E Martë 30 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Katerina Dhima - Perralle nga e kaluara.

Katerina Dhima - Perralle nga e kaluara. 3 years 9 months ago #99

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Katerina Dhima, October 6, 2012

Perralle nga e kaluara.



Dikur, ne vitin 1953, ne nje dite vjeshte, nje familje e madhe, me gjyshen per kryefamiljare, mori rrugen per ne Dardhen piktoreske. Nuk dinte se ku do shkonte, por kishte nje fare ideje, sepse malet i njihte mire, sidomos krahet e brishte dhe frymen e pyllit, qe i jepte me teper siguri, se sa valet perceshkume te detit Jon. Here gjendej ne perqafimin e ngrohte ,apo te vaket te kesaj natyre dhe here here ne te ftohtin e saj aspak mikprites. Kjo familje perbehej nga te kater djemte e dy vajzat e saj, dy nga keta te martuar ne moshe te re dhe me femije. Te tjeret ishin ende te vegjel dhe po shkonin me deshire drejt te panjohures. Ne krahet e saj, gjyshja i kishte krijuar nje fole te ngrohte mbeses se saj, nga djali i dyte, sepse dy djemte e djalit me te madh, ishin me te perkembur. Keshtu nisi odisja e kesaj familje, me kryefamiljare gjyshen, qe pas dhjete apo pesembedhjete vjet ne nje fshat bregdetar dhe konkretisht ne Lukove, u gjend papritur ne nje fshat malor, sepse nje kusheri i pare, nga ana e bashkeshortit te saj te vdekur, i cili e njihte Dardhen kishte blere shtepi, i sugjeroi edhe asaj te bente te njejen gje. Kur nje grua eshte vejushe qe ne moshe te re, kerkon mbeshtetjen e dikujt dhe ajo e gjeti mbeshtetjen tek Taqo Cika, i cili i kishte bere vend vetes ne Dardhe, madje i kishte bere percapjet e nevojshme qe te blinin nje shtepi, perballe asaj se tij. Keshtu nisi jeta per ate familje, e cila eshte familja ime, por une nga kjo periudhe nuk mbaj mend asgje, sepse nje foshnje, nuk mund te kete ikona te qarta.



E nisa keshtu kete perralle nga e kaluara e familjes sime, qe ne fakt eshte realitet, sepse keshtu e kam degjuar te m'a tregonin, por shkrimin nuk e nisa qe te pershkruaj dhe t'i thur ditirambe familjes, por te kujtoj disa nga grate e moshuara te asaj kohe ne lagjen tone, qe e rrethuan me dashuri familjen time. Ai fshat me kulture, e me njerez te mire, mundohej ta ingranonte familjen ne klimen e fshatit,qe te mos ndjeheshin jashte ujrave dhe kete une e ndjeva atehere kur fillova ta njoh veten dhe te gjendem e rrethuar nga disa gra te moshuara. Dua te filloj nga ajo qe kishim nga ana e pasme e shtepise, apo nga "dericka" sic i thone ne Dardhe. Ikonat me vijne fare te zbehta ne keto caste dhe emrin e saj nuk e di, por do ta quaj sic u therriste Evgjenia e Korcarit: nene Kostojca e GJikes, nene Kostojca e Thimos, (gjyshja e Xhenit te Thimos), nene Viti, qe rrinte se bashku me gjyshen e Xhenit, pak me lart se ato, e ema Sofokli Thimos, nene Viqi, te treja motrat e Thimos, Ollga, Efigjeni, Lisa, pak me poshte Dhona Xhamo, me te emen, te cilen e therriste Mitera dhe me lart se ato, familja e Niko Korcarit, e cila kishte gjyshe, por une nuk mundem ta perfytyroj fare. Keto ishin gjith sa na rrethonin neve ne ato vite dhe mua me vjen mire t'i permend, megjithse me kujtohen vagullt, sidomos nene Kostojca e Gjikes, e cila vinte ne cdo cast, sepse ishin bere shoqe te pandara me gjyshen.

