E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

DARDHARET NE AMERIKE

Shkruar nga Adriana Stefani on 09 Dhjetor 2013. Posted in Arshiva

Qellimi i Klubit te Dardhareve te rinj “ Perparimi”.

Djelmuria Dardhare ne Amerike, te inspiruar nga shkrimet e gazetes se pare Shqip ne Amerike, “Kombi” dhe me gjithe ndjekjet qe i bente Turqia gjuhes Shqipe, dhe me gjithe protestat e prinderve te tyre, se do marrin me qafe veten e tyre dhe familjet, ata , te ndezur nga feja e re e Shqiptarizmit, filluan me 1 te Marsit 1909 ne 133 Brdge St. East Cambridge, Mass te Shteteve te Bashkuara te Amerikes me emrin “ Klubi i Dardhareve te Rinj Perparimi”. Ky klub u mblodh mbas dy vjetesh ne Harrison St, Natick, Mass.

Qellimi i klubit ishte” Te permbledhe djelmurine ne oret e ngeshme ne salle te klubit per t’u mejtuar bashke dhe per te nxene libra dhe flete te ndryshme morale dhe shkencore, te leroje merreveshje vellazerisht ne mes te anetareve te klubit dhe te shpeshtjelle mejtimet moralisht dhe rregullisht me konferenca duke themeluar nje librari ne sallen e klubit: Te dhuroje librat e mesimit Shqip ne shkollat e Dardhes, te filloje nje salle kendimi ne Dardhe, e cila te pasurohet me libra te dobishme, mesimtare, shkencore, historike, harta dhe cfaredo tjeter mjet mesimi dhe te mbledhe prej kohe ne kohe Dardharet e Amerikes per t’u mejtuar punet me rendesi te atdheut dhe me ne fund vendosi te hapi nje shkolle Shqip ne Dardhe dhe te paguajne nga arka mesonjesit.”

Vepra e Klubit Perparimi.raci pani isaak web dardha

Klubi i Dardhareve te Rinj Perparimi jo vetem qe qendroi i hapet qe me 1909-1921, ku sherbeu me djelmurine me mesime ne gjuhen amtare dhe me studime te vyera shkencore, po hapi me 1919 shkollen Shqipe me mesues Z. Leonidha Cika dhe mbajti tre vjet me rradhe me harxhet e klubit, dhe dergon libra nga Fed. Vatra $130, pervec librave qe dergoi nga ato qe ishin ne klub, dhe pasi u mbyll dergoi ne librarine e shkolles ne Dardhe tere librat qe kishte.

Me 1911 kur Shqiptaret e Veriut vuanin urie nga ndjekjet e Turqise, klubi dergoi $25. Gjithe n’ate vit i dergoi veteranit Z. Sotir Peci $ 181 per te pregatitur libra shkollore ose cdo send qe te jete nevoje.

Me 1914 uroi me kabllogram (telegram) Mbretin William Weid.

Me 1918 kur Korca ishte ne rrezik dergoj dy kabllo ne Konferencen e Paqes qe kushtuan $55. Ne ate vit e ri dhe dy te tjera Kabloo ne Konferencen Ambasadoriale ne Paris ku mbron kufijte e Shqiperise, te cilat kushtua $106.

Per mbajtjen e shkolles Shqip ne Dardhe harxhoj $130.

Me 1923 i dhuron Vellazerise Dardhare” Mbleta” $100 per ngritjen e shkolles se re ne Dardhe. Ndihma e klubit materialisht mund te quhet e vogel po moralisht ka bere shume sherbime ne levizjen kombetare. Pergatiti me ndjenja kombetare djelmurine Dardhare, te cilet kane marre pjese ne tere levizjen kombetare ne Amerike. I kane sherbyer “ Besa –Beses” dhe Fed. Vatra qe ne nisje gjer vjet, 1937, jo vetem degeve po ca me teper qendres. I kane sherbyer si Manaxher, Arketare, Kryetare, Sekretare, anetare te Keshilles dhe anetare te Komisionit.