E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: GAQO VASIL STEFANI - KUJTIME

GAQO VASIL STEFANI - KUJTIME 3 years 1 month ago #113

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Gaqua ishte gjyshi im shume i dashur, qe u lind ne Dardhe dhe punoi gjithe jeten e tij duke filluar punen qe ne moshe te mitur. Ai shkroi ditare per jeten ne fshatin e tij shume te dashur Dardhe. Ato jane shkruar ne dy vellime nga Xhaxhai im i paharruar Vangjo Ilo, por une kam shume deshire t'ja u percjell dhe juve ato kujtime shume te ndjeshme e me bukuri te vecante te atyre viteve te shkuara. Kur afron dita e Shen Gjergjit e kujtoj gjithnje me shume mall, ashtu si te gjithe familjet kujtojne te dashurit e tyre. Shen Gjergji po afron dhe une po e filloj postimin e ketyre kujtimeve me diten e Shen Gjergjit ne Dardhe.

Dita e Shën Gjergjit më 23 Prill.

Këtë ditë në fshatin tonë nuk mbetej njeri pa therur një shqerrë ose një cape. Ditë feste. Lëkuret e të gjitha këtyre bagëtivë do të shpiheshin në kishën e Shën Gjergjit për ndihmë. Këto lëkurë mblidheshin në dera e kishës, i merrtë në dorëzim epitropia (komisioni) i kishës që e kishte zgjedhur fshati. Këto lëkurë pas dy ditësh dilnin në ankand dhe kush të shtonte i merrte. Shumë herë vinin lëkuraxhinj nga Korça i merrnin. Shumë herë i merrnin fshatarët dhe i shpinin në Korçë duke u paguar epitropëve atë sasi që shtoheshe 5, 6 deri në 8 napolana flori. Kishte arrirë që Vakëfi të mblidhte dhe 400 lëkurë ditën e Shën Gjergjit. Këtë ditë do të ngriheshin me natë të gjithë po më shumë të rejat, vinin jashtë fshatit duke kënduar plot këngë dhe duke këputur degë plepi dhe duke sjellë nga një për çdo njëri, se çdo njëri në atë kohë do lidhte pas brezit një purtekë të vogël. Ashtu ishte zakoni, i vogël e i madh. Mbasi dilte kisha shkonin për urime nëpër emrat Gaqo.
Këtë ditë të Shën Gjergjit u vareshin dhe zile bagëtive. Gjithë populli festonte këtë ditë. Edhe qumështin e bagëtive këtë ditë nuk e vinin në përdorim të vitit, e hanin e pinin dhe e dhuronin dhe atë që mbetej ua jepnin gjene bagëtive. Këtë ditë gjithë rinia vinte në Shën Thanas me verë të kuqë dhe peshoheshin.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 1 month ago by STEFANI. Reason: READING
The administrator has disabled public write access.

GAQO VASIL STEFANI - KUJTIME 3 years 1 month ago #114

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
SHENIM - NUK KAM NDRYSHUAR ASNJE FJALE PER TE LEXUAR ASHTU SIC I KA SHKRUAR GJYSHI GAQUA KUJTIMET E TIJ. KAM PERKTHYER VETEM DISA FJALE QE I KA SHKRUAR NE GREQISHT, GJUHA ME TE CILEN MESONIN NE SHKOLLE.

Dua te flas permi te parat me syte e mija, per fshatin tim te embel Dardhen. Kur isha ne shkolle ne ate kohe me 1905, ishin dy shkolla njera e djemve dhe tjetra e çupave, ishin dy dhaskej, mesues, dhe dy mesuese. Ishte deri ne ekti taksi (klasen e gjashte) shkolla ne Dardhe. Ishte kisha, mbas oborrit te kishes ishin shkollat, e djemve lart e ndare ne dy dhoma te medha dhe nje grafio ( zyre) por edhe shkolla e çupave ne anen e poshtme te oborrit te kishes. Ne mes ishte nje bashte me ca qershi te medha dhe mbas bashtes ishte nje han per te huajt, kafene dhe kasapana dhe me nje mejdan te madh. Kur dilnim nga kisha burrat dhe grate benin shume lodra. Qershite u prene ate mot qe eshte ndertuar tempulli i kishes Shengjergj 1907 nga ana e vellazerise Ktona. Djemte e Naqos dhe te Ligorit ishin ne Ipek, punonin sharra me uje dhe patne fitime te medha. Mirpo ne kete kohe ishte dhe xhaxhaj i tyre Vasil Ktona i jati i Petre Ktones dhe vajtin ne nje kundershtim vellezerit Ktona me Vasile per shkak te nje pylli qe ishte per sharre, dhe keshtu vellezerit Ktona vune nje njeri vendali dhe e vrane Vasile ne pyll. Po kush pa kush. Shkoj Vasili. Petreja ka qene ne Dardhe. Mbasi mori vesh vdekjen e babes se vet shkoj ne Ipek - Jugosllavi, mirpo puna u prish, dhe te mos e zgjatim me teper per gjynane dhe per fajin e madh bene tembullin e kishes Shengjergj. Me qershite dhe arrat, ustallaret i suall prej Korçe dhe i paguan vllazerit Ktona me 1907. Hani kafeneja dhe kasapana ipeshin me qira nga ana e Vakefit per sherbim te popullit.
Kur isha une ne shkolle ishim ne taksin (klasen time)tem 27 djem vetem ne klasen e trete. Pastaj me te pare e me te dyte e me te katert, e me te peste e me te gjashte, mesonim grekçe. Me te pestin e me te gjashtin mesonim grekçe, turqisht e ferngjisht. Ishin kallaballek i madh ne ate kohe. Shume familje. Ne elenhon e shkolles se djemve ishte nje vivliotek ( biblioteke) i madh dhe nje sahat i madh dhe nje (agalma) Statuje nje gjysme trupi njeriu si monument ta them prej mermerit i bardhe, por nuk e mbaj mend emrin e atij njeriu e asaj figure qe ishte ne shkolle.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 1 month ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

