Shtyp

DARDHARET NE AMERIKE

Shkruar nga Adriana Stefani on 09 Dhjetor 2013. Posted in Arshiva

Botim i  i "Botes" viti 1939, 402 Massachusetts Ave.Boston, Mass.

DARDHARET NE AMERIKE - VEPRAT  E TYRE PER DARDHEN E SHQIPERINE

Me 1 te Janarit, 1905 u fillua ne Boston Mass, 33 Pitts St., Vellazeria Mireberese e Dardhes, shoqeri e pare fshatarake ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prej viseve te Shqiperise. Qellimi i Vellazerise ishte: Permbajtja dhe ndreqja e shkollave te Dardhes, ndertimi i varretores dhe te kishes dhe perkrahja e Dardhareve kur vuajne dhe semuren.

Me 1906, nga nje mosmarreveshje per depozimin e te hollave te Vellazerise, formohet Vellazeria Patriotike e Dardhes me qender 185 Bridge St. East Cambridge, Mass me qellim permbajtja e shkollave, ndihme per te vobektit dhe ndihma per te martuar vajza te vobekta ne Dardhe.

Qe te dyja keto Vellazeri u formuan me kanunore greqisht, jo se ishin Grekomane, por nga frika e Turqise, se gjuha Shqip jo vetem qe nuk ishte e lire te shkruhej po dhe ata qe e perkrahnin, ndiqeshin pa meshire.

Bashkimi i Vellazerive.

Dardharet duke pare se qellimi i Vellazerise ish pothuaj se nje, dhe se cdo veper qe te bente cilado Vellazeri ish per te miren e Dardhes dhe te Dardhareve dhe duke pare se percarja ishte nje njolle e keqe dhe ca me teper ne gjeneraten e ardhme, u muar vesh te dy pleqesite dhe vendosen me nje ze qe te behet nje mbledhje e perbashket me 25 Prill 1910, ne 774 Washington St Boston, Mass., ku me nje ze u vendos bashkimi i dy Vellazerive u tretne ne nje, me emrin Vellazeria Mireberese Patriotike e Dardhes nen Kryesine e Thrasivule s. Naci.

Veprat e Vellazerise.

Me 1910 ngrehen varretoren e re, e cila kushtoi $ 800. Martuan shume vajza te vobekta ne Dardhe, mblodhe mjaft te holla qe u ndertuan udhet e Dardhes, dhuruan per shpetimin e Shqiperise qe hapi Federata e Amerikes Vatra dhe influencoi qe tere anetaret te japin ndihma kudo qe jane, per kete veper kaq te shenjte, mbrojti malet e Dardhes, (nje mosmarreveshje mes Dvoranit), duke bere letra protestimi ne Ministrite dhe Prefektit te Korces.

Me 1910, kur u be bashkimi i te dy vellazerive, kanunorja u shkrua ne gjuhen amtare Shqipe.

Me 1918 u ri-organizua me emrin “Mbleta” dhe mbushi qellimin e saj keshtu:

“Te ndihmoje shkollat Shqip ne Dardhe dhe te perkujdeset per cdo gje qe do te jete e nevojshme per fshatin, pasi te pelqehet prej shumices se anetareve.

Me 1922 Vellazeria “Mbleta” ngriti shkollen e re te Dardhes dhe jep $8.0000 nga arka e anetareve te saj, vec materialit qe ishte gati ne Dardhe, (gure, gerqele, qereste, dhe dhoga). Ne kete ndihme mori pjese dhe Shoqeria Dardhare e Bukureshtit, Rumani “ Bashkimi”. Kjo shkolle kushtoi me shume se $15.000.

Me 1929 anetaret e “Mbletes” mbodhen nje shume permi $2.000 per te bere xhadene e Dardhes. Me 1930 mblodhen shumen prej $1.300 per te ndertuar e per te sjelle tjater uje ne Dardhe dhe per te shtuar disa kroje te reja.


Qellimi i Klubit te Dardhareve te rinj “ Perparimi”.

Djelmuria Dardhare ne Amerike, te inspiruar nga shkrimet e gazetes se pare Shqip ne Amerike, “Kombi” dhe me gjithe ndjekjet qe i bente Turqia gjuhes Shqipe, dhe me gjithe protestat e prinderve te tyre, se do marrin me qafe veten e tyre dhe familjet, ata , te ndezur nga feja e re e Shqiptarizmit, filluan me 1 te Marsit 1909 ne 133 Brdge St. East Cambridge, Mass te Shteteve te Bashkuara te Amerikes me emrin “ Klubi i Dardhareve te Rinj Perparimi”. Ky klub u mblodh mbas dy vjetesh ne Harrison St, Natick, Mass.