Edhe Vitin, (besoj se ky emer duhet te jete shkurtim i emrit Afroviti) qe une e sjell fare pak nder mend, me vjen si vizion, shalli jeshil prej leshdeveje, qe e hidhte supeve, sa here vinte qe te me sillte dicka per te ngrene, qe e gatuante qellimisht, sepse i kujtoja vajzen e vogel, te vdekur vite te shkuara. Per ato gra kam degjuar fjalet me te mira nga mamaja, por edhe une keshtu i sjell nder mend, duke mbushur uje te cezma, duke u kujdesur per kopshtet, apo lulet, duke fshire rrugen para shtepise. Me vijne nder mend me ate veshjen karakteristike dardhare, disi te rrepte te grave te moshuara, kur shkonin ne kishe per meshen e se djeles, kur ndonjera nga ata mbante nder duar kanistren me grurin e pershpirtjes, apo ne rastet kur festoheshin emrat.

M'u kujtuan keto gra te moshuara e te dashura, te cilat n'a jepnin shume dashuri nga e tyrja pa rezerva dhe qe perbenin ate lagje me pak njerez, disa dite me pare, kur pashe Bredhin e Vishnjes si kopertine ne fb e Dardhes. Idene m'a dha ikona e bukur e perjetesuar nga Adriana dhe ndersa skicoja me mendje lloj lloj frazazh, i drejtova vetes pyetjen: Cdo t'i shkonte me per shtat ketij monumeti te natyres? Nje shkrim per serenata e kenge nen driten e henes, apo nje kujtim i disa njerezve qe ndoshta edhe vete koha i ka harruar? Mos ndoshta ai bredh ka moshen e tyre? Sa breza kane kaluar qysh atehere? Valle sa vjet jeton bredhi, 100, 150? Nese rron me te vertete aq, atehere duhet te jete bashkmoshatar i tyre? Ndoshta nje dardhar i vjeter, mund te jepte nje pergjigje me te perafert me te verteten.


Katerina Dhima, October 19, 2012


Meqense te gjitha sa do shkruaj me poshte jane perfytyrime, qe ne relitet vijne nga njerez qe i kam jetuar nga afer, do doja te nenvizoja thenjen e mencur te BICER: "Shpirti pa perfytyrim, si observatori pa teleskop".



Natyra e bukur, hena, yjet , ujrat qe rrjedhin, kenge te ndryshme serenata, tinguj kitare, e shume te tjera si keto, jane ushqim per shpirtin, sic na thoshte dikur, i ndjeri Petraq Pani. Por une sot do dua te flas per ushqimin e kurmit, sepse pa ate asnje lloj argetimi, nuk do ishte ne nivelin e duhur dhe nuk do te na jepte asnje kenaqesi sepse sic thone ketu ne Greqi: "Arusha e pa ngrene nuk mund te vallzoje". Dua te kujtoj gjith ata njerez te punes, te cilet banonin ne Dardhe, qe megjithse pozita gjeografike dhe kushtet atmosferike paraqesnin veshtiresi, ata njerez me dashuri per vendin qe i lindi e i rriti dhe punen ne pergjithesi, por meqense ne nje fshat punet bujqesore jane me te mundshmet dhe me jetesoret, do t'i kujtoj kryesisht ne keto pune, nepermjet kendveshtrimit tim. Do doja t'i permendja te gjithe dhe megjithse kam frike se mund te le ndonje jashte vemendjes, do ta flak tej drojtjen dhe te behem pak me e guximshme. Kete shenim per keta bujq dardhare, do doja ta nisja nga Vangjo Xhamo, jo se eshte babai i Lides dhe i Gretes, por mua ai njeri me ka lene mbresa te vecanta, per punen e tij te perkushtuar, por edhe per mencurine. Pastaj kopshti i tij (apo gradinat sic i quanin ne Dardhe) ishte mbi shtepine tone dhe ate zoteri, mund ta ndeshje cdo mengjes, apo pasdite, vetem duke punuar, prashitur apo vaditur kopshtin me te gjitha perimet, ose duke u shlodhur e shijuar nje cigare. Nuk mund ta perfytyroj ate zoteri, sa te urte, e te serte, pa dhene nje keshille te mencur, apo duke kujtuar dicka nga e kaluara e larget. Me pas na lidhi edhe puna ne Shtepine e Pushimit, ku ai bente punen e kopeshtarit dhe munda ta njoh me mire, sepse isha me e rritur dhe mund te kisha opinion timin. Njeri i punes deri ne kocke qe nuk e duronte dot punen shkel e shko. Me nje fjale, ishte artist i puneve ne pergjithesi, por me shume i atyre bujqesoreve, por edhe dashamires i kuvendimeve me brume, ku merrte pjese aktivisht. Ndoshta ky shkrim do me marre pak kohe, por nuk e di pse me duket sikur u detyrohem ketyre njerezve te punes, qe nuk iu tremben kurre dimirit ne Dardhe, sepse e dinin qe gjate veres kishin punuar dhe i kishin siguruar me te nevojshmet.