GAQO VASIL STEFANI - KUJTIME 3 years 1 month ago #115

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Nje tregim per shkollen e Dardhes.
Sipas Ditarit te Gaqo Vasil Stefanit 1957.

Nje ndodhi midis Ligor Vishnjes (Makriut) dhe Leonidha Cikes ne Dardhe 1923, afer 100 vjet te kaluara.



Dofta do shikoni ndonje fotografi kur jane bere inagurimi i ures ne mulliri i Cakos nga ana e Kristo Gajos ne Rumani. Sa femije kane qene ne ate kohe. Me 1904 eshte ngrehur ura dhe me von jane bere edhe gjithe kalldremet e fshatit Dardhe. Me 1923 u prishne te dy shkollat, hani dhe kafeneja dhe u be shkolla e re me ndihmen e gjithe fshatareve qe ndodheshin ne Amerike. Mejtimi ishte shum i larte, por jeta koherat e suall fshatin tone te skadoje. nga njerezit qe ikne ne vise te huaja si ne Rumani, ne Greqi, ne Jugosllavi, ne Bullgari dhe ne Amerike. Dhe tashi me çlirimin i dhame fund fare. Kush Tirane, Korçe, Durre, Shkoder, Elbasan, ku nuk ndodhen dardharet. Mirpo dua tu them nje fjale qe e kam degjuar me veshet e mij ne nje mbledhje Dardhe per sebepin e shkolles se re qe behesh. E merr fjalen i ndjeri Ligor Vishnja, Makriu dhe thote: degjoni or djem u urroj te gjitheve per veprat e mira qe behen ne fshatin tone nga ana e gjithe bashkefshatareve, mirpo une mejtoj mos behet kaq e madhe, te behet nje shkolle e vogel se vertet deri tashi kane qene dy shkolla e djemve dhe e çupave veç dhe me kater mesuesa mirpo fshati i yne thote Ligori i ndjere me sa mbaj mend une ka qene shume i madh, i shikoni ata frona te kishes dhe ato vende te qethes se grave, mbusheshin plot dhe nuku kishte te djele pa 4-5 pagezime. Tashi na mbetne djemte dhe burrat ne Amerike dhe mundet te vije kohe qe edhe lope nuk do te kete te kruhen pas atyre qosheve te shkolles. Neve si rini nuk mejtuam fjalet e tija por oburra ta bejme edhe me te madhe se ky dhe pleqte jane prapanike, nuk duan te miren e fshatit dhe Shqiperine po duan grekun. Ne kete mbledhje ka ngrene nje gjobe Ligor Vishnja prej qeverise shqiptare. Çeshtja rodhi keshtu. Leonidha Çika porsi me shqiptar insistonte dhe fliste me teper mi pikat e mbledhjes. Ligor Vishnja i thote : e more dhe tine der der der nuk i le njerezit te flasin dhe te tjeret por gjithe tine degjohesh. Leonidha Çika e hodhi ne gjyq Ligor Vishnjen dhe pagoi kater napolona flori gjobe per nje fjale der der der. E mire po ç’ ngjavi pastaj me shkollen, pleqte hoqne dore, rinija nuk dinte. Pandi Gliozheni doktori u zgjodh arketar, Thoma Nashi sekretar, Papa Sotir Kere ndihmes llogaritar, Josif Pani, Leonidha Çika dhe sekush ca te tjere te rinj dhe vune ne zbatim te behet shkolla.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 1 month ago by STEFANI. Reason: READING
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.151 seconds