E Hënë 16 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Shkruar nga BRUKO on E Diel, 16 Dhjetor 2012 22:59. Posted in Arshiva


Nga George Pani dhe Adriana Stefani

 

 

Qe te flasesh per Dardhen dhe historine e saj, nuk mund te lesh pa permendur edhe heronjte e saj, gjakun, mundin dhe djersen e rinise, per ceshtjen e clirimit te vendit nga nazifashizmi.
Eshte ne nderin tone dhe te gjithe atyre qe e ndjejne kete respekt dhe krenari per ata bij e bija qe lane familjet dhe shtepite e tyre, per te dale e luftuar pushtuesit dhe veglat e tyre.
Ne kete shkrim te shkurter, do sjellim fakte mbi renien deshmore te Atdheut, te 4 djemve dardhare, te cilet ishin deshmoret e pare te Dardhes.
Fjala eshte per Kristo Isak, Miço Zdruli, Miço Tollko dhe Aleksander Panolli.
 70 vite me pare, ne te dale te vitit 1942, ne kohen kur Lufta Nacional_clirimtare kishte filluar te jepte goditje te njepasnjeshme ndaj fashisteve dhe tradhetareve vendas, Dardha, nje fshat me tradita dhe e lidhur fort me patriotizmin shqiptar, priste te festonte ardhjen e vitit te ri, pa ditur se cfare i kanosej. Pak kohe me pare, ceta "Morava" kishte pasur nje perleshje me forcat pushtuese italjane ne "Bredhat e Drenoves" tek e cila mbeten te vrare disa italjane. Per t’u hakmarre ndaj ketij sulmi, ushtria italjane, e pajisur me armatim te rende, ne te gdhire te 24 Dhjetorit, rrethuan fshatin e Dardhes. Safet Halili, ishte personi i cili solli italjanet ne Dardhe ne ate rrethim te 24 Dhajetorit.
Safet Halili me grade kapter (marshall) kish sherbyer me pare si post komandant ne Dardhe dhe keshtu ishte i njohur mire me shtigjet dhe veprimtarine atntifashiste ne fshat.
Zakonisht ne kete kohe, Dardha ka qene e mbuluar me debore, por ate dite, pra me 24 Dhjetor 1942, dita ishte shume e bukur me nje mot te mire.
Italjanet kapen shtigjet dhe filluan kontrollet, bastisjet dhe grabitjet.
Kristo Isaku, qe ne kohe te Zogut, ishte i brumosur me ide perparimtare dhe qe u denua se bashku me Qemal Stafen, per pjesmarrje ne grupin komunist dhe fill pas gjyqit u internua ne kampin famekeq te Brezhdanit ne Berat. Kristo Isaku ish nje nga nxenesit me te dalluar te shkolles teknike te "Harry Fulc" ne Tirane, shkolle te cilen e mbaroi me rezultate te shkelqyera. Ai ishte atlet dhe kampioni i Shqiperise ne garen e 1 mije e 500 metrave. Pas mbarimit te shkolles ne 1937, Kristua u specializua ne Itali ne fushen e apikultures (rritjes se bleteve). Pushtimin fashist ai e priti me lufte ashtu si e gjithe familja e tij e lidhur me tradita patriotike. Kristua ju bashkangjit Luftes Antifashiste dhe u lidh ngushte me te.
Duke banuar ne Tirane, Kristua mbante lidhje te ngushta me antaret e Patise Komuniste Shqiptare dhe ishte nje nga 200 antaret e pare te kesaj partie ne diten e thmelimit te saj se bashku me te vellane Sotirin, ndersa 2 motrat e tij, Dhorka dhe Marika, benin pjese ne organizaten e rinise komuniste se fshatit, te cilat u rreshtuan me pas ne formacionet partizane.
Kristua ishte arsimtar ne Berat, ku formoi celulen e pare komuniste te Beratit ne vitin 1942. Ne Mars te vitit 1942, se bashku me Gjin Markun te cilin e kishte shok, moren pjese ne organizimin e cetes se Skraparit, me komandant, Mestan Vojanikun, duke u rreshtuar ne kete cete.
Ne Korrik te vitit 1942, Kristua erdhi me mision ne Korce, ne vendlindjen e tij ne Dardhe. Ketu ai u mor me organizimin e njesitit gueril dhe rinise se fshatit. Ne kete kohe se bashku me motren e tij Marika, shkuan ne fshatin Gjyrez te Devollit, ne diten kur ceta partizane "Morava" u ndesh me nje patrulle fashistesh. Duke dyshuar per vajtjen e tyre atje, te dy u burgosen dhe u cuan ne Korce. Marika u lirua pas dy muajsh, ndersa Kristua u lirua pas kater muajsh.
Ne daten historike te 24 Dhjetorit 1942, u dha alarmi qe fshati ishte i rrethuar nga forcat fashiste. Kristua e dinte qe do te arrestohej i pari, prandaj edhe pergatiti rrufe planin per te care rrethimin. U armatos me granata dore, duke kaluar nga shtepia e Mico Tollkos (anetar i celules komuniste te Dardhes) dhe te dy vrapuan poshte fshatit duke u fshehur ne shkurre mes te cilave kalonte vija e ujit (jazi) te mullirit te Cakos. Duke pare levizjet e italjaneve dhe me besim ne forcat e tij si atlet, Kristua kaperceu lumin dhe vrapoi pergjete nje lendine e cila te con ne nje lugine, duke menduar se do te cante rrethimin. Per fatin e tij te keq, aty u perball me nje patrulle fashistesh ne drejtim te se ciles hodhi disa granata rresht duke i sulmuar trimerisht e duke vrare 6 prej tyre dhe duke mbetur i vrare nga plumbat e nje mitrolozi te rende i cili ishte vendosur ne vendin e quajtur "Kishka".  Kriston nuk e ndanin vec pak metra per t’i ikur rrethimit, por plumbat e qelluan pas shpine. Organi "Zeri i Popullit" i asaj kohe shkruante ne daten 11-12 Janar 1943 per aktin e Kristo Isakut:
"Kristua pas nje luftimi te ashper me forcat e armikut, shtriu 6 karabinjere dhe mbeti i vrare. Vrasja ndodhi kur Kriston nuk e ndanin veçse disa metra nga shtegu i shpëtimit, por breshëria nga një mitroloz i rëndë i vendosur në vendin e quajtur “Kishka” e vrau bash nën një goricë shekullore afër një mulliri të braktisur, gjaku i tij rodhi mbi lëndinë."

