E Enjëte 19 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Dr. GAQI QANO 1910-1985

Shkruar nga Adriana Stefani on 20 Prill 2014. Posted in Arshiva

Bota Newspaper July 15 1936Gazeta “Bota” 15 Korrik 1936... shkruan:

Zoti George L. Qano u lint në Dardhë të Korçës, bir i Zotit dhe Zonjës Ligor Qano. Ardhi në Shtetet e Bashkuara t’Amerikës në vitin 1925 për të studiuar duke nisur nga American International College të Springfield-it. Sikundër që do kuptohet nga rekordi i tij që shënohet këtu më poshtë ka marrë kurdoherë grado të larta në mësimet që ka studiuar. Të dy vitet e para të Springfield megjithë që merrej me mësimin e gjuhës Anglisht mori që te dy vitet First Prize në të folurit përpara publikut. Në 1927 hyri në Departamentin Akademik te asaj shkolle nga i ciliu gradua më 1931. Ishte Kryetar i klubit të Akademisë që më 1929-30 dhe kryetar i klasit gradonjës të vitit 1931. Ishte anëtar i soccer team 1928-31 dhe kapedan për vitin 1930-31. Ishte dhe anëtar i basketball team 1930-31 dhe kapedani i tennis team per vitin 1931-32. Më 1931 hyri ne departamentin e kolegjit ku mori përgatitjen e duhur për të hyrë në Temple University Dental School të qytetit Philadelphia, Pa.

Më 1932 hyri në Universitetin Temple dhe gradoi këtë vit. Në univeristet ka pasur grado shumë të mira. Ishte anëtar i shoqërisë të dentistëve, që ka degë në tërë Ameriken, Xi Psi Phi në Chapter-in Gamma si dhe anëtar i shoqërisë James C. Cameron që më 1934-36. Kjo shoqëri është shoqëri e nderit në xheralk në gojë, anëtar i shoqërisë C. Barton Addie që është njëshoqëri e nderit në orthodonti si dhe në Crown dhe Bridge Prothesis më 1934-36. Ishte kryetar i së fundit me 1935-36. Kur mori degree-ne ju dha medalja e e Profesorit Theodore Demitrius Casto për punën më të mirë në vitin e fundit në Roentgenogranis ( X-Ray ). Gjithashtu ju dha dhe medalja e florinjtë e Profesorit C. Barton Addie për zotësinë më të madhe në vitin e fundit në Crown dhe Bridge Work. Më 11 të Qershorit mori degree Doktor i Xheralekut të Dhëmbëve. ( Doctor of Dental Surgery). Dr. Qano-ja do të hyjë në një spital në Boston për disa muaj dhe do të kthehet në Shqipëri ku do të praktikojë profesionin e tij. Do të hapë zyrë në Korçë ose në Tiranë. “ Bota “ e Diplomat e Dentistit te Dr. Qanospërgëzon Doktor Qano-n për rekordin e tij shkollor, me të cilin më të vërtetë na ka nderuar përpara të huajve, dhe uron që të ketë sukses të plotë në jetën praktike të profesionit të tij.

Filloi punën si mjek Ne te majte ndodhej Klinika e Gaqi Qanos & Farmacia e Petraq Qanos.stomatolog në vitin 1938 në qytetin e Korçës në klinikën e tij personale, që e ndërtuan bashkë me vëllanë Petraqin i cili kishte studiuar për Farmaci në Greqi. Ajo ju shtetëzua në 1946 ashtu si dhe shumë të tjera në atë kohë.

Më pas për dy vjet punoi në spitalin ushtarak të Korçës. Në 1949, duke vlerësuar aftësitë e tij profesionale dhe shkencore si stomatolog e transferohet në Tiranë për të organizuar hapjen e Klinikës Dentare. Krahas punës në klinikë, jepte mësime për ndihmës dentist në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Si intelektual i emancipuar e i kualifikuar në Perëndim, Dr. Qanon e përfshinë në trazirat e armiqve-agjentë, në Shkurt 1951 me bombën e shpërthyer në Ambasadën Sovjetike. Por fati i tij, i familjes dhe i vendit ishte që Dr. Qano të dilte i pastër nga ajo situatë tepër të veshtirë. Jeta e vërtetoi drejtësinë e figurës së tij. Marrëdhëniet mjek - pacient, petagog-student, ndërmjet kolegeve, në familje e në shoqëri treguan më së miri autoritetin e pastërtinë e figurës se tij njerëzore dhe profesionale.