E Mërkurë 18 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Dr. GAQI QANO 1910-1985

Shkruar nga Adriana Stefani on 20 Prill 2014. Posted in Arshiva

KujtiDr. Qano me Elenin dhe femijet e tyre Zhani, Kristi, Anita.me nga Dhurata e Çerçiz Mingomataj.

" QANO! Një individ që rrezatonte personalitet, authoritet, seriozitet, kompetencë, kulturë perëndimore, e mbi çdo gjë një thjeshtësi dhe ëmbëlsi mahnitëse. Gjatë studimeve dhe më pas viteve të punës si mjek kam patur fatin të jem pranë Dr. Qanos, që ishte modeli im profesional. Kurrë nuk ndjeva propotencën e mjekut të vjetër e me reputacion maksimal në kolegë e popull....

Në një darkë miqësore në familjen e miqve tanë të shquar Xhanfisa e Shyqeri Basha mësuam dicka shumë domethënese për Dr. Qanon. E nderuara Dr. Xhana Basha tregoi: “ Unë e Dr. Qano ishim në një Universitet në Philadelphia. Por nuk dinim se ishim të dy shqiptarë. Kur Dr. Qanos ju thirr emri nga kryetari i komisionit, e iu derëzua diploma e shtypur në lëkurë dreri ( kjo për studentet e shkëlqyer), iu kërkua se ku dëshironte të punonte në SHBA. Dr. Qano u përgjigj “ Në Albani “. Ra heshtja e thellë dhe u gjykua për në Albany, shtet në SHBA. Por Doktor Qano sqaroi :" Unë jam shqiptar !". Asnjë nuk dinte ku ishte ku vend. U pru harta e Evropës. Qano tregoi njollën e vogël, atdheun e tij të madh, Shqipërinë se ku gjëndej. Komisioni hezitonte, Qanua i ri ngulmonte në kërkesën e tij."

Besnik Gavazi – Mjek stomatolog, pedagog pranë Departamentit të Stomatologjisë, Fakulteti i Mjeksisë.

" Dr. Qano ishte mbi të gjitha patriot. Pamvarësisht nga mundesitë që ju ofruan për të punuar në SHBA, ai zgjodhi të kontribonte në vendin e tij. Ishte mjek shumë i aftë nga ana profesionale, që studionte në mënyrë të vazhdueshme dhe zbatonte në praktikë punime e ndërhyrje nga më të ndryshmet. Ishte pedagog kërkues dhe i drejtë. Ishte njeri i mirë dhe bujar, që nuk kursehej të jepte gjithshka dinte për studentet dhe kolegët e tij."

Natasha Mëhilli- mjeke stomatologe. ... " E kam njohur Dr. Gaqo Qanon në vitin 1968. Ai pedagog në Katedrën e Kirurgjisë e unë studente. Në vitin 1972, përsëri bashkë në Klinikën Qëndrore në Tiranë, unë mjeke fillestare , e ai konsulent, kështu deri sa doli në pension. E kujtoj gjithnjë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme doktorin, jo vetëm se më ndihmoi në ngritjen time profesionale, por respektoj dhe njeriun korrekt në punë e në sjellje, elegant në veshje dhe të palodhur për t’i mësuar brezave të rinj atë që dinte ai vetë. Ishte i qetë, i ekuilibruar si në punë dhe në marrëdhëniet me koleget e çdo moshe."

Dashamir Karalliu - mjek stomatolog: " Kam mendimin që pedagogu, mjeku e sidomos njeriu i mirë e human Dr. Qano meriton të kujtohet me respekt nga kuadrot stomatologë në të gjithë Shqiperinë. Ai qe së pari njeriu, e pastaj mjeku me zëmer të madhe".

Niko Stefani - Bashkëfshatar: " Me dentistin Dr. Gaqi Qanon kemi qënë miq shumë të mirë, në rradhë të pare si bashkëfshtatarë. Ishte mjek shumë i veçantë, tregonte gjithnjë respekt e kujdes të madh në çdo lloj shërbimi që bënte e në të gjitha moshat e pacientëve. Nevoja e shëndetit të gojës e të dhëmbëve na kishte lidhur gjithnjë, por e veçanta me mua ka qënë se kishim një lidhje në mes profesionesh. Unë si fotograf dhe Gaqo si mjek e padagog. Kur punoja në ATSH dhe Klinika Stomatologjike ishte pranë ATSH, shpesh herë kur ai konstatonte tek pacientet anomali që duhej t’i demonstronte tek librat për studentët, më thërriste për t’i fotografuar dhe me durim më shpjegonte procesin që ndodhte në ato raste. "

Kujtimet dhe jeta jane botuar në Revistën “ Stomatologjike Shqiptare” në 2007.

Materiali u përgatit nga Adriana Niko Stefani Prill 2014

Anita Prifti Qano shkroi:

Mirenjohja ime dhe e familjes tone eshte e papershkrueshme per punen dhe kohen qe i kushton Dardhes tone te dashur dhe bijve te saj me kontributet e gjithsecilit. Te falenderoj dhe respektoj dedikimin tend.

Xhaxhi Niko faleminderit per respektin qe ruan dhe komentin qe ke shtuar ne shkrim. Respekti yne per ju dhe per punen tuaj eshte i njejte.