E Premte 31 8or 2014

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Kisha e Shengjergjit dhe prifterinjte dardhare

Shkruar nga BRUKO on 26 Qershor 2012. Posted in Arshiva


dardha-ne-18901

PERSHKRIM I SHKURTER I DARDHES

Ky material eshte shkruar ne greqisht nga Papa Spiro Zengo (i biri i Naum Zengos) ne vitin 1927. Ne kete shkrim gjenden te dhena historike, qe per shume nga lexuesit dhe vete dardharet, lexohen per here te pare. Materiali u redaktua lehte duke bere te mundur te ruhej menyra dhe stili i te shkruarit ashtu sic edhe eshte ruajtur duke u  pershtatur nga perkthimi.
(Shenim i Bordit te Faqes www.Dardha.org)

Krijimi i fshati ortodoks te Dardhes, sic permendet me poshte, nuk lindi mbi bazen e interesave materiale, per mbi bazen e interesave dhe kerkesave morale. Themelimi i saj u be ne fillimet e shekullit te 18 (1700), ne epoken kur fshatrat perreth, si dhe qytezat e qytetet e tjera, njera pas tjetres detyroheshin te hynin ne procesin e myslimanizmit (do quaj keshtu procesin e ndryshimit te fese), ose do te shkaterroheshin.
Keshtu qe shume familje duke ju shmangur ketij myslimanizmi hijerende, shpernguleshin dhe shperndaheshin neper krahina te ndryshme, atje ku gjenin me lehte azil dhe shpetim, duke braktisur pasurite e tyre tek vellezerit e tyre te te njejtit komb (ata qe ndryshuan besen), por njekohesisht dhe armiq deri ne vdekje, sepse ata qe u shnderruan ne myslimane, dukeshin me te pashpirt dhe me fanatike dhe se vete myslimanet e Anatolise. Keta te fundit, grabisnin pasurite e vellezerve te tyre ortodokse, ndaj te cileve jo vetem shenje e dashurise vellazerore nuk ju mbeti, por perkundrazi urrejtje fanatike lindi ne shpirtrat e tyre.
Duke bere si fe te tyre islamizmin , benin njekohesisht dhe idene e pranimit te Turqise si komb te tyre. Pervec gjuhes, asgje tjeter e vecante nga myslimanet e pare dhe turqit nuk mbeti tek ata. Keshtu dallimi ishte se, nga njera ane anadollaket ishin me te ndjeshem, kurse keta te fundit ishin te pameshirshem. Me pak fjale u bene myslimane-turq shqiptare. Myslimane persa i perket fese, turq persa i perket kombit dhe shqiptar nga origjina dhe gjuha. Te gjithe te krishteret e vendeve ne vijim Shqiptare, Cobene ose Arvanito-Cobene, Greke, Serbe, Bullgare, pa dallim te quajtur Romii popull, konsideroheshin Greke. Gjithashtu pjestaret e prejardhur nga kombesite e ndryshme te lartpermendura dhe qe ndryshuan fene, konsideroheshin si Turq prandaj dhe shpesh ishin ne lufte me njeri-tjetrin.
Qe nga vitet e para te procesit te myslimanizmit gjithashtu edhe ne epoken e Ali Pashase, te nxitur dhe te fanatizuar nga organet e tij per qellimet e tyre, kryen krime nga me te tmerrshmet ndaj ish vellezerve te tyre te krishtere. Vetem ne vitet e fundit dhe vecanerisht mbas shkaterrimit te Perandorise Turke, filluan te ndryshojne menyren e te jetuarit. Me perjashtim te nje numri te madh bejsh(agallaresh), te cilet ashtu si kunder dhe perpara renies se Perandorise Otomane, u interesuan dhe kontribuan per te miren e kombit Shqiptar ne bashkepunim me elementin e krishtere si brenda ashtu dhe jashte vendit, gjithe popullsia tjeter e islamizuar mbeti fanatike ne idene e kombit turk duke mos bere asgje ne favor te kombit Shqiptar.
Gradualisht me renien e Perandorise Turke dhe me krijimin e shtetit shqiptar, kjo popullate filloi te ndergjegjesohet ne faktin se nuk jane turq por shqiptare dhe u bene hap pas hapi me paqesore me shqiptaret e tjere.

