E Enjëte 19 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

ENDRI KEKO 1924 -1989

Shkruar nga Adriana Stefani on 06 Korrik 2014. Posted in Arshiva

Nga viti 1953 deri në vitin 1961 ka qënë antar i Komisionit Organizativ të Filmit Ndërkombëtar në Moskë. Në jetën e tij të gjatë artistike për një periudhe rreth 30 vjeçare 1953-1979 Endri Keko ka realizur mbi 150 filma kronikalë, dokumentarë të ndryshëm në çdo cep të Shqipërisë, që sot përbëjnë një thesar të çmuar për historinë e këtij vendi një pasuri e madhe në arkivin e Kinostudjos, një përvojë të tërë krijuese, ku brezat e ardhëshëm do të mësojnë se si kinematografia shqiptare hodhi hapat e saj të parë e u rrit në vite. Nuk janë thjesht dokumentarë, por kanë brenda tyre artin, jetën, historinë. 150 metrazhe të ndryshme, reportazhe të frymëzuara, filma panflet, filma shkencorë popullorë, portrete heronjsh, artistësh e njerëzish të thjeshtë e deri tek sprova e filmit artistik. Ajo që është karakteristike e dokumentarëve të Endri Kekos është natyrshmëria e organizimit të kuadrit kinematografik, komunikimi i ngrohtë me njerëzit që xhironte dhe ku xhironte, si dhe shoqërimi i kuadrove me një tekst plot humor e përmbajtje, larg frazave të përgjithëshme. Mjafton që të shohësh disa dokumentarë të tij dhe do ta vësh re me siguri.

Krahas punës si regjizor Endri ka shkruar, ose ka qënë bashkëautor në rreth 50 filma dokumentarë. Gjithashtu Endri Keko ka botuar në shtypin e kohës një numur të madh artikujsh, reçensione, studime e kujtime të ndryshme mbi artin kinematografik shqiptar. Vitet e fundit ka qënë pedagog i jashtëm i Akademisë së Arteve në degën e regjizurës, si dhe ka drejtuar kurse të ndryshme pranë Televizionit e Kinostudjos për pregatitjen e regjizorëve të rinj. Familja e tij ka qënë një familje artistësh, kineastësh. Pas kthimit nga BS Endri martohet me as/regjizoren Xhanfize dhe u bë nxitësi, si dhe i krijoi mundësinë që me punën dhe talentin e saj dhe bashkëshortja e tij të bëhej një regjizore me emër e filmit artistik.