Se dyti, dua te permend shokun e ngushte te babit tim, Fani Suljotin, nje puntor shume i zoti dhe mund ta them pa frike, se per kohen ishte me i pasuri ne Dardhe. Ne shtepine e tij mund te gjeje edhe qumesht dallendysheje dhe kete e di mire, sepse e bija Elenica, na bente ftesa here pas here. Mund te them per ate zoteri, se me punen e bujkut ishte i dashuruar. Kjo besoj i thote te gjitha. Pas Fani Suljotit, i cili u nda shume heret nga jeta, dua te permend Nasi Millonen, puntor te Zoti dhe bujk i lindur, me nje natyre disi te rrepte, por edhe dashamires i muzikes ne pergjithesi dhe ne vecanti te asaj greke, sepse e dinte mire gjuhen dhe kuptonte tekstin. E kisha degjuar neper pikniket qe oragnizoheshin atehere, qe kendonte bukur.Besoj se si bujq me pasuri te tyren, dua te permend vllezrit Ktona, Sofokli, Vangjo dhe Sotir, te cilet me shume nga vitet e tyre ua kushtuan puneve ne bujqesi, madje grate e tyre na thoshin se edhe femijet i merrnin me vete ne pune, per mos humbur kohe. Edhe te dy vellezrit Llaci, Tako dhe Kosta,te cilet megjithse i degjoje te grindeshin me njeri tjetrin, kur nuk binin dakord per ndonje gje, ishin njerez te perkushtuar te bujqesise. Pak me lart se ata Petraq Comi, qe nuk mund te hyje ne kategorine e bujkut, sepse ishte artizan, por meqenese ai ka vdekur shume heret, une nuk kam shume vizione, por besoj se duhet te jete marre me pune te tilla, sepse kushtet ne fshat te detyrojne. Maci, apo Thoma Necka, nuk mund ta rendis ne burrat qe merrej me bujqesi, por mund te them qe ishte kuzhinier i talentuar, e ndihmonte shume Juline ne punet e klubit, por edhe njeri me humor te kendshem, sidomos kur e ngacmonte Ligoraq Konda, benin nje duet te admirueshem. Jani Llaci, nje burre disi ndryshe nga te tjeret edhe nga paraqitja edhe nga kultura, shume shok me xhaxhain tim Thoma, por vizionet e asaj kohe jane fare te zbehta per mua. E perfytyroj pak me vone ne vitet e rinise, aty ku kishte kopshtin me molle, e megjithfare perimesh, meqenese aty ishte edhe pishina, apo depua e centralit dhe ne shkonim dendur aty, sidoms djemte. Kjo tregon se e donte punen dhe i perkushtohej asaj. Taqo Xhamo dhe Taqo Balli ishin disi me ndryshe, sikur i perkisnin dy kategorive edhe si drejtues por edhe si bujq, kur lindte nevoja dhe keto nevoja ne nje fshat jane te perditshme.Ndreci Raci, qe megjithse mund ta rendis ne nje tregetar te zotin, ne oret e lira edhe ai merrej me kopshtin e tij, apo me punet e tjera si teneqexhi, trasheguar nga babai i tij. Kete zoteri te mire, me humor te holle dhe pak sarkastik, nuk mund te mos e takoja sa here shkoja ne Dardhe. Do t'iu duket pak e cuditshme sikur ta rendis edhe Petraq Panin mes atyre njerezve qe i benin per bukuri punet e kopshtarise, (sepse ai ishte nje emigrant i kthyer nga Amerika dhe ndoshta nevojat e tij nuk ishin jetesore, ndoshta e bente per hobi) por kjo eshte nje e vertete, sepse ata te dy burre e grua do t'i shikoje se bashku, te kujdeseshin per gjithcka kishin te mbjelle aty mbi shtepine