Qellimi i klubit ishte” Te permbledhe djelmurine ne oret e ngeshme ne salle te klubit per t’u mejtuar bashke dhe per te nxene libra dhe flete te ndryshme morale dhe shkencore, te leroje merreveshje vellazerisht ne mes te anetareve te klubit dhe te shpeshtjelle mejtimet moralisht dhe rregullisht me konferenca duke themeluar nje librari ne sallen e klubit: Te dhuroje librat e mesimit Shqip ne shkollat e Dardhes, te filloje nje salle kendimi ne Dardhe, e cila te pasurohet me libra te dobishme, mesimtare, shkencore, historike, harta dhe cfaredo tjeter mjet mesimi dhe te mbledhe prej kohe ne kohe Dardharet e Amerikes per t’u mejtuar punet me rendesi te atdheut dhe me ne fund vendosi te hapi nje shkolle Shqip ne Dardhe dhe te paguajne nga arka mesonjesit.”

Vepra e Klubit Perparimi.raci pani isaak web dardha

Klubi i Dardhareve te Rinj Perparimi jo vetem qe qendroi i hapet qe me 1909-1921, ku sherbeu me djelmurine me mesime ne gjuhen amtare dhe me studime te vyera shkencore, po hapi me 1919 shkollen Shqipe me mesues Z. Leonidha Cika dhe mbajti tre vjet me rradhe me harxhet e klubit, dhe dergon libra nga Fed. Vatra $130, pervec librave qe dergoi nga ato qe ishin ne klub, dhe pasi u mbyll dergoi ne librarine e shkolles ne Dardhe tere librat qe kishte.

Me 1911 kur Shqiptaret e Veriut vuanin urie nga ndjekjet e Turqise, klubi dergoi $25. Gjithe n’ate vit i dergoi veteranit Z. Sotir Peci $ 181 per te pregatitur libra shkollore ose cdo send qe te jete nevoje.

Me 1914 uroi me kabllogram (telegram) Mbretin William Weid.

Me 1918 kur Korca ishte ne rrezik dergoj dy kabllo ne Konferencen e Paqes qe kushtuan $55. Ne ate vit e ri dhe dy te tjera Kabloo ne Konferencen Ambasadoriale ne Paris ku mbron kufijte e Shqiperise, te cilat kushtua $106.

Per mbajtjen e shkolles Shqip ne Dardhe harxhoj $130.

Me 1923 i dhuron Vellazerise Dardhare” Mbleta” $100 per ngritjen e shkolles se re ne Dardhe. Ndihma e klubit materialisht mund te quhet e vogel po moralisht ka bere shume sherbime ne levizjen kombetare. Pergatiti me ndjenja kombetare djelmurine Dardhare, te cilet kane marre pjese ne tere levizjen kombetare ne Amerike. I kane sherbyer “ Besa –Beses” dhe Fed. Vatra qe ne nisje gjer vjet, 1937, jo vetem degeve po ca me teper qendres. I kane sherbyer si Manaxher, Arketare, Kryetare, Sekretare, anetare te Keshilles dhe anetare te Komisionit.


Sotir Peci, nisiatori i levizjes kombetare ne Amerike, i cili me anen e gazetes "Kombi" leshoi shkendijat e para te perhapjes se idese kombetare. Vuante nga uria po s’tundjej nga ideali i forte qe kishte per kombin tone. As frika, as varferia se tunden, as paraja se genjente.

Zoti Koste Issak punoi ca kohe me 1906 ne shtypeshkronjen e Pecit dhe thote se nje dite vjen Editori i gazetes Greke “ Thermopille” qe dilte ne New York, dhe pas nje bisedimi te gjate, editori i thote Pecit, “ te jap $5.000 me nje kondite qe te mos nxjerresh me Gazeten "Kombi". Sotir Peci, si i terbuar, e rrembeu per krahu dhe e hedh jashte.” Hiqu qe ketej i ndyre, Shqiptari s’blihet kurre me para. Mejtimin t’im dhe zemren time s’e ble dot asnjeri me para. Shpirtin tim dhe zemren j’a kam hua Kombit Shqiptar qe po vuan nene thundren e armikut” i thote editorit grek.

Pasaniket e Pecit ishin te paket po te sakte dhe te patundur. Peci kurre s’beri para dhe vdiq i vobekte si nje Aristidh i dyte dhe u mbulua me harxhet e Qeverise Shqiptare.

Veprat e Dardhareve te Amerikes.

Dardharet e Amerikes s’kane bere ndonje veper shume te madhe, po dhe s’mund te mos permendet puna e tyre sado e pakte qe eshte, se ata filluan te paren shoqeri ne Amerike, te parin klub kombetar, nxuar te paren gazete Shqip, ngritne nje shkolle nga me te mirat qe kishte Shqiperia, mbajtne tre vjet me rradhe shkollen Shqip te Dardhes, i dhuruan nje ndertese te re per post-komanden Qeverise ne Dardhe, bene Varretoren.Cesta Zengo

Sollen uje me teper dhe shtuan disa kroje, martuan vajza te vobekta dhe ndihmuan shume te semure.

