E Shtunë 21 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Shkruar nga Adriana Stefani on E Shtunë, 30 Maj 2015 20:11. Posted in Arshiva

 

Motrat ZENGO – Ju jepet titulli “Qytetar Nderi” dy të parave gra piktore të Shqiperisë.

 

Në dt. 18 Maj 2015 Këshilli bashkiak i Korçës iu akordoi titullin "Qytetar Nderi" motrave Androniqi Zengo

(Antoniu) dhe Sofia Zengo (Papadhimitri) nga Dardha e Korçës, për kontributin e tyre piktural ikonografik e laik

si dhe për faktin se ato janë dy piktoret gra shqiptare të para në historinë e artit figurativ shqiptar.

Veprimtaria e tyre artistike është e gjerë e cilësore dhe përbën vlera të konsiderueshme në lëvrimin e pikturës

postbizantine dhe laike në kuadër të të gjithë pikturës shqiptare sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. XX.

 

FAMILJA E VANGJEL ZENGOS DHE VEPRIMTARIA E VAJZAVE TE TIJ

Vangjel Zengo (1875-1941). Është djali i madh i Papa Jani Zengos. Pasi kreu shkollën plotore në gjimnazin grek të Korçës, shkoi në Agion Oros, ku mësoi e më pas punoi deri në vitin 1899 si piktor ikonash e pikturash murale. Atelieja ku ai ka mësuar, ashtu si shumica e piktorëve të tjerë dardharë, ka qënë ajo e Grigor Zdrulit.

Më 1899 kthehet në Dardhë. Më 1902 martohet me Vasiliqi Korçarin dhe nga kjo martesë lindin 7 vajza, katër prej të cilave do të vazhdojnin profesionin tradicional të familjes. Gjatë viteve të qëndrimit në Dardhë 1899-1907 ai pikturoi kishën e “Shën Gjergjit” si dhe ikona të tjera për kishat e fshatit. Më 1906 bëhet sipërmarës për pikturimin e kishës së madhe të “Shën Gjergjit” të Korçës dhe punon në të për disa vjet së bashku me dy piktorë të tjerë Anastas Papa Postol Ziçishtin dhe Sotir Papa Ilia Dardhën (Kere).

Për tre vjet 1909-1911 ai ka qënë gjithashtu sekretar i degës së Dardhës të shoqërisë shqiptare “Vatra” të Bostonit USA. Më 1910 vendoset me banim në Korçë së bashku me familjen. Më 1914 së bashku me tre vajzat e tij (Thomaidha, Androniqi, Sofia) mërgon në Greqi (Almero) Vollo dhe më vonë në Velica ku punon si ikonograf sipërmarës. Më 1921 kthehet përsëri në Korçë dhe po gjatë këtij viti bashkë me vëllanë e tij Efthimin, dekorojnë xhaminë e Mirahorit si dhe mjaft banesa qytetare.

Gjatë vitit 1921-1923 pikturon kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë, më 1929 kishën e “Shën Mërisë” në Korçë, më 1930 kishën e Hoçishtit dhe më pas plotëson pikturën murale në kishën e “Shën Kollit” në Bellovodë. Më 1932 punon në kishën e “Shën Thanasit” në Korçë, më 1933 në kishën e “Shën Triadës” Korçë e më vonë kishat e Polenës, Porodinës, Oparit, Mujasit, dhe më 1936 e më tej në katedralen e Korçës. Veç këtyre ka plotësuar me ikona kishën e “Shën Kollit” të Bridgefordit në Amerikë.

Siç shihet, veprimtaria e piktorit Vangjel Zengo është mjaft e madhe, madje pa ditur edhe punimet e tjera në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Agjio Oros ku ai ka këndin e tij ashtu si në Rusi dhe në Amerikë. Ai është një nga piktorët më prodhimtarë të mesjetës së vonë shqiptare. Në Muzeun e Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë, janë identifikuar rreth 180 ikona të tij.

Duke studjuar e vlerësuar veprat e këtij autori konstatojmë se ai është një piktor me talent, i përgatitur mjaft mirë dhe premtuës i denjë dhe në ikonografi dhe në pikturën murale. Ai njeh mirë vizatimin, kompozimin dhe ngjyrën. Ka krijuar dhe fiksuar tipin e figurave të tij. Tip i veçantë, i bukur dhe me psikollogji sipas skenave që trajton. Shumica e ikonave të tij janë njëfigurëshe. Për vlerësimin e mirë që u bëheshe punimeve të tij, vajzat e Vangjel Zengos ruajnë disa shami mëndafshi të cilat u dhuroheshin piktorëve më të preferuar nga monastiret porositës. Në krijimtarinë e Vangjel Zengos vënd ze dhe piktura me përmbajtje laike. Ai ka pikturuar portretet e gjyshit, të nënës, të Fan Nolit, Sotir Pecit, Vasil Tromarës etj. si dhe disa kompozime “Përcjellja e djalit Ushtar”, “Beteja e Skënderbeut”, “Skënderbeu në kalë” etj. disa prej të cilave ndodhen në galerineë e arteve figurative në Tiranë.

Të gjita punimet e tij janë në teknikën e vajit, por një teknikë e tillë që përpiqet të afrohet dhe të imitojë atë të temperas. Materialet mbi të cilat ai ka pikturuar janë të ndryshme dru, beze, kompensatë, llamarinë,etj.