tone, kur mblidhnin kumbllat dhe ate arren e madhe qe gjithmone ishte perplot. Jani Batelli, gjithashtu nje nga emigrantet e Amerikes, i talentuar ne fushen e turizmit, por qe merrej megjithfare punesh te tilla bujqesore e blegtorale, me te cilat fshati te familjarizon dhe me cdo gje qe merrej gjithmone ishte i pare. Gaqo Skende, nje burre i heshtur ne pamje te pare, por qe nuk ishte fare ashtu, ata perbenin nje cift ideal dhe gjithmone ne punet e kopshtarise do t'i shikoje se bashku. Prifti, apo Kristo Raci mund te renditet ne disa ketegori, enciklopedist, marangoz, bleterrites, por edhe bujk i talentuar.Per ate njeri nuk mund te me mjaftojne fjalet, sepse qendronte shume lart edhe si njeri edhe si puntor.Sotir Velo, nje nga nepunsit e fshatit, i cili punoi deri sa doli ne pension ne postelegrafe, ishte nje nga njerzit qe e dashuronte punen e bujkut dhe i perkushtohej edhe kesaj pune, ndoshta kjo e nxirrte edhe nga rrutina e perditshme. Ilo Kere, per kete zoteri te talentuar, intelektual, me mendime qe te carmatoste dhe t'i vije gishtin kokes, fjalet e mia te pakta, mund te mos e percaktojne, por ishte nje bujk i talentuar. Parcelat e tij me molle, qe me pas u bene prone e kooperatives, e tregonte me se miri se sa i dashuruar ishte me kete pune. Koci Zdruli, i gjithanshem, kitarist, kepucar, berber, mbledhes i folklorit etj, megjithse invalid edhe ai ishte njeri qe donte punen e bujkut dhe kete e tregonte parcela e tij me molle, me shume varietete. Petro Keci dhe Petro Shule te dy marangozet e fshatit, megjithse koha nuk u mjaftonte te merreshin me punet bujqesore edhe ata i kushtonin mjaft kohe puneve bujqesore, te veshtira ne pamje te pare, por kur i arrihet qellimit duken te lehta. Thoma Melka, dashamirsi i kercimit cifteteli, njohes i gjuhes greke, me njohuri agronomike, aty rreth mullirit qe ishte prone e tij, e shikoje te merrej edhe me parcelen me molle. Vellezrit Dunka njerez shume puntore, qe une i perftyroroj me shume te merreshin me punen e druvarit, me e preferuara ne Dardhe, sepse te jepte te ardhura ne cast, por edhe bujq te zote. Gaqo Necka, me nje familje nga me te medhajat ne Dardhe, dua ta permend, por nuk e di pse nuk mund ta perfytyroj si bujk, apo dashamires te bujqesise, ndoshta ngaqe nuk e njoha mire, por po te marrim parasysh punen qe ben i biri Pandi, them qe duhet te kete qene edhe ai shume puntor. Vasil Skendi, bariu i fshatit, i cili nuk vinte dite ne mes edhe kur frynte e mbante, nuk mund ta sjell nder mend si bujk, sepse shkonte heret ne kullote dhe vinte naten. Nasi Zika, kasapi i fshatit, ai njeri imcak i erdhur nga Vlora qysh ne rinine e tij te hershme, puna e pare qe e bente me dashuri, nuk e ndalonte te merrej edhe me kopshtarine. Mihal Zengo, megjithse gjithmone me probleme shendeti, nuk mungonte ta ndihmonte familjen si me punet e bleterritsit por edhe me kopshtarine. Ate e perfytyroj gjithnje se bashku me te emen, aty te kopshti perbri shtepise, duke u bere sherbime te ndryshme perimeve te