dhëndër në fshat, erdhi tek oborri i shtëpisë e më tha: “Ah moj vajzë, me vjen turp e të kërkoj shumë të falur. Ti na përshëndet së herë që vjen e na gjen duke pirë kafenë, apo duke bërë muhabet në klub dhe unë nuk kam ditur se kush je e nuk të kam kthyer përgjigje asnjëherë !?” ….
Po pse s'duhet t’u kthejmë përgjigje përshëndetjeve? Përshëndetja vjen nga një njeri i Perendisë që të respekton edhe pse nuk njiheni. Po pse mos përshëndetemi si “një herë e qëmoti” ?!.... Mua më duket se udhëve të Dardhës edhe avullitë e shtëpive, edhe gurët e kalldrëmeve, dhe ujët e krojeve që gurgullojnë, edhe pemët anë e mbanë, gjithë natyra kanë dëshirën të ndejnë edhe frymëmarrjen e njerëzve dhe hapat e tyre, edhe zërat e përshëndetjet e tyre. Vetëm ato kanë “ të incizuara ” gjithë historinë e ju mungojnë të gjitha pa asnjë përjashtim. Mos duhet të vendosim disa “Parrulla” si ato tabelat që kanë qytetet për të emëruar rrugët? Le të shkruajmë këto përshëndetje kudo në fshat. Le t'i inkurajojmë të gjithë kalimtarët t’i thonë midis tyre. Pse jo ? Shumë të huaj le të mësojnë qoftë dhe një përshëndetje të vogël në shqip ?! Në Dardhë nuk duhet të vihet për të ngrënë vetëm një petë në sac, apo për një raki kumbulle! Nuk është kjo historia e tradita e turizmit në Dardhë !
Jo më kot më erdhën papritur në mëndje këto vargje të shkrimtarit grek Odysseas Elytis ( Nobel Prize ne Literature 1979) Më vjen keq që nuk i gjeta në shqip këto vargje, por jam e bindur se shume prej jush e njihni gjuhën. Përkthimi do ta humbte gjithë magjinë që ato përmbajnë.

Το Παράπονο

Εδώ στου δρόμου τα μισά έφτασε η ώρα να το πω
άλλα είναι εκείνα που αγαπώ, γι' αλλού γι' αλλού ξεκίνησα

Στ' αληθινά, στα ψεύτικα, το λέω και τ' ομολογώσαν
να 'μουν άλλος κι όχι εγώ μες στη ζωή πορεύτηκα

Ο-ο-όσο κι αν κανείς προσέχει
ο-ο-όσο κι αν το κυνηγά πάντα,
πάντα θα 'ναι αργά
δεύτερη ζωή δεν έχει

Këto vargje i këndon përsosur një këngëtare greke shumë e dashur për mua Elefteria Arvanitaki, kush dëshiron le ta dëgjojë. (Kërkoni TO PARAPONO)

Atëhere në këto ditë të fundit të 2016 ju uroj pushime të mbara, uroj për të gjithë ju që e doni Dardhën GEZUAR VITIN I RI 2017! T'ju sjellë plot shëndet dhe gvzime në familjet tuaja. Uroj të shohim sa më shumë vizitorë e turistë në DARDHEN tonë të bukur dhe JO vetëm të shihemi, POR dhe të përshëndetemi, të ndajmë mes nesh eksperiencën dhe kujtimet për fshatin. Le t’i lëme mënjanë telefonat, (le të marrin frymë edhe ata sado pak) kur takohemi me miqtë. Le t’ju tregojmë turistëve sado pak nga historia që ne njohim për Dardhën!
Kështu do të kontriboni të shihni gjithnjë e më shumë vizitorë, që t’ju sjellim sa më shumë turistë e klientelen më të mirë e në të gjitha stinët e vitit të gjithë banorëve të Dardhës që kanë zgjedhur të punojnë e të sigurojnë jetën e tyre nga TURIZMI në DARDHE!

Me shume respekt për Teta Elsa Pecin dhe shoqen e saj Bardha që u bënë sot për mua personazhet e këtij tregimi. Për miket e reja Era dhe Entela, që takova në Dardhë, për ata që më përshëndesin me ngrohtësi si dhe për ata që nuk kanë kohë të më pershendesin, për ju të gjithë Grupin Dardharët - faleminderit nga Adriana Stefani.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 4 months 4 weeks ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.266 seconds