 

 Androniqi Zengo (Antoniu) 1913-2000

 

Së pari mësoi të vizatojë e të pikturojë nga i ati të cilin e

shoqëronte gjatë pushimeve të verës, prej vitit

1927-1929 punoi e pavarur për plotësimin

dhe restaurimin e pikturës murale si ajo

e “Shën Mërisë”, e “Shën Thanasit “

në Korçë dhe “Shën Kollit” në Hoçisht kubenë e së

cilës e ka punuar me mushama.

Edhe një pjesë të ikonave të kësaj kishe janë punuar

prej saj.

Më 1930 shkoi në Greqi për studime në Institutin e

Lartë të Arteve, të cilin e mbaroi në vitin 1935.

 

Po këtë vit kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësuese

shkollën femërore të Korçës.

Në këtë kohë veç pikturës laike, punon me

ikona prej të cilave ndodhen në fondet e muzeut.

prej të cilave ndodhen në fondet e muzeut.

Ato përsëritin tipin e ikonave të të atit të saj.

 

 

Realizimi i tyre është po në nivelin e

ikonave të tet.

 

 

Më 1937 hapi një ekspozitë me punime të periudhës së shkollës,

e cila tërhoqi vëmëndjen e opinionit të gjërë.

Së bashku me motrën Sofia ato konsiderohen si të parat gra

piktore të Shqiperisë.

Në vitin 1938 çel një ekspozitë tjetër ku u dallua një krijimtari

më origjinale.

Më 1939 ajo mer pjesë në një ekspozitë në SHBA, kurse më

1940 në një ekspozitë tjetër në Bari

të Italisë së bashku me Zef Kolombin.

Mbas çlirimit vazhdoi të punojë duke krijuar një fond të

pasur veprash.

Rreth 60 punime të saj ndodhen në Galerinë e Arteve Figurative

Tiranë, si dhe disa në Korçë dhe pjesa më e madhe në

studion e saj.

 


 

 

Sofia Zengo Papadhimitri (1915-1976)

Falë talentit ajo mësoi të vizatojë e të pikturojë qysh e vogël nga i ati. Më 1941 kreu studimet në Institutin e Arteve te Bukura të Athinës.

Mandej kthehet në Shqipëri ku punon si mësuese në disa shkolla. Më 1942 çeli ekspozitë së bashku me motrën e saj, Androniqi.

Më 1965 së bashku me burrin e saj Arqile Papadhimitri dhe motrën Androniqi pikturoi Kishën Orthodhokse të Tiranës e cila është dhe një nga objektet e fundit të kultit fetar në Shqipëri.

Po gjatë këtij viti çeli në Tiranë ekspozitën vetjake me punime të ndryshme. Në Galerinë e Arteve ruhen mjaft punime si portrete gruaje dhe autoportreti i saj, të cilat dallohen për nivelin e lartë artistik.

 

Prej kësaj autoreje ne Muze vinë 5 ikona nga katedralia e Korçës. Edhe tek këto ikona dallohet qartë tradita e Vangjel Zengos, kryesisht në përsëritjen e modelit dhe tipit qëndror, por të realizuara me kulturë e sens të ndjeshëm artistik.




 

Thomaidha Zengo Qato - vajza e madhe e Vangjelit (1905-1961)

Ka mësuar nga i ati dhe ka punuar si ndihmëse e tij në muret e kishës së “Shën Thanasit” dhe “Shën Triadhës “ në Korçë. Në vitin 1935, u martua me Petraq Qaton dhe mërgoi në SHBA ku dekoroi interieret e kishave të Bostonit duke i u nënështruar praktikisht konkurseve.

Atje ajo punoi dhe shumë ikona dhe piktura laike të porositura. Vdiq po aty më 1961.

Gloria Qato është vajza e Thomaidhës e cila lindi më 1936 në Boston dhe jeton në South Boston.

E falenderoj nga zëmra Gloriën për dëshirën e saj që të më tregojë gjithë fotografitë e ruajtura prej saj dhe nga familja e kushërinjve të saj në Shqipëri. Të gjitha fotografitë që kam postuar në këto montazhe janë nga arkivi i saj.

Nga jetëgjatësia tradicionale e familjes Zengo e cila po vazhdon akoma të nxjerë artistë të profileve të tjera, flet për një taban të fuqishëm në truallin dardhar, i cili, ushqeu shpirtin e lirë e atdhetar të kësaj familje që do të mbetet e nderuar për bashkëfshatarët, qytetarët korçarë dhe së fundi për të gjithë atdhetarët e kulturuar shqiptarë.

Falenderoj gjithashtu kontributin e Kristaq Ballit me ndihmën e të cilit u bë e mundur pasurimi dhe plotësimi i materialit histrorik dhe të ikonave të familjes Zengo të ruajtura në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

 Në fotografi në të majtë janë Kristaq Balli dhe Vangjush Papadhimitri, djali i Sofia Zengo Papadhimitrit në 18 Maj 2015, në ditën e dorëzimit të titullit

" Qytetar Nderi" në Korçë.

Përgatiti Adriana Stefani Kuruni më 30 Maj 2015