mbjella. Jani Tollko, mund ta sjell nder mend vetem si babain e shoqes sone Fillareti, me paraqitje imponuese, qe tregonte se ne rinine e hershme duhet te ishte djale i pamshem, por nuk e di pse nuk me behet ta perfytyroj si bujk, gje qe ndoshta mund te kete qene. Te dy vllezrit Skende, Jani dhe Koli, te dy intelektuale dhe arsimtare, do mendonte dikush se ata nuk mund te merreshin me pune te tilla. Por une i mbaj mend mire qe merreshin dhe ketu dua ta permend te shoqen e Janit, Ollgen, e cila thoshte per te shoqin, se kur merrej me pune bujqesore ishte shume kerkues. Donte pune cilesore. E pra ketu do perdorja shprehjen: "Fenomenet mashtrojne". Ata njerez qe i mendojme se nuk mund te bejne pune te rendomta, eshte i gabuar, sepse kur je i lodhur menderisht, duhet ta shlodhesh duke u lodhur fizikisht. Ne kete lagje kane qene Kondat dhe Mangellet, por fatkeqsisht nuk mund te kem asnje mendim, sepse jane ndare heret nga kjo jete, para se une te krijoja mendim konkret, por po te marrim parasysh familjet e tyre, ma merr mendja se kane qene puntore. Di vetem qe kane qene marangoze te dy. Gjithashtu edhe per Pandi Korcarin, por edhe per babain e Niko Korcarit nuk kam asnje vizion, por me vjen mire qe t'i permend si emra. Jani Suljoti, babai i Koco Suljotit, mund ta sjelle nder mend si psalt ne kishe, por edhe njeri te punes. Me kujtohet se kur na degjonte te kendonim, me bente komplimente per zerin sekondo. Dua ta permend edhe Sofokli Thimon, megjithse nuk ishte banor i perhershem i Dardhes, por njezet vitet e fundit vinte me dendur, madje ndonjehere rrinte edhe dimrave. Nuk mund te rrinte asnje cast pa pune, i plqente shume e bukura dhe shume here ngrinte edhe mure qe ishin pa zot, sepse donte t'i shikonte rruget e bukura. Aty ku mbillte perimet i kishte bere me duart e veta, duke pastruar guret e rrenojave te dikurshme.Dua te permend babin tim Leonidha dhe dy kushirinjt e pare te tij, Koci dhe Vasil, qe megjithse ne rinine e tyre ishin marre me pune blegtorale, me ne fund iu neneshtruan punes se druvarit, puneve bujqesore dhe mund te them se ia delnim per bukuri mbane. Ndoshta nuk ishin kaq te talentuar sa bujqit e tjere, por them qe babai dhe te dy kushurinjte e tij, kishin kopshte me perime qe admirohshin nga kalimataret qe vinin per pushime ne Dardhe.Ne kete shenim, meqenese behet fjale me shume per punen si bujq te disa njerezve, nepermjet kendveshtrimit tim, nuk dua te le pa permendur gjith ato familje qe erdhen nga Arza dhe u bene banore te perhershem te saj, per gati njezet, apo njezet e pese vjet radhazi. Punet e tyre me token ishin, dashuri, adhurim dhe mund ta them pa frike, ndoshta nga bujqit me te talentuar.Ata megjithse vinin nga nje fshat vetem trecerek ore larg Dardhes dhe me zakonte krejt ndryshe, iu pershaten vendit, sepse ndersa fashati braktisej prej te gjithve, ata sollen zera femijesh dhe fatmiresisht shkolla nuk u mbyll. Ne ate kohe iu ishim mirenjohes qe e populluan Dardhen, por ja qe koha e solli ta braktisnin edhe ata.

