E Mërkurë 18 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Shkruar nga BRUKO on E Diel, 11 Nëntor 2012 21:04. Posted in Arshiva


Bordi i faqes Dardha.org, vendosi te publikoje nje biografi te shkurter rreth jetes se Gjeneral Leitnant Vaske Gjinos, ne 90 vjetorin e dites se lindjes ne shenje respekti ndaj nje figure te larte, familjes se tij te mrekullueshme dhe si nje nga bijte e Dardhes.


                                                                                                                                                                             

Kush ishte Gjeneral Leitnant, Vaske Gjino

Nga Adriana Stefani dhe George Pani

Vaske Gjino lindi ne Dardhe te Korces ne 15 Nentor 1922. Ne vitin 1938 mbaroi shkollen Teknike te Korces, ku spikati si student i shkelqyer. Pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, Vaska dhe familja e tij, e priten me urrejtje te madhe. Ne nje nga demostratat antifashiste, ra edhe Aspasia Gjino, nena e Vaskes, ne 9 Shtator 1943. Personalisht Vaska mori pjese jo vetem ne demostrata, por edhe ne grupet e para antifashiste, duke u bere shembull ne krye te njesiteve guerrile te cilet vepronin ne Korce. Vaske Gjino ka merite per angazhimin e nxenesve te shkolles Teknike te Korces, ne Luften Nacional_Clirimtare. Pas disa kohesh edhe vete Vaska rreshtohet ne formacionet partizane, se pari ne ceten e Gores dhe me vone ne batalionin "Hakmarrja", ku ishte i angazhuar si kuader i saj. Ne keto formacione, ai u dallua per qartesi politike, trimeri, gjakftohtesi dhe vendime te rendesishme.
Me pershkallezimin e formacioneve partizane, ne baze te kushteve luftarake, Vaske Gjino u inkuadrua ne Brigaden e IV sulmuese, ne 28 Dhjetor 1943, me detyren e Komisarit te Batalionit te III-te, ne krah te komandantit te saj, Spiro Shalsit. Kjo dyshe e dores se forte, e drejtoi kete Batalion, ne luftimet qe u zhvilluan pergjate operacionit te Dimrit 1943-44, ne luftimet e Pranveres 1944, ne operacionet e Qershorit 1944 dhe deri ne Clirimin e plote te Shqiperise.


Pas Clirimit, ne Janar te vitit 1945, Vaske Gjino u emerua Komisar i Brigades se IV sulmuese. Etja e ti per dije dhe edukim, beri qe ne 1945 te dergohet ne Moske per studime te larta ushtarake ne akademine " Frunze", akademi te cilen ai e mbaroi me rezultate te shkelqyera.

 

 

 

 

 

 

 


Pas mbarimit te studimeve ne Moske, Vaska u emerua komandant i Shkolles se Bashkuar dhe pak me vone, komandant i Divizionit te V te Gjirokastres, divizion i cili me perpjekjet e Gjinos, ky formacion u dallua per rezultte te larta ne rang ushtrie dhe per nje gatishmeri te larte luftarake, te cilat ishin edhe barometri i kohes per formacionet e reja ushtarake te Shqiperise. Perseri dergohet ne Moske per studime te metejshme dhe kete rradhe ne akademine "Vorashillov".

Pas perfundimit te saj, u rikthye ne Atdhe dhe u emerua shef i Drejtorise Operative, kuader ne nje nga pikat me te rendesishme te Ministrise se Mbrojtjes, ku sherbeu per 12 vite rresht. Nen drejtimin e tij, kjo Drejtori, pati nje metodologji te studiuar, shkoncore e profesionale, duke vene baza te forta per te ardhmen dhe punen e kesaj Drejtorie. Krahas detyres se drejtorit te Drejtorise Operative, ishte caktuar edhe zv/shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, duke treguar vlerat e tij si strateg i niveleve te larta ushtarake. Pas kesaj periudhe, mori detyra te tjera ne Korpusin e IV Bregdetar te njohur nen inicialet F.U.D., ne Akademine Ushtarake, detyra te cilat i kreu me sukses te plote dhe ndergjegje te larte. Gjeneral Vaske Gjino spikat si ushtarak  me pergatitje absotute në çdo fushe te ushtrise, me aftesi te shkëlqyera te nje drejtuesi profesionist dhe njohes i mire i taktikave te shteteve antare te Traktatit te Varshaves. Perfaqsuesi i perhershem ne komanden e ish Traktatit te Varshaves Gjenerali Halim Ramohito, tregon se te gjithe delegacionet me gjenerale dhe oficere te larte te këtij traktati, kryesisht sovjetike, gjithnje sa fillonin punen e inspektimeve ne ushtrine tone, me kerkonin te konsultoheshin me pare me Vaske Gjinon per probleme te ushtrise sone. Gjeneral Leitnant Vaske Gjino, megjithese dha gjithcka per Luften nacional_Clirimtare dhe per modernizimin dhe organizimin e Ushtrise shqiptare, ju nenshtrua akuzave te ndryshme, duke e perfshire ne luften e klasave, duke e denuar dhe duke lene frymen e fundit ne burg.

Historia e Gjeneral Leitnant Vaske Gjinos pas arrestimit dhe burgosjes, eshte e dhimbshme dhe e rende... per kete arsye mendojme qe te mos i publikojme materialet e asaj periudhe kohore, per te ruajtur keshtu sadopak sensivitetin e familjes se tij.


Ne 80 vjetorin e lindjes.

Me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Vaske Gjinos ne 10 nentor 2002, ne ambjentet e Shtepise Qendrore te Ushtrise ne Tirane,ne prani te shume te ftuarve dhe familjes se tij, Gjeneral Leitnant-it Vaske Gjino ju dha medalja " Shqiponja e Arte" (pas vdekjes) e akredituar nga Presidenti Moisiu. Ne ate takim e moren fjalen shume vete te cilet kujtuan punen dhe vepren e Gjeneral Gjino-s. U sugjerua nga Vaske Zdruli, qe ne shtepine e Vaske Gjinos ne Dardhe, te vendoset nje pllake perkujtimore. Vangjo Ilo, kryetar i shoqerise dardhare "Shpresa" mbajti fjalen ne emer te Dardhareve. Nga familja e Vaske Gjinos, foli djali i tij Petrit Gjino.

Familja e Vaske Gjinos, sot.
Qe prej vitit 1992, familjaret e Vaske Gjinos, gruaja e tij Elsa dhe tre femijet, moren eshtrat e Vaske Gjinos aty ku ishin varrosur ndane qershise ne burgun e Burrelit dhe i varrosen me ceremoni ne varrezat e Sharres ne Tirane.
Tani femijet dhe gruaja e Vaske Gjinos, jetojne ne SH.B.A, ne Boston dhe megjithese jetojne shume mire, shprehen se "nuk na ka qeshur dhe nuk do te na qeshe buza kurre per babane"

 PS: Artikulli u shkrua ne baze te materialeve te publikuara me pare nga:
Gaqo Çollaku  Ish kuadër në brigadën e IV sulmuese partzane. Marrë nga gazeta “Kushtrim Brezash” Nr. 45 (534) datë 15.11.2002
... dhe:
Fatos Veliu
Marrë nga Gazeta “Sot” Nr. 53 (109) datë 9.03.03
Materialet jane te arkivuara dhe te botuara ne Librin VIII "Dardha dhe njerezit e saj" autor VANGJO ILO.
Materiali u readaktua dhe u pershtat per botim nga George Pani.
Fotografite u bashkangjiten nga Adriana Stefani.