 

 

 

Pasi iken italjanet, e motra e Kristos, Dhora, bashke me disa te rinj e hodhen ne krahe trupin pa jete te te te vellait dhe e cuan ne shtepi.
Pasi u vra Kristua, patrulla fashiste qe kontrollonte ate zone, bastisi mullirin e Kukit te Ktones, ku gjeti te fshehura armatime te cilat ishin trofe nga lufta italo-greke. Informatori Safet Halili, informoi se mulliri i perkiste Kukit, vjehrres se Mico Zdrulit dhe e udhehoqi patrullen ne shtepine e Mico Zdrulit te cilin e arrestuan. Ne kontrollin qe i bene shtepise u gjet edhe nje pistolete. Safeti e njihte figuren e Micos si aktivist te levizjes. Micua ishte edhe sekretar i Keshillit Nacional-Clirimtar te fshatit.

 

 

 

 

Shoku tij, Mico Tollko, duke menduar se italjanet kishin ikur pas perleshjes, levizi nga vendi ku ishte fshehur qe te shihte gjendjen, por u diktua nga nje petrulle e cila ishte afer dhe te cilet e prangosen. Te dy Micot, te lidhur me pranga, u derguan ne Korce ku brenda nates se 25 Dhjetorit u ekzekutuan pa gjyq nga kuestura dhe u varrosen ne fshehtesi. Nje nga njesitet guerrile te Korces e diktoi maskaren dhe ndoqi se largu varrimin e tyre dhe ne te gdhire, mbuluan varrin e sapo hapur, me lule.

