E Hënë 16 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

DARDHARET NE AMERIKE

Shkruar nga Adriana Stefani on 09 Dhjetor 2013. Posted in Arshiva

Dardhare qe kane sherbyer neper shoqeri te ndryshme ne Amerike.

Profesor Thoma Nassi organizoi orkestren “ Dodona”, banden “ Vatra ", e cila vajti ne Shqiperi dhe ne fund banden Presidenciale ne Shqiperi.

Z. Thoma Vishnja direktoi banden “ Mbreteresha Sofia” ne Jamestown N.Y.

Z. George Konda ka sherbyer manaxher i “ Diellit”.

Z. Josif Pani, Kryetar i Shoqerise “ Besa Besen”.

Z. Petro Mangelli, anetar i Komisionit te “ Vatres”.

Z. Koste Isaak , Drejtues i Kuvendit  1915, anetar i Keshilles, anetar i Komisionit, Sekretar i Vatres, Sekretar i Peshkopates ne Amerike me 1923, Kryetar i deges No 4, Kryetar i klubit Zgjimi filluar me 1911 dhe Sekretar i saj, Kryetar i Shoqerise Sociale Shqiptare ne Manchester N.H “ Zgjimi’ dhe dy vjet Kryetar i Vellazerise Dardhare “ Mbleta”.

Z. Koste Racka, Arketar i “ Vatres” dhe Kryetar i “ Mbletes”.

Z. Ilo Zdruli, anetar i Komisionit te “ Vatres” dhe Arketar i “ Mbletes”.

Z. Misto Millona, anetar i Komisionit te Kishes Shqipe kur u rifillua me 1908 dhe disa vjet Kryetar i Shoqerise Dardharare Mireberese “ Mbleta”.

Kur Z. Faik Konica folloi komitetin “ Flamuri i Krujes” ne Boston, Mass, kishte anetare nje shumice Dardhare ashtu dhe ne “ Veroren”. Z. Ilo Tromara ishte delegat i “ Flamurit te Krujes” kur u bashkuan shoqerite Shqiptare ne Federaten Vatra.

Ne Komitetin Lidhja Kombetare e filluar prej Themistokli Germenjit, ne deget qe kish ne Amerike, kishte mjaft Dardhare anetare, dhe ne Manchester, N.H Kryetar ishte Z. Koste Isaak.

Me 1937 u fillua Shoqeria Sociale Dardhare me qender ne Boston, Mass.

Z. Sotir Noke, qe ka shtypshkronje ne Brighton, Mass i ka sherbyer shume ceshtjes kombetare me anen e se perkoheshmes” Shkendia”.