E Hënë 16 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

DARDHARET NE AMERIKE

Shkruar nga Adriana Stefani on 09 Dhjetor 2013. Posted in Arshiva

Sotir Peci, nisiatori i levizjes kombetare ne Amerike, i cili me anen e gazetes "Kombi" leshoi shkendijat e para te perhapjes se idese kombetare. Vuante nga uria po s’tundjej nga ideali i forte qe kishte per kombin tone. As frika, as varferia se tunden, as paraja se genjente.

Zoti Koste Issak punoi ca kohe me 1906 ne shtypeshkronjen e Pecit dhe thote se nje dite vjen Editori i gazetes Greke “ Thermopille” qe dilte ne New York, dhe pas nje bisedimi te gjate, editori i thote Pecit, “ te jap $5.000 me nje kondite qe te mos nxjerresh me Gazeten "Kombi". Sotir Peci, si i terbuar, e rrembeu per krahu dhe e hedh jashte.” Hiqu qe ketej i ndyre, Shqiptari s’blihet kurre me para. Mejtimin t’im dhe zemren time s’e ble dot asnjeri me para. Shpirtin tim dhe zemren j’a kam hua Kombit Shqiptar qe po vuan nene thundren e armikut” i thote editorit grek.

Pasaniket e Pecit ishin te paket po te sakte dhe te patundur. Peci kurre s’beri para dhe vdiq i vobekte si nje Aristidh i dyte dhe u mbulua me harxhet e Qeverise Shqiptare.

Veprat e Dardhareve te Amerikes.

Dardharet e Amerikes s’kane bere ndonje veper shume te madhe, po dhe s’mund te mos permendet puna e tyre sado e pakte qe eshte, se ata filluan te paren shoqeri ne Amerike, te parin klub kombetar, nxuar te paren gazete Shqip, ngritne nje shkolle nga me te mirat qe kishte Shqiperia, mbajtne tre vjet me rradhe shkollen Shqip te Dardhes, i dhuruan nje ndertese te re per post-komanden Qeverise ne Dardhe, bene Varretoren.Cesta Zengo

Sollen uje me teper dhe shtuan disa kroje, martuan vajza te vobekta dhe ndihmuan shume te semure.

Shoqeria Tregetare e Ice Cream-it “ White House Ice cream Co. ” ne Cambridge, Mass e perbere nga Z. Leo Sekseni, George Christy, Thoma Stefani dhe Kristo Dim. Zengo (Kristo Cesta Zengo - fotografia ne te djathte), dergoi kater vjet me rradhe nga $200 ne mot per te blere miell dhe e ndau ne te vobektit e Dardhes.

Dardharet bene te parin Piknik me emrin e Klubit Perparimi ne Natick, Mass me 1910. - Fotografia nga Nikolla Papa Jani Zengo 1910.