Mbas ketij pershkrimi historik te nevojshem rikthehemi ne temen tone.
Dardha, perpara themelimit te saj, ishte nje vend ne te cilen ne behar cobenet kullosnin bagetite e tyre. Ky vend eshte atje ku eshte tani "cezma Joros". Ne kete vend, ne epoken e atehershme, ishte nje burim dhe prane tij ishte nje dardhe e madhe ashtu sic tregojne plaka te ndryshme si dhe vete Sotirena Kotepano e cila vdiq me 1912. Cobenet kishin ndertuar prane burimit stanin e tyre dhe nen hijen e dardhes pushonin delet.
Kur i pyesnin se ku e kishin stanin, pergjigjeshin "de Dardha". Keshtu u quajt qe ne ate kohe "Dardha".
Trungu i asaj dardhe, kujton Sotirena Kotepano, e kalonte diametrin prej nje metri.
"Isha nuse, kur Anastas Joro, para 60 vjetesh ndertoi shtepine, c'rrenjosi trungun e asaj dardhe dhe atje hapi themelet e shtepise." Ne ditet e sotme ky vend eshte ne te majte te cezmes prane shtepise se re te Petro Jaros.

Kur fshatrat fqinje dhe me pas qyteza Nikolice, dy ore larg Dardhes, muslimanizoheshin ose shkaterroheshin, shume familje duke ju shmangur ndryshimit te fese, shpernguleshin dhe grumbulloheshin dhe banonin ne vendin malor dhe pyjor te Dardhes (sic e quanin cobenet) duke krijuar nje fshat me fillimisht te pakten 30-40 familje.
Fshatrat perreth e kishin emrin Nikolice me rreth 6000 banore me qender peshkopate te varur nga Mitropolia e Kastoriase. Ne germadhat e ketyre fshatrave perreth, gjendet akoma nje pjese e kishes se Shen-Nikolles. Nga kjo kishe kane shpetuar ikona te ndryshme me vlere te madhe, te cilat u ruajten ne vazhdim ne kishen e Dardhes, fshat ne te cilin banuan shume familje me origjine nga Nikolica e fshatrat perreth.
Ne ditet e sotme Nikolica banohet nga 13 familje myslimane shqiptare.
"Arreza" - Fshat tani prej myslimanesh, nje ore larg Dardhes, i perbere nga 150 familje, kishte dy kisha, ate te Kryeshenjtorit Mihali dhe ate te Shen-Thanasit, te cilave ju kane mbetur germadhat. Nga ky fshat ka prejardhjen prifti i pare i Dardhes Nikolla Zengo nga i cili rrjedh dhe mbiemri i kesaj familje.
Sipas rrefimeve familjare, ky prift i cili sherbente ne Arrez, nuk pranoi te ndryshoje fene dhe u shperngul per te banuar ne Dardhe ashtu si dhe shume familje te tjera. Ate te diele, Papa Nikolla pas meshes se shenjte, ju drejtua bashkefshatareve te tij:
"Vellezerit e mi, shikoni rreth e rrotull cfare ngjet me fshatrat e tjere. Une nuk mund asgje tjeter t'ju them , vetem se ju lutem te gjitheve, te me lini te lire te bej ashtu sic mendoj per veten time dhe per familjen time.Do te le shtepine time dhe pasurine time, do marr familjen time dhe do te iki. Le te beje secili sic gjykon. Kush te doje le te me ndjeke. Secili le te jete i lire. Une, kete te cilen ja u thashe, e kerkoj per veten time per familjen time".

