E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

KOSTE ISAAK 1883-1954

Shkruar nga Adriana Stefani on 26 Tetor 2013. Posted in Arshiva

Nga “Kalendari i botës” i vitit 1939, shtypur në shtypshkronjën e gazetës “Bota” 402 Massachusetts Avenue Boston, Mass.

Kostë Isaak, ka lindur në Dardhë më 9.10.1883, ishte fëmija i tretë i Isaakut, ku mbaroi shkollën fillore, më vonë kreu dhe shkollën e mesme. Në vitin 1903 shkoi në Egjipt (Misir) ku ka shkrojtur disa artikuj për çështjen kombëtare në gazetën “Drita” të Sofjes. Më 1906 shkoi në Amerikë (SHBA) dhe punoi ca kohë në shtypshkronjën e Sotir Pecit në 100 Hudson St. Boston Mass.

Koste Isak me babain, gruan dhe djalin ne Shqiperi.Më 1908 u kthye në atdhe në fshatin e tij Dardhë dhe më 1909 u martua me Olimbi Sotir Stefani lindur në Dardhë më 10.04.1988, e motra e Andrea, Thoma, Pandi dhe Eftali (Laço) Stefani. Në vitin 1911 u kthye në SHBA dhe u stabilizua në Mancheter N.H. Atë mot u themelua klubi “Zgjimi” në Manchester ku ishte një nga organizatorët e saj, kryetar i shoqërisë Shqiptare “Zgjimi”. Kur u themelua “Vatra” dega Nr 4 ishte një nga përkrahëset më të forta e cila dega më e madhe e Federatës. Më 1914 ishte sekretar i kësaj dege, zv/ kryetar dhe më 1916 kryetar i saj. Çairman i kuvendit më 1916, i cili u quajt Kuvendi Historik se solli bashkimin mes grindjeve që ekzistonin. Më 1917 ishte kryetar i Degës Nr 4 të “Vatrës” dhe kryetar i Komiteti “Lidhja Kombëtare” dhe delegat atë vit në kuvend. Në atë kuvend propozoi që Z. Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli të thëresin një kongres ku të përfaqësohen tërë krerët e Shqipërisë dhe ata të zgjedhin dy delegatë prej çdo krahine dhe prej Veriut dhe prej Jugut dhe njëri delegacion të shpërndahet në çdo kryeqytet të Europës dhe tjetri të mblidhet në një vend të saktë dhe të shtrojë planet për shpëtimin e Shqipërisë me një program të përbashkët.

Më 1918 u zjodh antar i këshillës kombëtare të “Vatrës”, kjo këshillë merej vetëm me çështjet politike.

Më 1919 u zgjodh antar i komisionit në qendër të “Vatrës”. Atë vit kthehet në atdhe me qëllim që të marë familjen në Amerikë, por me të arritur në Greqi arrestohet nga grekët dhe mbahet një muaj në burg dhe dy muaj i internuar.

Mbasi kthehet në Amerikë më 1920 u zgjodh përsëri antar i komisionit të federatës ”Vatra”. Më 1921 shtroi kandidaturën për kryetar i “Vatrës” por e hoqi kandidaturën kur u shtrua kandidatura e Z. Faik Konica dhe u zgjodh sekretar i “Vatrës” dhe i “Diellit”, kurse më parë ishin dy sekretarë të veçantë, dhe zv/ kryetar deri sa erdhi Faik Konica.

Më 1922 u zgjodh sekretar i Peshkopatës Shqiptare. Shërbeu dy vjet kryetar i Vëllazërisë Dardhare “ Mbleta” dhe nën kryesinë e tij u ngrit shkolla Shqipe e Dardhës. Antar i Shoqërisë së Përbotëshme "Masionica Chappter Scotish Rite 32" dhe "Noble Mystic “

Ka shkruar shumë artikuj në gazeta të ndryshme dhe kurrë nuk ka dashur të mburret me emrin e tij. Në ditën 3 Qershor “Ndihmë Kombëtare për Shpëtimin e Shqipërisë” në fondin e dytë për “Vatrën” kish rekordin në ndihmat në koloninë Manchester N. H.Carolyn Isak me gjyshin e saj Koste Isak me 1953.

Është marë me tregëtinë e tij “The Gramte State Shoe Triming Co” por tani ka tre vjet që e la këtë tregëti për shkat të shëndetësie.

I pari kryetar i shoqërisë shqiptare “Zgjimi” në Manchester.

I pëlqejnë studimet shqiptare dhe gjithënjë përpiqet t’i shkruajë nëpër gazeta shqiptare, dokumenta historike.

Është at i katër fëmijëve, Nikos lindur në Dardhë më 13.9.1914, i cili mbaroi N.H. University, Lirisë 5.2.1921, Andrea 8.8.1923 dhe Ilos (Luis) 5.7.1925 të cilët janë në Hight School. Gjithënjë ka ndenjur në Manchester N.H. veçse kur ish sekretar i “Vatrës” ndenji në Boston Mass.

(Sipas artikullit Kosta Isaak, botuar në “Kalendari i botës” i vitit 1939, shtypur në shtypshkronjën e gazetës “Bota” 402 Massachusetts Avenue Boston, Mass.)

U pergatit nga Adriana Stefani Kuruni Tetor 2013 ne kujtim te Koste Isaak qe u lind 130 vjet me pare me 9 Tetor 1883 ne Dardhe.

Dy Fotografite e Familjes ne krahun e majte u dhuruan nga Carolyn Isak ne Nentor 2013.

Nuk u be asnje ndryshim nga botimi i shkrimit te vitit me 1939.