Shenim: Shkrimi i sotshem me lindi fare rastesisht. Te me besoni, doja te merresha me vazhdimin e "perralles nga e kaluara", por ja qe dora dhe mendimi mori drejtim tjeter. Mund te kem harruar ndonje njeri, por besoj se eshte bere pa dashje. Ne kete cast, para se ta postoj, mendohem se mos kujtoj ndonje njeri te njohur, banues te perhershem te Dardhes, ne kohen e rinise sime, por me ngjan se nuk kam lene njeri. Do te me vije keq, nese do ndodhe te kem lene ndonje jashte vemendjes. Ju kerkoj falje paraprakisht dhe te me falin aty nga parajsa ku ndodhen tani.


Katerina Dhima, November 3, 2012


Vitet kalonin dhe si cdo femije po filloja te zbuloja boten rreth meje. Vec grave te moshuara te lagjes, kishte edhe gra te tjera me te reja, te veshur me bukur dhe me moderne. Kur te medhenjte interesohen per nje femije, ndjehet e drojtur dhe e gurte, por fatmiresisht njerzit me edukate te mire, asnjehere nuk e teprojne. Keshtu une po dilja nga kufijt e rrethit familjar, farefisnor dhe atij te lagjes. E shikoja qe jashe mureve te oborrit familjar, ishte ndryshe dhe kete e kuptova kur femijerine e shpenguar parashkollore e lashe pas dhe tashme me duhej te ndiqja nje program, sepse mesuese Jorgjia ishte e rrepte dhe teper kerkuese. Fillova te shoqerohem edhe me vajza te tjere vec kushurirave te mija Sofia, Aleksandra dhe Krisanthi. Tashme vec ketyre, shoqerohesha perdite me Shpresen, Greten dhe Marjeten. Megjithse mesuese Jorgjia, mua me jepte ndjesine e nje gruaje te hekurt, kishte talentin te zbulonte tek nxensit e saj, ate dicka me ndryshe nga e zakonshmja dhe atehere dinte te ta ledhatonte krenarine, por pa e humbur kurre prezencen e nje mesuese kerkuese. Ajo na zbuloi magjine e shkronjave, si te lexonim ndryshe nga gjuha qe flisnim ne shtepi. Asnjehere nuk me ka dale nga mendja dita e pare e shkolles, kur ajo m'u afrua dhe me pyeti per emrin. Une nuk iu pergjigja, ndersa ajo me pa e cuditur dhe tha duke iu drejtuar nxenesve te tjere: Po, pooo, kesaj do te na duhet t'i mesojme edhe gjuhen, sic duket nuk di asnje fjale shqip!!! Edhe sot nuk jam e ndergjegjesuar nese nuk iu pergjigja ngaqe nuk dija shqip, apo sepse druhesha nga gjithe ata femije, madje disa teper te rritur (me duket si ishim32 ose 36). Megjithse mesuese Jorgjia mbeti pak ne medyshje nga sjellja ime e heshtur, ne rinine time, ia kujtoja shpesh ate dite te pare kur u njohem, madje edhe veshjen e asaj dite, ndersa me shikone e cuditur me ate syte e saj te medhenj ngjyre te blerte: Nje fustan ngjyre portokalli, me linje te thjeshte dhe nje jake qe ne vitet me pas e quajten "Jaka Vace". Ajo rreptesia e saj e hekurt e diteve te para, ia la vendin dalgadale nje forme tjeter te nje njeriu te mesuar, qe di t'ia trasmetoje tjetrit, apo nxenesve te saj ate c'ka duhet, shikonte perparimin nga afer dhe i pelqente kur isha e vemendshme. Keshtu fillova te dal nga rrethi i ngushte familjar te ingranohesha me klimen e shkolles dhe te mos ndjehesha ndryshe nga te tjetret, por sidomos nga nxenesit me te medhenj. Vec mesuese Jorgjise, u njoha edhe me mamate e shoqeve te mia: Greta-Shpresa-Marjeta. Me mamane e Gretes isha disi me e familjarizuar sepse vinte me dendur ne lagjen tone, ngaqe ishin lidhur familjarisht me Taqo Ciken, me njeriun qe e solli familjen time ne Dardhe. Me Pavlina Velon, mamane e Shpreses u lidha me shume, sepse ne femijerine tone ajo ishte rrobaqepsja e fashatit dhe ne qepnim rrobat aty (me vone kete rol e mori e ndjera teto Sano). Pavlina, kjo gura elegante, me bente qe te ndjehesha si ne shtepine tone dhe ne vajzave bashkmoshatere na sajonte lloj lloj modelesh fustanesh, qe mos ngjisnin me njeri tjetrin. Por edhe xhaxhi Soto e kuptonte mire natyren e nje femije dhe ai njeri i mire nuk kishte asnje shenje racizmi, na donte si femijet e vet. Sa here ndodhte te na ndeshte rruges duke u ngjitur per ne pune te posta dhe nese babai im i ndjere, i cili se bashku me dardhare te tjere punonte andej nga Saranda, kur na dergonte nje shume parash telegrafisht, na e jepte lajmin ne menyre te tille qe te ndjeheshim me te gezuar.