Familja Zengo per nder dhe kujtim te ketyre dy kishave te Arrezes gjithnje dhe deri ne ditet e sotme feston ne kujtim te
tyre Profet Zaharias (Manastir). Tani quhet Zahari dhe banohet nga disa familje myslimane shqiptare, rreth 3 ore larg Dardhes dhe te fshatrave te shkaterrur Lenotopi, Bozdoveci, Kinami dhe nga fshati mysliman i Cetes.
Gjithashtu gjendeshin ne Dardhe dhe mjaft familje te prejardhur nga zonat e Pogonit dhe e Sulit, te Epirit te Jugut.
Qe Dardha u banua fillimisht nga 40 familje vertetohet dhe nga fakti qe po aq jane dhe mbiemrat e pare te ketij fshati. Fakti qe ne vijim arriten deri ne 400 mbiemra, shpjegohet ne ndrrimin ne menyre te herepashershme nga familje te ndryshme te mbiemrit te tyre pa ditur arsyen pse. Dardharet, te perndjekur rende nga ishvellezerit e muslimanizuar, u detyruan ta jetojne jeten duke u mbrojtur, jete te armatosurish.
Per nje shekull te tere, per t'u mbrojtur nga agresionet e shpeshta dhe shumepjesetaresh te te pabeseve, dardharet rronin me arme ne duar. Rreth fundit te shekullit te 18, kur pushoi dhe procesi i islamizmit, te shumtet e te pabeseve u bene hajdute.
Keshtu qe vendi nuk mund te rronte ne paqe dhe vecanerisht ortodokset, prandaj dhe Sulltani nxori urdhera mbrojtese ndaj te krishtereve.
Administrata e Kastoriase (ku Dardha perfshihej atje deri ne 1880) propozoi duke rene dakort me urdherin e Sulltanit, qe Bashkia e Dardhes te pushonte armatosjen dhe te merreshin me vepra paqesore. Por Dardha e frikesuar nga pergjimi i armiqve te pabese qe ishin perreth tyre,nuk guxoi te lere pas dore kujdesin per mbrojtjen me arme te fshatit. Administrata e Kastoriase duke kuptuar te drejten e Dardhareve perfundoi ne hartimin e nje marrveshjeje ne bashkepunim me Pallatin e cila i njihte Dardhes avantazhet e meposhtme:

  1.  Ju jepet e drejta Dardhareve te kene arme ne shtepite e tyre qe te mbrojne kafshet nga bishat e egra.
  2.  Te mas paguajne taksa per koke (haraci)
  3.  Te mos paguajne taksa per rruget.(derven parasi)
  4.  Te behen Dardharet Spahi (e drejte qe ju njihej vetem bejve dhe agallareve)
  5. T'ju jepen falas (pa detyrime ndaj qeverise turke) 40 ngarkesa me kripe per cdo vit per gjithe fshatin.

Keto privilegje i pranoi dhe Ali Pasha. Kur ky erdhi ne Dardhe (i panjohur viti) i shoqeruar nga Sekretari i tij, Terpo Pano me origjine nga Dardha dhe pa mundesite e kufizuara per prodhime te vendit, jo vetem njojti privilegjet e lartpermendura por dhe krijoi ne Dardhe Zyren Regjionale per Devollin me kryetar Zotin Terpo Pano. Deri perpara 30-vjetesh ishin akoma te ruajtura godinat e ketyre zyrave si dhe burgjet dhe mjetet me te cilat torturonin te denuarit. Tani kane mbetur vetem muret e oborrit qe e rrethonin. Nenkuptohet qe keto godina u ndertuan me pune angari nga Dardharet dhe fshataret e fshatrave perreth.