Shoqeria Tregetare e Ice Cream-it “ White House Ice cream Co. ” ne Cambridge, Mass e perbere nga Z. Leo Sekseni, George Christy, Thoma Stefani dhe Kristo Dim. Zengo (Kristo Cesta Zengo - fotografia ne te djathte), dergoi kater vjet me rradhe nga $200 ne mot per te blere miell dhe e ndau ne te vobektit e Dardhes.

Dardharet bene te parin Piknik me emrin e Klubit Perparimi ne Natick, Mass me 1910. - Fotografia nga Nikolla Papa Jani Zengo 1910.

 


Dardhare qe kane sherbyer neper shoqeri te ndryshme ne Amerike.

Profesor Thoma Nassi organizoi orkestren “ Dodona”, banden “ Vatra ", e cila vajti ne Shqiperi dhe ne fund banden Presidenciale ne Shqiperi.

Z. Thoma Vishnja direktoi banden “ Mbreteresha Sofia” ne Jamestown N.Y.

Z. George Konda ka sherbyer manaxher i “ Diellit”.

Z. Josif Pani, Kryetar i Shoqerise “ Besa Besen”.

Z. Petro Mangelli, anetar i Komisionit te “ Vatres”.

Z. Koste Isaak , Drejtues i Kuvendit  1915, anetar i Keshilles, anetar i Komisionit, Sekretar i Vatres, Sekretar i Peshkopates ne Amerike me 1923, Kryetar i deges No 4, Kryetar i klubit Zgjimi filluar me 1911 dhe Sekretar i saj, Kryetar i Shoqerise Sociale Shqiptare ne Manchester N.H “ Zgjimi’ dhe dy vjet Kryetar i Vellazerise Dardhare “ Mbleta”.

Z. Koste Racka, Arketar i “ Vatres” dhe Kryetar i “ Mbletes”.

Z. Ilo Zdruli, anetar i Komisionit te “ Vatres” dhe Arketar i “ Mbletes”.

Z. Misto Millona, anetar i Komisionit te Kishes Shqipe kur u rifillua me 1908 dhe disa vjet Kryetar i Shoqerise Dardharare Mireberese “ Mbleta”.

Kur Z. Faik Konica folloi komitetin “ Flamuri i Krujes” ne Boston, Mass, kishte anetare nje shumice Dardhare ashtu dhe ne “ Veroren”. Z. Ilo Tromara ishte delegat i “ Flamurit te Krujes” kur u bashkuan shoqerite Shqiptare ne Federaten Vatra.

Ne Komitetin Lidhja Kombetare e filluar prej Themistokli Germenjit, ne deget qe kish ne Amerike, kishte mjaft Dardhare anetare, dhe ne Manchester, N.H Kryetar ishte Z. Koste Isaak.

Me 1937 u fillua Shoqeria Sociale Dardhare me qender ne Boston, Mass.

Z. Sotir Noke, qe ka shtypshkronje ne Brighton, Mass i ka sherbyer shume ceshtjes kombetare me anen e se perkoheshmes” Shkendia”.


Shume djem Dardhare ne Amerike kane mbaruar Universitete.

Z. Petro Vishnja u gradua nga Palmer University dhe praktikon si” Chiropraktor” ne Jamestown, N.Y.

Z. Thoma Nassi u gradua nga New England Conservatory of Music.

Z. Koli P. Kacauni, nga Boston College ne degen Business Administration.

Z. Gaqi L. Qano nga Temple University te Philadelphia-s, PA, Dentist dhe mori gravuren dhe medalje nderi per punen me te mire ne X-Rays dhe Crowm Bridge Prothesis.

Fotografia Gaqi L. Qano - Kujtim nga Krushku Gaqi, American Inst. College, June 1931- Fotografia eshte ruajtur nga Ollga Paze dhe vajzat e saj.

Z. Nikola K. Isaak u gradua nga New Hempshire University te Shtetit N.H architekt. Ka qene kryetar i Alpha Sigma Honorary Architectural Society, anetar i A.T. Omega Fraternity, Eagle Seout dhe athlet ne tere lodrat shkollore, Baseball, Football dhe Baske ball.

Z. Vangjel Cika u gradua nga New England Conservatory, muzikant dhe tani drejton banden e High School-it te Millinocket, Maine –it.

Dardharet e Amerikes kane nje nga me te pasurat shoqeri Shqiptare ne Amerike.

Ne luften e madhe ne Evrope u vra ne France i ndjeri Janko G. Vishnja dhe u plagos rende dy here Jani Kristo Ktona, i cili u kthye ne Amerike dhe pas ca kohe vdiq ne Boston, Mass.

Te dy kane marre pjese ne tere levizjet kombetare dhe rane therore per flamurin e Amerikes.

Shkruar nga Koste Isak 1939.

Botim i "Botes" viti 1939, 402 Massachusetts Ave.Boston, Mass.

Pergatiti Adriana Stefani Kuruni 9, Dhjetor 2013