 

 

 

 

 

 

 

 

 Aleksander Panolli (shkurt e therrisnin Leki) ishte aktivist i shquar i rinise komuniste dhe ndihmonte duke ndrequr armet e njesiteve guerrile dhe cetat partizane te zones.
Ate dite Lekua, kish vajtur te provoje nje arme dhe nuk dinte asgje rreth rrethimit te fshatit dhe u fut pa ditur ne lakun e rrethimit. Perfitoi nga paniku qe kish pushtuar italjanet nga perplasja me Kriston dhe vrapoi per tu fshehur nen nje shkemb afer mullirit te "Xhamos", por u diktua nga italjanet dhe u vra ne vend.

Ne daten 25 Dhjetor, Kristo Isaku dhe Aleksander Panolli u varrosen ne prani te cetes partizane dhe te rinise te Dardhes dhe Sinices, ku u mbajt edhe nje fjalim nekrologjik nga dardhari komunist Vaso Peci.
 
I paharruari folklorist Koci Zdruli, i ka dedikuar nje poezi djemve te 24 Dhjetorit:
 

Obobo shokët e mi!
       
Obobo shokët e mi,
Në kjo urë, ky mulli

Ratë o trima të ri
Nëntëqind dyzet e dy.
Mos u prektë vit si ky
Katër difa, dy nga dy
Çu shtrinë këtu ndër sy
Për ty moj nëno, për ty,
Për ty moj Shqipëri për ty,

Për ty moj parti për ty!

Pjese nga Libri
“Folklor nga Devolli i Sipërm”
Tiranë 1986

Eshtrat e Miço Zdrulit dhe Miço Tollkos si dhe të Leki Panollit prehen në varrezat e dëshmorëve në Korçë, ndërsa eshtrat e Kristaq Isakut prehen pranë varrezave të dëshmorëve në Tiranë.
Dardha ka qene baze e rendesishme e Luftes Nacional-Clirimtare ne qarkun e Korces duke perfshire edhe Devollin. Nga tragjedia e ndodhur ne 24 Dhjetor 1942 ne Dardhe, dardharet me dhemshuri por edhe me krenari, jo vetem perkrahen me te gjitha forcat Luften Nacional-Clirimtare duke u bere baze e perhershme e Luftes, , por renditi në forcat partizanë 76 të rinj nga të cilët 16 prehen perjetesisht ne Altarin e Kombit.
Lavdi vepres se tyre!

 

 

Violeta Stefani kujton se disa dite me vone pas vrasjes se Djemve te Dardhes me 1942, u mblodhen ne nje miting te organizuar ne Sallen e madhe te Shkolles. Kishte shume debore ate dite, por dhe shume shume njerez te mbledhur tok ne salle. Ndermjet tyre ishte dhe kompozitorja Dhora Leka e cila kendoi nje kenge per djemte e rene. Nuk mbeti fryme ne salle pa derdhur lot kujton Violeta, ashtu si dhe une sot, kur mamaja ime e kujtoi dhe e kendoi. Po ju shkruaj vargjet qe kujton:

Deshmor ti re o Kristo shok

Ti Leki dhe ju Mico tok

Rinia sot e mbledhur tok

Po ju kujton me psheretime !

Fotot e meposhtme nga Kristi Ktona ne Perkujtimoren e deshmoreve ne Nentori 11,2012 ne Dardhe, Korce.

   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 Pergatiti per publikim:
George Pani dhe Adriana Stefani


Fotot nga: Adriana Stefani dhe Kristi Ktona

Shkrimi u pergatit nga materialet e meposhteme:

Jani Joro       
Nën kryetar i shoqërisë Dardhare “Shpresa”
Tiranë, më 22.12.2002
Autori: Jani Joro
Marrë nga origjinali i daktillografuar
Ref: Dardha: Nr. 849 fq. 2691-2692
Vaskë Zdruli
Niko Çika
Koço Kotepano
Tiranë më 8.12.2002.