KISHAT DHE PRIFTERINJTE

Rreth vitit 1775, kur Shen-Kozmai erdhi ne Dardhe dhe per shume dite fliste mbi fjalen e shenjte, konstatoi se drejtohej ne zemer te nje mase te madhe te popullates se ketij fshati.
Plakat kujtojne kryqin prej druri, te cilin e kishte gozhduar mbi trungun e nje dardhe ne drejtim te kishes se Shen-Gjergjit, Varrezave te vjetra. Trungun e asaj dardhe me shume dege te medha dhe shume jeshillek, bashkemoshataret e mi e mbanin mend. Nden kete dardhe perpara gjendeshin dhe varret familjare. Trungu i kesaj dardhe si dhe te bredhit te madh, ne 1893 u crrenjosen. Bredhi i cili u la perpara shkolles u rimboll nga Andoni i Gaqit, arketar i Kishes se Shen-Gjergjit.
Per shume vjet me rradhe, vendi ku qendroi dhe foli Shen-Kozmai tregohej me gisht (ky vend gjendet afersisht 10. metra nga lindja dhe pingul me kambanen).
Muri i tanishem nuk ekzistonte ne ate kohe. Shen-Kozmai u vra me 24 Gusht 1779 nga organet e Kurt-pashase ne fshatin Magjuli te Beratit.
Atje ku tani jane varrezat ishin dhe varrezat e vjetra. Me te poshte te ahut ishte dhe nje kishe e vogel ku mbaheshin eshtra dhe sherbente si vend lutjeje. Kisha quhej e Shen-Kollit. Nuk gjenden me shenja te saj, por deri ne ditet e sotme vendi atje quhet e Shen-Nikolles. Kisha e Shen-Gjergjit u ndertua me 1839. Diten e inagurimit te saj, Papa Antoni Zengo u titullua prift. Gjate atij viti lindi dhe Naum Zengo.
Ne vitin 1907 ikonostasi i kishes se Shen-Gjergjit u be me i madh dhe me dru qershie nga vellezerit Jani dhe Grigori K.Ktona.
Ne vitin 1850 me vendim te vecante te qeverise turke ju dha leje kishes se Shen-Gjergjit per te vendosur kambana te jashtme. Zoti Jani Themeli, mik shume i ngushte i Vezirit te madh te atehershem, ndermjetesoi qe te jepej kjo leje e vecante dhe solli dy kambana nga Patra. Ne asnje nga qytetet apo fshatrat e tjere, deri atehere, nuk ekzistonte kambane, por derrasa, ose mjete te tjera prej hekuri, si ne tere Maqedonine, Epirin dhe Shqiperine.
Po nga Jani Thermeli, i jepet dhurate shkolles dhe ora e murit, qe kishte per shenje ate te Mbretereshes se Greqise, Amalise.
Faltorja e Shen-Thanasit eshte shume me e vjeter dhe eshte shume e mundur kjo te ishte kisha e pare e ndertuar ne Dardhe. Kishte ne oborrin e saj dhe qeli me 3-4 dhoma, sic mund te deduktohet nga themelet e mbetura te kesaj kishe.
Murgu Grigori Zdruli, qe ishte piktor, ne 1895 sipas te thenave te nipit nga e motra e murgut Spiridon Zografu (nga familja Dunka) mbasi meremetoi nga themelet kishen me harxhet e fshatit, realizoi pothuajse te gjitha pikturat ne muret e kishes falas.

Ne 1918, plaka Kristina Korcari sipas te thenave te se vjerres, tregonte per kishen e Shen-Thanasit:
"Kur u martova me Korcarin, mbaj mend qe murgu Parthenio Korcari, ne dimer vinte ketu ne shtepi dhe rrinte, sepse nga debora shume e madhe nuk mundej te vinte e te ikte. Ndersa gjate festave rruget hapeshin nga debora dhe shkonte per te mbajtur meshe."
Sipas supozimeve te ndryshme kjo ndodhte para 170 vjeteve, qe nga 1750.
Mbas Parthenios vjen Papa-Adam Beluri dhe mbas tij Papa Terpo Glozheni, gjyshi i Izidor Ikonomit (Glozhenit). Nga ky mori me pas dhe familja mbiemrin Prifti.

Nga 1800, trasheguan vendin e te lartpermedurve Papa Anastas Tollko dhe Papa Nikolla te Kristo Thimos (Sillen te pershkruar ne Trashigimnine e Polikarpit).