Me Marjeten lidhja erdhi pak me vone, por ishte nje shoqeri e paster dhe e thelle, sepse ashtu ishte ajo vete, pa barriera qe pengojne te bashkohesh me nje te huaj. Duke u shoqeruar me ato dhe duke verejtur boten rreth meje, gjithcka me dukej intime sikur jetoja boten ne vendin e endrrave. Mama Milika ka mbetur ende nje shoqe e mire, si per mamane dhe per mua.

Me mesuese Jorgjine, ne vitet e rinise mund te them me e ndergjegjesuar se u beme shoqe shume te mira, por doja ta permendja, sepse ishte nga grate e para te reja qe njoha nga afer dhe ledhatohesha se tepermi kur ajo me zgjidhte nje nder nxenset e mira. Nga kjo kuptoja se perparoja dhe droja sikur fashitej disi, por asnjehere nuk ndjehesha e cliruar plotesisht. Ne oren e muzikes dhe te gjuhes ndjehesha edhe me e ledhatuar, sepse aty ndoshta jepja me shume, matematika nuk me terhoqi asnjehere. Ne kete perralle nga e kaluara nuk mund te mos permend shetitjet pranverore qe kishim ne program, apo kur duhet te zinim Majin dhe mesuese Jorgjia na mesonte se si te thurnim kurora me gjethet e brishta te ahut ndersa zbrisnin mes per mes Korijes se Shen Pjetrit, per ne Sheshin e Gurit te Rrahut. Aty uleshim dhe sodisnin Dardhen e zhytur mes luleve te bardha te kumbllave.Ikona perpara nesh ishte e magjishme dhe ia merrnim kenges me zerat e paster femijerore.

Gjith ata femije (32, apo 36, nuk e kam te saktesuar mire numrin) mesuese Jorgjia vetem me nje fjale te vetme na disilinonte, por mua me cudit edhe sot fakti se si ia delte mbane me kaq nxenes, ndersa mundohej te na zbulonte boten rreth nesh, si ta njihnim vetveten me mire, por edhe si ta respektonim ate. Intuita e saj ishte e pagbueshme dhe na e tregonte rrugen sikujt sipas talentit. Madje ajo kujdesej edhe per paraqitjen tone te jashtme, duke na treguar lloj lloj menyrash si te visheshim, si te kriheshim, apo cilat ngjyra na shkonin. Pra ishte femer me kuptimin e gjere te fjales dhe shpesh here ne rinine time me kujtonte shume gjera ne lidhje me ato vite, qe me benin te qeshja dhe qe ndoshta kujtesa ime femijerore nuk i kishte regjistruar mire.

Shenim: Doja t'i kushtoja disa fjale mesueses Jorgjia, qe ndoshta nuk do perkojne me mendimet e te tjereve, por kam kendveshtrimin tim, me ndjesi qe ruaj nga ajo kohe e dlire prej femije, kur boten ende te paster nuk mund ta infektoje asgje.


Katerina Dhima 22 Dhjetor 2012.

Sot eshte 22 dhejtor, nje dite pas permbysjes se botes sipas majas. Lavdi Zotit nuk ndodhi asgje dhe ne presim si gjithmone Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Krishtlindja per ne dikur ka qene nje term i ndaluar, por Vitin e Ri e festonim bukur, per mos thene shume bukur.

Cdo njeri nga ne mbart me vete kujtimet me te bukura nga festa e Vitit te Ri dhe ndjen nostalgji, megjithse mund te kene qene te mangeta ne te gjitha drejtimet. Megjithse une jetoj e banoj ne vendin ku kriza ka goditur cdo familje apo person dhe papunesia eshte bere pjese e pandare e jetes se perditshme, asnjeri nuk dorezohet dhe me mundesite qe i ofrohen perpiqet te krijojne atmosfere festive. Para dy tre vjetesh kur dilja ne veranden e shtepise verbohesha nga dritat dhe zbukurimet e shumta te cfaredo lloji dhe gjithmone sillja nder mend se si e festonim ne, ashtu thjesht, pa fanfara. Une e mbart me vete ne canten e dores, apo te shpines vendin ku u rrita e njoha veten dhe gjithmone ndjej nje nyje ne fyt kur kujtoj me imetsi gjithcka qe na rrethonte ne ato vite. "Vendi i huaj nuk te behet asnjehere atdhe" ka thene Gete, dhe e besoj se keshtu duhet te jete, sepse magjithse kane kaluar njezet vjet qysh nga dita qe u ndava me atdheun dhe Dardhen time te dashur, me ngjan se e shmang me dashje veshtrimin apo vemendjen nga dritat verbuse qe ndizshuhen sikur dua t'iu them qe edhe ne dikur dinim te festonim. E ndjej qe nuk jam e drejte me vendin qe me dha strehe e pune, kur e terheq sadopak vemendjen dhe humbas per disa minuta ndersa dua te shkoj me syte e mendjes aty te salla e madhe e shkolles, ku ne nje kend te saj vendosej nje bredh i madh zbukuruar me lodra letrash me gjithfare ngjyrash qe benim me ndihmen e mesueses Jeorgjia. Cdo gje ishte e perkore, pa shume drita, por ishte dicka qe na jepte kenaqesi sepse puna e cdonjerit nga ne, qe mund te ishte me me talent ne vizatim, do te varej ne vendin me te dukshem. Me e bukura ne ato vite ishin dhuratat modeste apo kartolinat qe i dergonim njeri tjetrit me nje urim te thjeshte, te cilat lexoheshin nje nga nje nga dikush ne salle. Mundesite tona ishin te pakta, por shoqes apo shokut me te ngushte, gjithmone do t'i behej nje dhurate me e madhe se nje kartoline, laps apo fletore. Ndersa shoh dritat qe ndizshuhen nga verandat e cdo banese ne kete prag Krishlindjes ne Athine, me duken sikur perpiqen te ma nderpresin enderrimin, por une vazhdoj te pershkoj rruget me debore te Dardhes, sjell ndermend te gjithe shoket e shoqet dhe vargun e e gjate qe benim duke shkuar sa ne nje shtepi tek tjetra per te uruar Vitin e Ri. I vizitonim te gjitha shtepiat pa perjashtim edhe sikur mos kishin te rinj ne moshen tone dhe ketu qendronte bukuria, sepse nuk perjashtonim asnje dhe atmosferen e benin me festive te dyja kitarat bashkeshoqeruese te Pandit dhe te Ligoraqit.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.156 seconds