-Murgu Ignagtios (Glozheni) dhjahos i Polikarpit dhe me pas, Igumeni i Manastirit te Shen-Nikolles te Boboshtices.

-Papa Kristo Duci

-Papa Vangjeli Kere dhe Papa Themeli, Anastas Tollko, te cilet rrojten pothuaj deri ne 1860.

-Murgu Bartholomeos (Glozheni) qe sherbeu si ekonomist per shume vjet ne Manastirin e Vatopedhiut ne Malin e Shenjte

-Papa Antonio Zengo (i cili mbasi plaket shkon ne Malin e Shenjte, u quajt Makarios dhe vdiq atje 4 vjet me vone).

-Vellai i ketij Papa Jorgo Zengo - Murg (mbas vdekjes se te shoqes).

-Sotir Beluri, qe per shume vjet sherbeu si Igumenos i Manastirit te Naum Ahridhit dhe vdiq atje rreth 1895.

-Papa Jani Gajos - i cili afersisht me 1870 u be prift dhe vdiq ne te njetin vit duke lene dhe te shoqen shtatzane.

-Arqimandriti Konstandinos Zengo, i cili mergoi ne Thesali ku dhe u vendos me familjen e tij (1885) ne Mega Kaserli te Larises, vend ne te cilin vazhdon te jetoje familja e vet.

-Murgu Grigori Zdruli, (piktor) u be plak ne qeline e Vangjelizmose te Manastirit te Dionisios ne Malin e Shenjte.

-Prifti i ri Athanasio Izidori (Glozheni) i biri i profesorit Izidor, bashkenxenes i Polikarpit, nga me te kulturuarit e gjithe prifterinjve te Dardhes deri ne ditet e sotme, vdiq ne 1897.

-Prifti i ri Ilia Kere, sherbeu per shume vjet si administrator ne kishen e Shen-Kastoriase ne Dardhe, ne 1900 u vendos ne kishen e Korces ku dhe vdiq ne Mars 1900. Ishte nga prifterinjte e dalluar dhe me ndjenja atdhedashurie te vecanta. Vendin e tij e vazhdoi i biri Sotiri i cili u be prift ne te njejtin vit dhe ne te njejten kishe.

-Papa Naum A. Zengo u be prift ne 13 Nentor te 1870 sherbeu mbi 18 vjet si prift i Sinices dhe pastaj ne Dardhe mbi 20 vjet. Mbi 10 vjet sherbeu si administrator i Shen-Kastoriase ne Dardhe,vdiq ne 10 Prill 1910.

-Papa Jani A. Zengo u be prift ne rreth 1888, vdiq ne Dardhe ne Shkurt 1912.

-Papa Spiro N. Zengo u be prift me 15 Gusht 1910 duke trasheguar te jatin prift ne te njejten kishe dhe administrator ekonomik i kishes deri ne Shtator te 1921, te cilet ne vazhdim u trasheguan nga Papa Kristo nga fshati Bratvice qe vazhdon deri ne ditet e
sotme.
Me perjashtim te murgut Grigoris Kristo Andoni Zdruli, pasardhes i te lartpermendurit piktor Grigori Zdruli, prifterinj te tjere te cilet sherbyen larg Dardhes, por qe ishin me origjine nga Dardha jane keta:
-Papa Jorgos Andoni Beluri ne Kstolio te Graviase dhe i biri Papa Thrasivulos.
-Papa Erotokritos Zisi (Daku) ne Kifisohorio te Tithoreas.
-Prifti murg Josif Xhamo administrator per shume vjet ne Manastirin e Ksenias te Thesalise.
Murgj ne Malin e Shenjte ishin shume prej te cileve sot ka mbetur vetem Neofitos Grigorios Anastasios Skende , ne qeline e Grigor Zdrulit te piktorit Zografu,"Evangjelizmos".

Redaktoi dhe pershtati George Pani 2012
Perktheu nga greqishtja, Adriana dhe Jani Kuruni 1996